Koeficienti i "Popullit" i pa kontrolluar. Bankat refuzojnë shpërndarjen. 2000 klientë më pak
kompanitë: Na bëni bankë që të garantojmë depozitat. Nuk do të mbyllemi edhe kur të vijë FMN
PD gju më gju me të humburit e “Gjallicës”
Faqe 3
Tiranë: Në vend të lekëve, tulla dhe llac
Faqe 2
Gjendet dokumentacioni themeltar i "Xhaferrit". SHIK-u e dinte historinë e tij që në 30 prill '96
Faqe 7
Shteti fsheh kokën si struci
Qeveria duhet të pranojë publikisht se është fajtore përballë qytetarëve të vet
Qeveria shqiptare nuk po arrin të kuptohet me qytetarët e vet ngaqë ende nuk ka gjetur kodin e mirëkuptimit. Ndoshta shteti duhet të këmbëngulë me shumë në aplikimin e asaj fjale të fjalorit të shqipes (të konsumuar aq shumë nga gojëtaria e politikanëve), që quhet transparencë. Nuk është fjala për të imituar qeveritarët e kohës që e lamë pas, vendime në emër të vjesës së masave, por dhe e kundërta nuk duhet të ndodhë. Si mund të marrësh vendim për paratë e tjetrit, kur më parë ke deklaruar se nuk ka ç'më duhet se ku i çojnë paratë shqiptarët? Nëse i qëndron kësaj deklarate, nuk duhet të ndërmarrësh veprime që shkojnë në të kundërt të saj. Kjo s'i shkon për shtat dinjitetit të Qeverisë tonë Demokratike. Larja e hesapeve me fajdet nuk mund të bëhet me sloganin “bëmë sa kishim në dorë” Kjo deklaratë nuk është shumë e përgjegjshme. Populli ka përjetuar të kundërtën: kjo Qeveri, jo vetëm nuk bëri atë që të voglin përpjekje për t'i ndaluar piramidat që në lindje, por përkundrazi i inkurajoi ato duke i licensuar, duke i mbrojtur, duke mbyllur nëpër sirta akt-padi etj. Si mund ta quajë të larë vetën përpara qytetarëve të vet shteti ynë, kur ka vënë në dispozicion të firmave piramidale edhe median shtetërore? Kompania e madhe “Gallica” ka mbajtur gjallë veprimtaritë kulturore të paprivatizuara të shtetit. Kjo kompani ka sponsorizuar jo vetëm veprimtari brenda vendit, por dhe evropiane. E tillë ishte psh edhe “Miss Evropa”. Shuma e majme që kompania i dhuroi bukuroshes angleze, e shkoi missin. Ishte po ky shtet që bëri syrin qorr dhe veshi shurdh përpara reklamës që pushtoi ekranet e TV shurdh përpara reklamës që pushtoi ekranet e TV dhe mikrofonet e Radios, pa harruar dhe faqet e gazetave të njohura si zëdhënëse të vetë Qeverisë. Nuk mund ta fshihët shteti ynë nën jorganin e shkurtër: “Fajdet” janë fenomene që veprojnë edhe në vendet e zhvilluara kapitaliste, jo më tek ne që jemi në hapat e parë të këtij sistemi”. Vërtet ne që veprojnë në botën kapitaliste, por kjo s'është e mjaftë për të justifikuar edhe dukuritë korruptive që janë reflektuar në praktikën shqiptare. Në radhë të parë në Shqipëri ky fenomen është shfaqur në mënyrën tepër unike: gati është përfshirë në të gjithë populli, madje dhe emra të vdekurish gjenden në listat e fondacioneve. Së dyti shteti gjenden në listat e fondacioneve. Së dyti shteti ynë duhet të pranojë publikisht se është fajtor përballë qytetarëve të vet. Së paku të pranojë se nuk i tha popullit: mos u fut në skemat piramidale se do të digjesh brenda! Fshehja e së vërtetës nga shteti i ngjan strucit që fut kokën në rërë dhe harron trupin jashtë.
Vlora dhe Kukësi qajnë mbi kufomën e Gjallicës
— Faqe 3
Njoftim shitësave në rreth
Të gjithë shitësit e gazetës “REPUBLIKA” nëpër rrethe detyrimet nga shitja e kësaj gazete do t’i kryejnë në lekë nëpërmjet agjensisë së transportit “Press-Albania” (jo nëpërmjet bankës) duke filluar nga data 4. 1. 1997. Së bashku me lekët do të dorzohen edhe mbetjet e çdo dite (vetëm koka dhe data e gazetës).
Redaksia e gazetës