Gratë e Vlorës i kërkojnë ndihmë Hilari Klintonit. Berisha: Qeveria e ka fajin. Protestuesit mbushin Gjykatat.
Trim at civilë masakrojnë gazetarin e “Republikës”, Genci Çobani
Dje në orët e mesditës dy persona të panjohur kanë marrë nga zyra e gazetës sekretarin e Kolegjiumit, Genci Çobani. Ai është transportuar me ambulancë të tipit “Golf”
Genci Çobani
dy persona të panjohur kanë marrë nga zyrat me makinën e tipit “Golf” pa targa tek kodrat e liqenit. Agresorët i kanë kërkuar atij informacion rreth reportazhit që do të bëjë të martën Çobani rreth vizitës së tij të ditës së parë në Vlorë dhe Fier. Çobani u ka kujtuar agresorëve se gazeta me shkrimin e tij do dalë në shitje dhe ata mund ta shuajnë kuriozitetin ditën e daljes së gazetës. Të pakënaqur nga një qëndrim i tillë ata e kanë goditur egërsisht prapa kokës duke i shkaktuar tronditje dhe hemorragji të brendshme.
Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit të “Republikës” është vazhdim i skenave të dhunshme të realizuara ndaj gazetarëve këto ditë. Njerëz të papërgjegjshëm, frikacakë, marioneta qorre, po ushtrojnë mbi shtypin një presion të paparë edhe në kohët më të errëta të këtyre viteve pluralizëm. Çobani është hera e dytë që bie viktimë e dhunës së këtyre forcave me pushtet të errët. Gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 26 majit, Çobani u rrah pranë shtëpisë së tij dhe u thye krahu. Personat që atëherë mbetën në errësirën e tyre, të pazbuluar nga policia janë vigjilentë, duket se janë bërë përsëri të gjallë, duke masakruar për herë të dytë sekretarin e Kolegjiumit të “Republikës”.
Ngjarjet e fundit nuk kanë shënuar vetëm djegie dhe dhunë turmash pa krye, por dhe rrahje masive të personaliteteve të shtypit e publicistikës shqiptare. Shkrimet e pakompromis të Çobanit, qëndrimet e gazetës duket dikë kanë shqetësuar. Dikë me kokë të nxehët, dikë me kokë të zbrazur. Në redaksinë e “Republikës” prej ditësh mbërrijnë telefonata anonime. Ditën e djeshme telefonata një kërcënim ka marrë në shtëpinë e tij edhe gazetari tjetër i “Republikës”, Denion Ndrenika. Kërcënimet anonime dhe dhuna e ushtruar mbi “Republikën” nuk do të ndikojë në veprimtarinë e saj, derimë sot në shërbim të lexuesit dhe jo lapangjozëve frikacakë që dinë të përdorin vetëm kabllin e telefonit dhe krahun e dajakut.
Të martën Çobani do të botojë reportazhin e tij, jo për t’i bërë sfidë trimave me uniformë civile, por për të informuar publikun me atë që po ndodh në këtë vend që quhet Shqipëri. Ndoshta të martën dikush do të hidhërohet prej së vërtetës së tij, por në fund të fundit kjo nuk na takon ne. Neve nafton të tregojmë se si është një e vërtetë që njerëzit të dinë ç’duhet t’i besojnë, të dinë kundër kujt të protestojnë.
Protestë e gazetës “Republika”
Rreth orës 14 të ditës së sotme, dy civilë të panjohur prej personelit të redaksisë, hynë në zyrat e Partisë Republikane, ku aktualisht ndodhen edhe zyrat e redaksisë së gazetës “Republika”.
Në mjediset e kësaj redaksie ngjendi vetëm sekretari i Kolegjumit të kësaj gazete, njëkohësisht sekretari i PR për degën e Tiranës, z. Genci Çobani.
Dy civilët kanë kërkuar të bëjnë disa sqarime me të dhe kanë këmbëngulur që të pinë një kafe, në lokalet pranë.
Duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së tyre gazetari ka hipur në një makinë të vogël, tip “Golf”, pa targa. I gjendur në pabesi, pasi makina është larguar në drejtim të liqenit artificial, gazetari është goditur brutalisht.
Agresorët kërkonin informacion mbi atë çka ai do të shkruante nga vizitat e liderit republikan, Godo në Vlorë dhe Fier, ditën e premte, ku ai u prit shumë mirë nga populli i këtyre dy rretheve. Theksojmë, se gazetari që u bë pre e goditjeve brutale të civileve, në kokë e në pjesë të tjera të trupit, shoqëronte dhe sekretarin Godo në këto vizita.
Gazeta “Republika” proteston energjikisht ndaj ngjarjes së shëmtuar të ndodhur dje. Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit të saj është një atentat që i bëhet shtypit shqiptar dhe fjalës së lirë. Kërcënimet anonime e ditëve të fundit të ardhura në redaksinë e “Republikës”, dje kanë njohur shkallën e fundit të brutalitetit dhe injorancës. Redaksia e “Republikës” kërkon gjetjen dhe dënimin e autorëve dhe gazetave kolege të medias shqiptare solidarizimin e tyre ndaj akteve të dhunës, të cilat janë bërë të shpeshta këto kohë e fundit.
REPUBLIKA
Sot në mitingun e Tiranës
Foto: A. Babani
Sot në mitingun e Tiranës. Foto: A. Babani
A duhen vënë në shitje pasuri kombëtare?
F. 4
Presidenti mbledh njerëzit në sallën e Baletit
T’i besojmë Zotit...
F. 3
Poshtë Qeveria! Policia është me ne
F. 2
Shtëpitë janë kthyer në letra,
paratë në projektligje
F. 5
Klientët e Sudes në kërbaç. Projektligji i ri për të pastrehët e fajdeve. Të grumbulluarit e “Kamberit” kërkojnë Ferdinandin.
Ja çfarë kërkon PRSH për zgjidhjen e krizës:
1- Zgjidhje nga ana e shtetit e problemit të humbjeve të popullit nga fajdet duke i kompensuar plotësisht edhe me shitje të pjesshme nga pasuria kombëtare.
2- Dorëheqje Qeverisë
3- Hartimin e Kushtetutës dhe referendum për të.
4- Shkarkim të drejtuesëve të TVSH.
5- Liri të ri për zgjedhjet.
6- Zgjedhje të lira të përgjithshme brenda muajit nëntor të 1997.
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Nr. Llog. BTK 986/110. Tel/Fax 259 88. Tel. 230 90