08/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 shkurt 1997

Bankat diku në dispozicion të fajdeve. Për Xhaferrin hapeshin edhe të shtunave

Gjenden dhe 100 mijë dollarë të Xhaferrit. Driza vetëm 10 mijë dollarë pasuri të paluajtshme

Qeveria ka humbur mandatin e besimit

Qeveria shqiptare do të tregonte një akt qytetar po të pranonte dorëheqjen e saj. Koha e pengut dhe e provës kaloi, ajo nuk qe e zonja të bllokonte krizën. Sheshet po ushtojnë çdo ditë: Poshtë Qeveria! Pas qyteteve që rebeluan kundër mashtruesve dhe Qeverisë në fund të janarit, tani është Vlora që proteston dhe thërret kundër Qeverisë. Protestat dhe thirrjet kundër shtetit tregojnë se Qeveria e ka humbur mandatin e besimit të popullit. Nëse pranohen se këto ditë në Vlorë kanë demonstruar kundër Qeverisë më shumë se 30 mijë qytetarë kryeministri dhe ministrat e tij duhet ta ndjejnë veten të fyer po të vazhdojnë të qëndrojnë në fronin ku nuk e duan dhe nuk e respektojnë. Nuk duhet interpretuar si krizë fajdesh e njerëzve të mashtruar protesta e qytetarëve të Vlorës. Një Qeveri që nuk është e zonja të ruajë qytetarët e vet nga rënimi ekonomik s'mund të gëzojë besimin e drejtimit të shtetit. Nëse në 30 mijë veta, gjenden 30 apo 300 të çmendur që thërrasin: "S'duam paratë tona, por lironi Fatos Nanon", kjo po nuk qe e sajuar, duhet të jetë e provokuar. Dhe provokimi veç irriton. Asgjë të mirë s'mund të presësh. Qeveria e PD i bën një nder të madh opozitës së majtë tek i atribuon vënien në lëvizje të një mase të madhe demonstruesish. Të vësh në krye të kësaj mase (ta zëmë 40 mijëshe, sa ishte dje), ke fyer demokratët, republikanët, ballistët apo legalistët që kanë qenë në shesh. Nga ana tjetër socialistët s'ka pse vrapojnë në ditën e tretë të demonstrimeve për në Vlorë. Të kërkosh të përfitosh nga fatkeqësia e të humburve është më keq se sa të këndosh në mort. Është e vërtetë se politikanët edhe në shtete me demokraci të avancuar i shfrytëzojnë protestat e të pakënaqurve e të dëshpëruarve, por në përgjithësitë u paraprinë protestave, nuk marrin linjën në brez pasi shtrohet sofra. Në Shqipëri turmat kanë kohë që janë vetëman-cipuar. Ato ishin në sheshe përpara politikaneve, këta të fundit janë të vonuar dhe të përgojuar. Tani, kur demonstruesit vlonjatë janë të mirëorganizuar, kanë zgjedhur dhe Këshillin koordinativ, që do të drejtojë veprimet në ditët pasardhëse të demonstrimeve, spektakli i Mejdanit dhe i Cekës është shumë i përgojuar. Kapitali politik i investuar në këtë rast është i ngjashëm me investimin e përgojuar të Qeverisë Meksi në piramidë. Politikanët e zgjuar duhet t'i bëjnë në kohë përllogaritjet e lëvizjeve politike. T'i paraprijnë turmës nuk është largpamësi, të vihesh në krye të saj pasi ajo ka bërë gjysmën e rrugës, është miopi politike. Në Shqipëri, si politika ashtu dhe shteti janë pas turmës. A duhet të rrijë me kë Qeveri në pushtet? Demonstrimet e turmës disamijëshe thonë jo! Forcat politike në të shumtën, thonë -jo! Me mandatin e humbur të besimit dhe vetë Qeveria e ka të kotë këmbënguljen për të mos lëshuar fronin, që faktikisht është shumë i përfolur. Pa mandatin e besimit të popullit çdo qeveri e ka të vështirë qeverisjen. Dikur ishte kërkuar që të mbahej peng kjo Qeveri që t'i jepte paratë popullit, por tani as për peng s'është më nevoja. Ndoshta të vetmet që mund të mbahen peng duhet të jenë pasaportat e shërbimit, me qëllim që qeveritarët e perlyer në vorbullën e fajdeve të mos ia mbathin, siç ia mbathën nga fajdexhinjtë.

Vlonjatët: Këtu do jemi çdo natë sa të marrim paratë…

Në llogaritë e fondacioneve janë derdhur dy herë më shumë para nga sa janë tërhequr

Në brendësi: Deri atëherë bankat, si po-hojnë-shpunonjëset fondacioneve dhe punonjës aktualë të bankave, këto të fundit ishin në dispozicion të plotët të fondacioneve dhe të firmave të tjera huamarrëse, madje në atë kohë ekzistonte edhe një urdhër që për Xhaferrin, bankat viheshin në dispozicion edhe ditëve të shtuna, duke thyer deri edhe rregullat e punës. Po këta punonjës po-hojnë se ka ekzistuar një marrëveshje (me shkrim, ose thjesht shtrëngime kjo nuk konfirmohet) midis bankave dhe fondacioneve, sipas të cilës bankat viheshin në dispozicion të derdhjeve të fondacioneve në çdo kohë dhe orë të çdo dite të javës, kurse dhe fondacionet mund të tërhiqnin sa edhe kur të donin para nga llogaritë e tyre bankare.

Kush ka humbur mandatin nuk i merr paratë

Sot për llogari të Fondacionit “Xhafer-ri”, do të shpërndahen në disa qytete këto data: Faqe 4 Faqe 5

VEFA përuon supermarketin e dytë në kryeqytet

80 mijë punonjës do të punësohen brenda gjashtë muajve në objektet e kompanisë Konkretizim i idesë të presidentit Alimuçaj për të zgjeruar rrjetin tregtar të kompanisë në kushtet favorizuese për klientët dhe me koeficiente fitimi të konsiderueshme, dhe në Tiranë u përurua një supermarket i ri. Është një supermarket bashkëkohor i ngritur në rrugën “Mine Peza”. Sipërfaqja e tregtimit shtrihet në rreth 500 m2, janë 10 njësi, ku tregtohen shumë artikuj të sjellë nga importi, kryesisht këtu tregtohen artikuj ushqimorë.

Dje në Vlorë. Foto: A. Babani

NJOFTIM SHTESAVE NË RRETHE

Të gjithë shitësit e gazetës “REPUBLIKA” nëpër rrethe detyrimet nga shitja e kësaj gazete do t'i kryejnë me lekë në dorë nëpërmjet agjencisë së transportit “Press-Albania” (jo nëpërmjet Bankës) duke filluar nga data 4.1.1997. Së bashku me lekët do të dorëzohen edhe mbetjet e çdo dite (vetëm koka dhe data e gazetës). Redaksia e gazetës