07/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 shkurt 1997

Ulet përqindja e parave. "Populli" 46.1%, "Xhaferi" 39.7%

Kompanitë: Nuk kemi frikë nga paditë e klientëve. Bankat favorizojnë tifozët e librezave Juristët: Kontratat me klientët janë pika më e dobët e kompanive. Banka, më e paorganizuar se fondacionet

Shteti bashkëfajtor me fajdet

Një nga rrugët që propozon huadhënësit e “Gjallicës” në kërkim të mjeteve që do të ndihmonin shtetin për shlyerjen e tyre, ishte edhe shitja e njërit prej hidrocentraleve të lumit Drin, pavarësisht nga mënyra sesi është interpretuar, ose do të mund të interpretohet nga kategori të ndryshme të popullsisë shqiptare, të lidhura ose jo me Qeverinë, kjo nuk duhet të konsiderohet si një shpikje e mendjeve të semura nga ethet e humbjes së parave dhe ca më pak si herezi. Sikurse nuk është hera e parë që një vend ballafaqohet me fenomenin fajde, nuk është as hera e parë që shteti përdor mjete të tilla për t’u ardhur në ndihmë shtetasve të vet që kanë denuar nga ky fenomen. Por le të bie ne sy, ndërsa epidemia e përhapjes së këtij fenomeni ishte shqiptuar e përmendur si bazë mbrojtëse për të shkarkuar përgjegjësinë që e patën për lejimin e tij, mundësinë e neutralizimit të pasojave nëpër rrugët e njohura ne praktikën e vendeve të tjera e rretholun në fazat justifikuese nëpër shumë lloj variantesh, deri në piketimet të papërgjegjshme dhe absolute. Pesë herë, me pesë mendje të ndryshme e komenton propozimin e klientëve të “Gjallicës” kryeministri Meksi. E quajti të denjë, si një mundësi që ia vlen të diskutohet, por edhe vuri kapak duke e absurdizuar me përgjigjen: Hidrocentrali nuk mund të shitet sikur të jetë kioskë! Në të vërtetë duhet thënë, se ka burime qeveritare që e pohojnë se një mundësi e tillë është diskutuar me parë edhe në kabinetin e zotit Meksi. Madje, duke iu referuar pikërisht përvojës botërore, është përkrahur, por edhe është kundërshtuar brenda këtij kabineti me argumente gjithfarësh. Nuk është e rastit që në vend të mundësisë praktike për zhbllokimin e situatës, të bredhesh pas sloganeve pasuri e gjithshka e popullit etj. Sidoqoftë edhe slogan është përdorur në fjalorin e kundërshtarëve të kësaj ideje, veshur me terminologjinë teknike të letrave me vlerë. Sipas tyre nuk mund të luhet me zhvlerësimin e pasurisë kombëtare duke e shitur atë me para në dorë. Kjo do të thotë në zhvlerësimin e letrave me vlerë (kujtojmë se bonot e privatizimit janë tërhequr ndërkohë deri në 4%) dhe veç të tjerash nuk do të mund të justifikonte dot moralish shitjen e pasurisë së përbashkët, për të dëmshpërblyer një pjesë të dëmtuar të popullsisë. Në se vërtetë pranohet edhe nga qeveritarët se këto lloj pasurish u përkasin të gjithëve, atëherë le të mos përdoren vetëm për interesat e shtetit. Por edhe në qoftë se do të na pëlqente të hinqim dorë nga këto lloj popullizmash, duke cilësuar vetëm shtetin (jo Meksin dhe kabinetin e tij) si pronarë të tyre përsëri ato duhen shitur, nëse nuk gjendet ilaç tjetër më pak i hidhur për të kuruar dhimbjet e shqiptarëve të mëtubotrokë. Në çdo dëmshpërblim, paguan ai që bën dëmin. Dhe në këtë rast dëmin shqiptarëve nuk ua kanë sjellë vetëm rentierët dhe huamarrësit. Sipas vendimeve të kohëve të fundit ata do të paguajnë me dënimin penal, por edhe me shitjen e pronave dhe pasurive të konfiskuara. Ndërsa shteti i cili me indiferencën, madje edhe me përkrahjen e përfolur që i ka dhënë ushtrimit të kësa veprimtarie, është në të njëjtën pozitë me atë që vihet para përgjegjësisë ligjore për moskallëzimin e një krimi. Ashtu sikurse ky i fundit sipas rrethanave të vërtetuara, konsiderohet në shumicën e rasteve edhe bashkëpunëtor në krim, ashtu edhe shteti shqiptar nuk është më pak përgjegjës se sa huamarrësit për dëmet që shkaktoi skema e fajdeve ndaj popullit shqiptar. Le të paguaje atëherë, duke bërë edhe pjesë nga pasuria e tij, por edhe duke u vënë në bankën e të akuzuarve në mos si një bashkëpunëtor i korruptuar, si një drejtues dhe administrator i paaftë i pasurisë, mirëqenies, punës dhe besimit të atyre që i dhanë votën.

Kërkohet dorëheqja e Qeverisë dhe lirimi i të arrestuarve

Dje 30 mijë vetë në rrugët e Vlorës. Protestuesit përleshen sërish me policinë Arrestohen menaxherët e “Gjallicës” Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme njofton se, policia e Vlorës gjatë natës së të mërkurës ndaloi një numër protestuesish, organizatorë të dhunës terroriste, përdorues të armëve të zjarrit dhe lëndëve eksplozive kundër policisë. Faqe 2 Huadhënësit kërkojnë paratë

Dashamir Shehi: Ky është një mashtrim i madh

Dje në Parlament: Faqe 3

Komisioni ka firmosur: Nuk jam piramidë

Deputeti demokrat i qytetit të Vlorës, Dashamir Shehi, është bashkuar dje me shqetësimin e zgjedhësve të tij dhe të të gjithë kreditorëve të “Gjallicës” për humbjen e kapitalit në këtë kompani. “Bashkohem me shqetësimin e tyre. Ky është një mashtrim i madh, por nuk do të doja që ngjarjet të shkonin drejt vandalizimeve dhe shkatërrimeve”. Faqe 4

Në brendësi:

Fakti shpërndau dje “Popullin” Faqe 2 Driza: Më lironi nga burgu të kthej paratë Faqe 2 Komisioni ka firmosur: Nuk jam piramidë Faqe 4

NJOFTIM

Ditën e martë dt. 11 shkurt ora 11.00 në Selinë Qendore të Partisë Republikane do të zhvillohet një mbledhje ku duhet të marrin pjesë pa përjashtim të gjithë kryetarët e degëve të PR në rrethe. Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth planit dhe mënyrës së zhvillimit të konferencave të degëve dhe të nënde-gëve. Kryesia e PR

NJOFTIM SHTESAVE NË RRETHE

Të gjithë shtetasit e gazetës “REPUBLIKA” nëpër rrethe detyrimet nga shitja e kësaj gazete do t’i kryejnë me lekë në dorë nëpërmjet agjencisë së transportit “Press-Albania” (jo nëpërmjet Bankës) duke filluar nga data 4. 1. 1997. Së bashku me lekët do të dorëzohen edhe mbetjet e çdo dite (vetëm koka dhe data e gazetës). REDAKSIA E GAZETËS