Republika
9 shkurt 1997
Kompani të pezulluara dhe interesat
Gjalliçës i mungojnë 363 milionë dollarë. Xhaferri në kërkim të parave
Në Tiranë mitingje dhe antimitingje. Në vend të fajdeve, politikë
Edhe opozita ka përgjegjësi për fajdet
Është zakon i njohur në situata krizash politike dhe ekonomike të një vendi, që me shumësesa drejt zgjedhjeve forcat politike të rendin drejt kërkimit të përgjegjësisë së atyre që e çuan vendin në kolaps. Natyrisht që në fokusin e akuzave më shumë se kushdo ka fatkeqësinë të bëjë pushteti dhe forca politike që e administron atë. Në rast se do të flisnim me të njëjtën logjikë edhe për mënyrën se si po trajtohet kriza e rezultuar pas shembjes së fajdeve në Shqipëri, është absurde të shkarkosh Qeverinë dhe Partinë Demokratike, nga përgjegjësia e rëndë që kanë për këtë gjendje. Nga ana tjetër po të kesh parasysh se kriza e fajdeve nuk është një problem që lindi në terren të zbrazur dhe brenda një dite me shumë se kushdo faj për to bie mbi të gjitha organizmat e larta shtetërore dhe qeveritare që kanë drejtuar vendin në këto vjet. Në këtë kontekst nuk mund të përjashtohet Kabineti Qeveritar “Meksi 1”, por as Parlamenti i legjislaturës së kaluar. Është komode të jesh në opozitë në momentet kur qeverisë duket se i ka shkarë këmba dhe është e preferueshme të marrësh mbi vete peshën e shpëtimtarit, duke thënë madje edhe: Po të qeverisja unë, punët nuk do të arrinin deri këtu. Por një gjë e tillë do të kishte vlerë sikur qoftë edhe herë të vetme një parti politike e zgjuar dhe e ndershme opozitare do të kishte ngritur zërin në ato tribuna që ja jepnin këtë mundësi. Socialistet dhe aleancistët e Cekës bashkë me socialdemokratët e Gjinit kanë patur mundësinë që ta bëjnë këtë gjë mëse njëherë. Po të mendosh se fajdet kanë qenë të ligjëruara në Shqipërinë kur të sipërpërmendurit ishin të ligjëruar në Parlament, atëherë edhe mosngritja e zërit në fushatat e fundit elektorale nga ana e tyre kundër fajdeve tregon se në mos e pëlqente ky fenomen ose nuk kishin ndonjë alternativë konkrete për të shmangur katastrofën e tyre, i trembeshin humbjes së votave më shumë se sa humbjeve të mëdha që rezultuan realisht në politikën dhe ekonominë Shqiptare. Tani është e turpshme të luash rolin e shpëtimtarit duke luajtur njëkohësisht edhe kartën e pështetësisë së zgjidhjeve. Mbështetja ndaj protestave është një gjë, ndërsa të hiqesh sikur ke njohur prej kohësh rrezikun e fajdeve është një gjë tjetër. Megjithatë, edhe këtë herë, si shumë herë të tjera socialistët dhe aleatët e tyre më shumë se sa aftësitë e veta po shfrytëzojnë një nga gabimet e shumta dhe më të mëdha të PD.
Në Tiranë mitingje dhe antimitingje. Në vend të fajdeve, politikë
Foto: A. Babani
NJOFTIM SHITËSVE NË RRETHE
Të gjithë shitësit e gazetës “REPUBLIKA” nëpër rrethe detyrimet nga shitja e kësaj gazete do t’i kryejnë me lekë në dorë nëpërmjet agjensisë së transportit “Press-Albania” (jo nëpërmjet Bankës) duke filluar nga data 4.1.1997. Së bashku me lekët do të dorëzohen edhe mbetjet e çdo dite (vetëm koka dhe data e gazetës).
Redaksia e gazetës
NJOFTIM
Ditën e martë, më 11 shkurt, ora 10.00, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PR. Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth situatës aktuale politike në vend si dhe do të përcaktohen drejtimet e qëndrimit politik të Partisë për gjendjen e krijuar.
Në brendësi:
• KF Lushnje jep sinjalin SOS. Shteti bllokon paratë e stadiumit — Faqe 7
• Asnjë konfirmim nga Kempes dhe Edu për rikthimin e tyre
• Banka ngre kursin e dollarit — Faqe 5
Urim
Redaksia e gazetës Republika uron gjithë besimtarët GEZUAR FESTEN E BAJRAMIT