Shqiptarët rrezikojnë të marrin vetëm 60% të lekëve të tyre në fondacionet
Banka ngre kursin e dollarit për të shlyer viktimat e fajdeve. Në treg kontratat e "Gjallicës"
Populli digjet, partitë krihen
Në vend të zgjidhjeve teknike, politikanët flasin për zgjidhje politike
Janë partitë dhe pushtetëta ato përkrah in, ose oponojnë që nuk e kuptojnë hallin dhe dhimbjen e disa qindra mijëra shqiptarëve, apo shqiptarët që nuk po marrin vesh se çfarë po ndodh me partitë e tyre. Mënyra se si politikanët e shohin situatën të bën të besosh se atyre u pëlqen të krihen ndërsa vendi digjet. Ditët që kanë kaluar që nga koha kur plasi skandali i fajdeve megjithëse kalendarisht janë shumë pak, për nga intensiteti i ngjarjeve me të cilat janë mbushur ngjajnë një epoke të tërë, që ndoshta edhe në historinë e Shqipërisë do të hyjnë me emrin “Epoka e shembjes së fajdeve”. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se po kaq intensive kanë qenë edhe daljet e politikanëve në publik, deklarimet e partive, tryezat dhe konferencat për shtyp, akuzat e ndërsjella etj. Megjithatë, deri tani askush nuk po flet për atë që e ka hedhur popullin në rrugë, rrugëdaljen nga kriza, zgjidhjen teknike të problemit. Opozita e majtë mbush sheshet me thirrje për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që emri i sigurimit dhe Partisë së Punës, po përdoret gjithnjë e më shumë nga Partia në pushtet. Gjithkush mundohet të tregojë se çfarë ngjyrë duhet të ketë pushteti, kurse populli trëmbet se mos harron ngrënien e parase. Do të ishte më e udhës që numrimi i makinave të “Grunasit” dhe shtëpive të Sudes, udhëtimet e lejuara familjare të bashkëpresidentes së “Gjallicës” për në Turqi, kur pronat e saj janë lakmia e shumë klientëve që presin me ankth 6 shkurtin, të numuroheshin dhe të evidentoheshin nga shteti dhe jo vetëm nga qytetarët e terrorizuar nga frika e së ardhmes. Partitë grinden duke fyer si politikanë njëri-tjetrin, ndërkohë që këta të fundit darka e gjënë duke llogaritur paratë e humbura, kur kujtohen se janë dhe qytetarë. Megjithatë me sa duket për liderat tanë qenka më e lehtë të harrojnë se janë edhe të tillë, se sa të kujtohen vazhdimisht se janë politikanë, por janë dhe qytetarë.
Duke pritur 5 Shkurtin
Sudja ishte korrekte sa e kishte mirë me qeverinë Kamberi ul qepenat. Komisioni hap letrat Faqe 4 Kallashnikovët mbrojnë Gjykatën e Tiranës. De facto gjendja nuk është e zakonshme 70 të arrestuar në Lushnje. Mes të arrestuarve dhe aktivistë të PD. Faqe 2
Mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Drejtues të PR
Mbrëmë filloi në orën 18.00 mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit Drejtues të Partisë Republikane nën drejtimin e kryetarit Godo.
Në qendër të diskutimeve vu re përmirësimi i kryetarit Godo. Në qendër të diskutimeve vendi pas bllokimit të jashtëzakonshëm që pokalon vendi pas bllokimit të fondacioneve dhe firmave rentiere.
Anëtarët e Komitetit Drejtues diskutuan të shqetësuar për ngjarjet e rënda që ndodhen në shumë rrethe të Shqipërisë, për irritimin e njerëzve që mbeten pa shtëpi e pa para, për fajin e strukturave të pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, për mungesën e transparencës dhe informacionit nga qeveria etj.
Duke qenë se mbledhja vazhdoi deri në orët e vona, pas dërgimit të gazetës në shtypshkronjë, deklaratën, me të cilën doli Komiteti Drejtues, do ta publikojmë nesër.
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88