"Xhaferri" ndryshon skemën. Shpërndarja e parave me listë
Gjallica nën akuzë. VEFA jep kapitalet. Prishje kontratash tek "Silva". "Populli" as jep, as merr.
Sudja është trokë. Shumë gjyqtarë janë mashtruar në lojën e saj. Klientët: Na lini t’ia bëjmë gjyqin vetë
Rrapush Xhaferri fton Fadil Hasën të dielën në Berat
Komisioni i Transparencës në veprim. Janë piramidale "Populli" dhe "Xhaferri"?
"Gjalliçës" i
“Xhaferri”?
“Gjalliçës” i fshijnë emrin në Tiranë
Faqe 5
Rrapush Xhaferri: 90% e 25 miliardëve të bllokuar nga banka janë paratë e mia
Bashkim Driza: Kam lekë për të vazhduar! Edhe sa ditë?
VEFA dhe “Kamberi” ulin dhe më shumë për-qindjet
Faqe 4
Fajdet po e dredhin bishtin
Situata ngushëlluese apo në krizë?
Dhe fajdet nuk rrëshqtin. Dhe loja ka vazhduar si për të treguar kokëfortësinë e tyre. Pavarësisht se Qeveria ka ngrirë depozitat e fondacioneve bamirëse në bankat shqiptare, pikërisht këto fondacione kanë vazhduar edhe dje aktivitetin. Në Shkodër paratë e Xhaferrit kanë mbërritur me thasë. Ky fondacion dje ka shpërndarë normalisht kestet e tij për qytetarët veriorë. Ballë tyre rreshtin duartrokitje klientë e “Popullit”. Nuk dihet se ku i ka gjetur paratë Xhaferri, kur vetë deklaron se 90 % e shumës së ngrirë i përket atij. Paradoksi i fajdeve duket se i ka kaluar kufijtë. Xhaferri ka menduar të mbledhë të djelën në Berat artistë të njohur nga e gjithë Shqipëria. Nuk do të mungojnë këngëtarët, humoristët e shkrimtarët. Mendohet se ky fondacion do të shtrojë me pas një drekë bamirësie për rreth 200 vetë. VEFA ka shpërndarë dje kapitalë të mësmë në jug të Shqipërisë. Kamberi nuk do t’a dijë fare për krizën e fajdeve dhe vazhdon punën normalisht. Madje, dje në sportelet e tij janë derdhur para të reja nga kreditorë të ndryshëm. Silva ka nisur bumin e saj të dytë. Pas martesës së rërave bituminoze, kompania në fjalë ka hyrë dje në tratativa të blejë Plasmasin e Lushnjës. Sudja është në burg. Grunasi ia ka mbathur. Ministri Bode flet për masa. Socialistët e lanë mënjanë sheshin “Skënderbej”. Për Gjalliçën kanë nisur paditë. Xhaferri levdon Parlamentin, Qeverinë komisionin e transparencës. Duket sheshit se shqiptarët kanë hyrë në një lojë tashmë absurde. Surprizat e fajdeve janë kaq të pritshme, sa prognozat për to janë mjaft të vështira. Situata paradoksale nuk mund të përkaktohet më në është ngushulluese apo krizë. Ndërkohë që flitet haptas për mashtrim njerëzit marrin para dhe humbin para. Sudja del një varfanjake për t’u mëshiruar, ndërkohë që hesht për 14 milion dollarët që mboldhin në saj të fundit. Shqiptarët nuk dinë ç’e bëjnë të protestojnë apo të presin. Kjo paaftësi totale për t’u treguar një shpëtim është kthyer në një makth kombëtar. Informacionet kontradiktore janë mbreti i situatës. Nëse në Tiranë sportelet e Xhaferrit heshtin, shkodranët po shijojnë frutet e lojës së tyre. Presidenti karizmatik i këtij fondacioni nuk harron të bëjë deklarata që i kalojnë të gjitha parashikimet. Duhet thënë se ai është ende në aksion. VEFA ka ende monopolin e dinosaurit. Gjithësesi loja e fajdeve ka pësuar një tronditje të madhe. Pjesa e mbetur e saj i ngjan copave të shitit të prerë të zvarranikut të ngordhur. Dihet se ka ca lloj zvarranikësh që kanë aftësi rikuperuese të bishtit.
Socialistët braktisin Sheshin “Skënderbej”
Bashkim Driza zemërohet me Cekën
Sot në Këshillin Kombëtar të PD: Hajdari do të kërkojë dorëheqjen e Meksit
Soros shpërblen gazetarët
Faqe 3
Njoftim
Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të PR se të mërkurën me 22 janar, ora 10.00, në Pallatin e Kongreseve zhvillohet mbledhja e këshillit me këtë rend dite.
1. Projekt Statuti i ri i PR.
2. Caktimi i datës së Kongresit të III-të PR.