11/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 shkurt 1997

Juristët: Shpërndarja e parave është e paligjshme

Pas vendimit për shpëndarjen e fondacioneve “Populli” dhe “Xhaferri”. Shteti shkel ligjin Vlora shkrumb e hi. Qeveria në thes Pas vendimit për shpëndarjen e fondacioneve “Populli” dhe “Xhaferri”. Shteti shkel ligjin Juristët: Shpërndarja e parave është e paligjshme Vlora shkrumb e hi. Qeveria në thes Prishtinë, 1990

Dje në Parlamentin e orëve të vona

Kryeministri Meksi duke paraqitur situatën dramatike të Vlorës i kërkoi Parlamentit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Vlorë. Pas tij ministri Shamata dha disa shpjegime të situatës nga këndvështrimi i Ministrisë së Brendshme. I pari nga deputetët e mori fjalën z. Godo. Thirrjen e tij për të e përkrahën edhe deputetët që morën fjalën më pas, Rexhepi, Kopliku, Hajdari, Duka, Selfo, Melo dhe Belortaja. Pas kësaj grupi i deputetëve të PD kërkoi pushim.

Gjendja e jashtëzakonshme do të përhapë më keq konfrontimin

Zoti Kryetar, Parlamenti dënënj jashtë këtij problemi deri më sot. S’kemi patur asnjë informacion a debat, megjithëse ngritëm dhe një komision. Deklarata e Sabri Godos dje në Parlament Gjendja e jashtëzakonshme do të përhapë më keq konfrontimin Partia Republikane refuzon kategorikisht deklaratën e Parlamentit dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Vlorë Zoti Kryetar, Parlamenti dënënj jashtë këtij problemi deri më sot. S’kemi patur asnjë informacion a debat, megjithëse ngritëm dhe një komision. Tani dëgjojmë një fjalim eksipatik e kërcënues të Kryeministrit dhe na vihet përpara një deklaratë e papranueshme. Në raste emergjente ka dy zgjidhje, njëra ushtarake dhe administrative, tjetra politike. Propozimi i Kryeministrit dhe fryma e deklaratës anon nga zgjidhja e parë. Deklarata është e pathelluar dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme e hedhin poshtë si zgjidhjen më të keqe. Kjo jo vetëm nuk do të vendosë rendin, por të përhapë konfrontimin. Zotërinj deputetë ajo që themi dhe bëjmë sonte do të na ndjekë pas për shumë kohë, prandaj ju ftoj të debatojmë për një zgjidhje politike.

Prishtinë, 1990