Komisioni i fajdeve: Tek “Xhaferri” nuk ka sistem piramidal!
”Xhaferri”: Banka nuk naka bllokuar lekë, por letra. Valutat me përqindje më të ulët se leku
Kompani në garën e uljes së përqindjeve. Që nga 1 Shkurti më pak lekë për depozitat afatgjata
Shqiptarët të trembur nga zbr azja e xhepave
Shqiptarët të trembur nga zbra zja e xhepave Duket se rrjedha e ngjarjeve në këtë fillim viti po e përcakton natyrshëm shtratin e saj. Jo siç ndodh zakonisht me spostimet e vëmendjes, problemet ekonomike hyjnë vrullshëm në shqetësimet e shqiptarëve duke i lënë politikës vendin e violines së dytë. Aq të zakonshme dhe sunduese janë bërë bisedat e fajdeve, zhvlerësimit të lekut, inflacionit në rritje, gjendjes së tregjeve, rënies së fuqisë blerëse etj., sa që koha e diskutimeve politike, të imponuara nga fushatat e ngjeshura dhe të tensionuara të vitit që shkoi, duke sikur i përkasin një kohe të largët, kur shqiptarët jetonin në një tjetër botë. A është mirë, apo keq kështu? Këtë le ta gjejnë sociologët dhe studiuesit e psikologjive masive. Fakt është se kjo metamorfozë, siç do lloj tjetër ndryshimi masiv nuk u bë as me urdhër dhe as për qejfin e njeriut, apo të tjetrit. Për më tepër që profetët e urtë, ose karizmatikë, të aftë për të ndikuar dukshëm në perceptimin e mendimeve të një kombi të tërë nuk ekzistojnë. Të paktën në Shqipëri! Mesa duket kjo dukuri është gjëja më e zakonshme që ndodh tek çdo popull në ditët e qeta të historisë së tij. Përkundrazi! Ndryshimet politike, me tifoziellët që duam, apo nuk duam ne mbarim me vetë janë një devijim nga e natyrshmja, dhe e përditshmja e një kombi, nga shqetësimi më i madh dhe më i përjetshëm i tij, jetesa ekonomike. Shqiptarët, sidomos më shumë se kushdo e kanë këtë të drejtë. Jo vetëm sepse janë popull më i varfër në Evropë, por sepse realiteti me të cilin i ballafaqon ky fillim viti është më të vërtetë shumë dyshues. Mjafton vetëm një vëzhgim sipërfaqësor i tregjeve të Tiranës dhe bindesh se ky dyshim nuk është pa bazë, të paktën për njeriun e thjeshtë. Tregtarët të thonë se magazinat janë pothuajse të zbrazura dhe tregu për rrjedhojë është tkurrur. Doganat konfirmojnë më tepër tarifash, kur leku duket se ka harruar të ngrejë kokë. Pasuria e shpikur nga fajdet nuk po i ngroh më garancinë e së nesërmes të papunët që në vend të ushqit dhe të kamparit të dëshirueshëm, rrinë në klubet me klientelë të përgjysmuara rjedhshëm, rrinë në kafene tavolinë. Problemet me fqinjët kanë hedhur tej kostumin fiktiv të mirëqenies për t'ia lënë vendin pasigurisë së tregtareve për t'u nisur drejt tregjeve të tyre. Të trembur nga zbrazja përherë e më e shpejtë e xhepave shumë shqiptarë po humbasin çdo ditë e më shumë shpresën për të shfrytëzuar "të mirat" e fajdeve, duke iu rikthyer, ndonëse turbull planeve të harruara për tregtet dhe ambasadat, në një kohë kur edhe emigracioni po ua heq me shpejtësi ëndrrën për "luksin" e klandestinitetit. Sidoqoftë fjala "shpresë" nuk i ka bjerrur ende të gjitha germat e saj. Të shokuar nga shumë paradokse që jeta ua ka faturuar shqiptarëve, shqiptarët janë sa të aftë që ta quajnë veten të humbur që me goditjen e parë fatit të keq, aq edhe të gatshëm të besojnë çdo premtim që u thuhet, qoftë ky sikur të vijë nga bosët e fajdeve për vitet e shumta të paraqitjes së përqindjeve të tyre, ashtu edhe kur Presidenti deklaron "thellimin e reformës, apo uljen e taksave" që na rezervon viti 1997.
Pederasti e organizuar në qendër të Tiranës
Një pedofil gjerman fle në Hotel “Tirana” me 6 lypës. Mbretëresha e lypsëve flet për
"Republikën" Faqe 2 Berisha garanton edhe qindarkën e fundit Faqe 3 Socialistët sot në shesh Faqe 3 Paratë e shqiptarëve në arka kartoni. Sudja në vend të kasafortës përdorte arkat e bananeve. Faqe 2
Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të PR se të mërkurën më 22 janar, ora 10.00, në Pallatin e Kongreseve zhvillohet mbledhja e këshillit me këtë rend dite:
1. Projekt Statuti i ri i PR.
2. Caktimi i datës së Kongresit të III-të PR.
Njoftohen të gjitha Degët e PR në rrethe që të paraqiten pranë gazetashitësve të qyteteve të tyre për të tërhequr numrin e së shtunës së gazetës "Republika". Në këtë numër është botuar i plotë Projekt Statuti i PR.
Dje gazeta "Republika" u shpërnda vetëm në Tiranë e pa mundur të shkojë nëpër qytetet e tjera të vendit. Shkak për këtë u bënë mosmarrëveshjet me shtypshkronjën për orën e dorëzimit të materialeve për shtyp dhe për pasojë edhe me agjencinë e shpërndarjes "Albania Press" për kohën e daljes nga shtypshkronja. Duke u kërkuar ndjesë lexuesve tanë në rrethe për këtë incident, jo për fajin e redaksisë, i njoftojmë se nëse dëshirojnë, numrin e djeshëm të "Republikës" mund ta marrin sot falas në pikat e shitjes së gazetave në rrethe dhe në Degët e Partisë Republikane.