18/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 shkurt 1997

Alimuçaj zbulon sekretet e VEFA Holliding

Sportele­t e bankave dy orë hapur. S'ka para! Kamberi në Itali. Klientët presin. Qeveria i përgjigjet “Republikës” me kërbaç Ata që rrahën Çobanin ose i ka dërguar shteti ose PD-së i ka dalë situata jashtë kontrollit

Ata që rrahën Çobanin ose i ka dërguar shteti ose PD-së i ka dalë situata jashtë kontrollit

“Republika” e ndjen veten të fyer përballë shtetit, ajo nuk e meritonte dhunën e ushtruar në zyrat e saj dhe ndaj sekretarit të kolegjiumit Genci Çobani. PD-së i ka dalë situata jashtë kontrollit “Republika” e ndjen veten të fyër përballë shtetit, ajo nuk e meritonte dhunën e ushtruar në zyrat e saj dhe ndaj sekretarit të kolegjiumit Genci Çobani. Kishte kohë që gazeta përcillte përmes faqeve të saj mesazhe mirëkuptimi mes shqiptarëve dhe shtetit. Në editorialet e “Republikës” është atakuar pa kompromis Qeveria dhe i është kërkuar Presidentit të përdorë autoritetin e tij për të qetësuar shqiptarët. Menduan se nuk na e kishte vështirë njëri, ose mesazhet tona nuk kishin trokitur në veshët e Qeverisë, por nuk ishte kështu: Qeveria na i paska vënë vath në vesh mesazhet tona. Dhe u përgjigj siç di ajo, me kërbaç e kamzhik. Turp për shtetin që pretendon se funksionon me struktura demokratike. Ngjarjet e Vlorës janë pretekst, po resh(u)t dhe fotografia; veprimi i dhunshëm i ushtruar ndaj gazetarit ishte shkallëzim i paralajmërimeve dhe i terrorit psikologjik të ushtruar mbi redaksinë. Qëllimi është që gazeta të ndërrojë kurs, të mos kritikojë shtetin, t’i serviloset atij, gjë që nuk ka për të ndodhur. Çfarë ka kërkuar “Republika”? Qeveria të mos ia ketë me hile popullit të vet, të bisedojë me të jo me gjuhën e kërbaçit dhe të dredhisë, por të transparencës, të mos shitet e pafajshme në krizën ekonomike të fajdeve, të pranojë publikisht fajësinë dhe shkallën e korrupsionit, të heqë dorë nga këmbëfortësia për të qeverisur kundër dëshirës së popullit. Më 8 shkurt në editorialin “Ndalni dhunën, zoti President”: “Republika” parashikonte atë që i ngjau Sekretarit të Kolegjiumit - prezencën e dhunës, të policisë civile, që ka mbushur sheshet dhe klubet, të cilët boshatisin shtëpitë e bëjnë kontrolle pas kontrollesh, rrahin kundërshtarin politikë. Të premten e 14 shkurtit, një ditë përpara se të masakrohej gazetari, ne nuk urdhëronim, por këshillonim: “Shteti të ulë nervat!”. Dhe shteti i uli nervat duke u zbrazur mbi gazetarin e pafajshëm. Nuk është trimëri e madhe që të rrahësh një të pambrojtur, këtë veprim trima civile të policisë mund ta bëjnë me çdo qytetar të pambrojtur. Turpi do të jetë për ta. Më tej f. 5 Mejxher: Faleminderit, Z. Berisha

Berisha do të bëjë vizitë në Lushnje(?)

Siar(i)qi që ka dhënë dje Cikuli në kinoteatrin e Lushnjes ishte befaues: këto probleme ju mund t’i bisedoni me vetë Presidentin, i cili do të vijë nesër në Lushnje. Pjesëmarrësit në takim, që kanë qenë përgjithësisht të kontrolluar, drejtor shkollash dhe mësues të besuar, kanë cuar afër mend edhe emrin e kryetarit të PD, jo për gjë, por për faktin se Presidenti ka deklaruar se Tritani i ka për zemër lushnjarët. Përse do të flasë Berisha në Lushnje? F. 5

Mejxher: Faleminderit, Z. Berisha

Bashkim Driza në fund të hetimeve: “Jam i gatshëm t’ua kthej paratë njerëzve” 5

Kuçova marshon 5 km për fajdet. Berati lutet 2

Meksi të dorëzohet pa kushte. Berisha të qëndrojë edhe një vit 3

Siva pret Transparencën. Njerëzit me radio marrin pa radhë. 4

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90