05/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 shkurt 1997

Gërxhalliu: Nuk kam shpallur falimentim. Kam shtyrë afatin

Shteti tërhiqet. Fondacionet do të ekzistojnë. Driza: Paratë janë në bankë 100% Berisha: Kush rri në radhë merr paratë, të paduruarit libreazat. Në rrezik depozitat e emigrantëve Shteti tërhiqet. Fondacionet do të ekzistojnë. Driza: Paratë janë në bankë 100% Gërxhalliu: Nuk kam shpallur falimentim. Kam shtyrë afatin Berisha: Kush rri në radhë merr paratë, të paduruarit libreazat. Në rrezik depozitat e emigrantëve

Kompanitë nëpërkëmbin klientët

Shkelin kontratat e depozituesve Sot hynë në fuqi vendimi i paligjshëm për uljen e depozitave. Kompanitë shqiptare të biznesit të përfolur, me bazë fajde-investim, kanë arritur me 3 shkurt të nënshkruajnë një marrëveshje “historike”, e cila sipas tyre është në të mirë të qytetarëve. Pavarësisht se qytetarët kanë rrezikuar paratë e tyre të joshur nga përqindja e lartë e interesit, tani janë të detyruar t'u përgjigjen urdhrave të padronëve. Të marrësh një vendim, të nënshkruash një deklaratë duke mos marrë fare në konsideratë të zotët e lekëve, është një absurditet që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Kompanitë dhe bosët e tyre harrojnë se kanë nënshkruar një kontratë me qytetarët dhe kontratat nuk janë kolektive, por dypalëshe, kompani-depozitues. Si mund të bëhet zot kompania në portofolin e qytetarit? Kompanitë shqiptare nuk kanë pse imitojnë shtetin, i cili merr vendime duke marrë nëpër këmbë të drejtat e qytetarëve. Të deklarosh njëherë (sikur bën Qeveria jonë) se ekzistojnë mundësitë e kthimit të depozitave në masën 90% dhe të shpallesh pas 1 jave koeficientin 60% apo 52%, do të thotë, as më shumë as më pak, të nervozosh popullin dhe të marrësh nëpër këmbë pasurinë e tij. Në redaksinë e gazetës “Republika” kanë trokitur depozitues të shumtë, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për vendimet që marrin kompanitë pa pyetur të zotët e parave. Me e pakta që duhej bërenga humanizmi mund të ishte të hedhin e interesit deri në momentin aktual, pastaj me dëshirën e klientit të rihartohej kontrata me pëlqimin e të dy palëve, në të kundërtën kthim të kontratave me theksimin se cili shkon në hesap të vet. Qytetarit nuk ka çfarë i duhet nëse e gjen apo jo fjalën kompanitë me njëra-tjetrën. Nuk mund të jetë argument shfaqësimi i fiksuar në deklaratën e 3 shkurtit: - nën presionin e të ashtuquajturve “fondacione bamirësie” (skema piramidale) jemi të detyruar t’u paguajmë kreditorëve përqindje të larta interesash, që shfrytëzojnë ecurinë normale të bizneseve tona... Një rrëfim i tillë mund të jetë i vërtetë, por përveçse është i vonuar është dhe i padobishëm për huadhënësit. T’ia marrësh valutën me 8% përpara 3 muajsh qytetarit dhe t’ia reduktosh në 2,5%, nuk ke asnjë të drejtë. Derisa ke nënshkruar një kontratë me mua, unë qytetari, kam të drejtë të hap padi. Në tekstin e deklaratës të katër kompanive nënshkruese ka kontradiksion e theksuar. Nga njëra anë fiksohet data 5 shkurt si pikënisje për uljen e depozitave, nga ana tjetër kërkohet mbështetje ligjore të vendimit, mbështetje e cila duhet të arrihet përmes rregullimeve të Kodit Civil. Kush do t’i bëjë rregullimet dhe kur? 5 shkurt është sot. Pra deri në këto momente vendimi i nënshkruar nga të katër kompanitë (e mbetura gjallë pas falimentimit të “Gjallicës” nga televizioni) është i paligjshëm. Nga ana tjetër kompanitë tregojnë të bëjnë të besueshme premtimin se do t’i shlyejnë shpejt kapitalet. Në kontekst: “Në përputhje me mundësitë që do të ofrojnë bankat kompanitë angazhohen të likuidojnë huadhënësit sipas listave të publikuara me parë prej tyre”. Fragmenti i shkëputur nga deklarata është i teprët të komentohët: po hapi i thësin banka do të marrin paratë qytetarët, po nuk e hapi? (ne kompanitë s’kemi faj) Pa tjetër faj është i qytetarëve.

Gërxhalliu mbrëmë për "Republikën"

-VEFA dhe “Gjall ica” janë dy prej kompanive të para në Shqipëri. Me Alimuçajn kryeministri u takua dhe diskutoi. Po me ju? -Në bisedën që bëra me kryeministrin ai më kërkoi llogari të firmës dhe të qendrës së kambizmit. I premtova se do t’ia sillja shpejt dhe e bëra. Pastaj më kërkoi dhe principalin, vlerat e përafërta të objekteve që ata i kishin llogaritur në disa miliona dollarë, por kjo llogari ishte bërë jo sipas normave të rivlerësimit. Z. Meksi hodhi idenë e vazhdimësisë së kësaj kompanie, por theksoi se këtë do t’ia lëmë ta gjykojë Komisionit Qeveritar. Ky komision ka ardhur disa herë, por konkluzionet e tij ende nuk i ka marrë dhe nuk jam takuar me ta. Faqe 5

[Ilustrim: vizatim bardhezi; nuk ka tekst të lexueshëm përveç shenjës “F” dhe një shkrimi të paqartë në këndin e poshtëm.]

Kërcënohet “Republika”

Dje pasdite dhe në mbrëmje vonë, redaksia e “Republikës” është kërcënuar në telefon me një fjalor të egër e banal. Shkaq[?] për kërcënime janë qëndrimet pakompromiste të redaksisë. Me pasqyrimin e informacionit do të donim që anonimët kërcënues, nëse kanë mendime të kundërta me “Republikën” le t’i sjellin me shkrim se do të jemi të gatshëm t’ia publikojmë.

Presidenti i “Popullit”: Më jepni origjinalin e procesverbalit të transparencës. Gjykata në pozicion të vështirë. Gjenerali sot ngjitet në apel pakaluar në Gjykatën e Faktit Faqe 2 Dje në tryezën e partive: Godo: Dialogu ka vlerë përpara se Qeveria të marrë vendime Berisha mallkon socialistët Faqe 3