Filloi operacioni financiar "VEFA - 5000 dollarë". Sot grafikët.
Sot Kambeni merr mandaten: Piramidë! Sudistët: Berisha, do të vetësakrifikohemi
20 shkurti nuk është pronë vetëm e PD-së
Sot Kambeni merr mandaten: Piramidë! Sudistët: Berisha, do të vetësakrifikohemi
Filloi operacioni financiar "VEFA - 5000 dollarë". Sot grafikët.
20 shkurti nuk është pronë vetëm e PD-së
Mjaft çdo totalitarizmi!
Gjashtë vjet më parë, më 20 shkurt 1991, shqiptarët, të bashkuar si rrallëherë, rrëzuan statujën e Enver Hoxhës, simbolit të komunizmit në Shqipëri. 20 shkurti mbeti në histori si dita e rrëzimit të sistemit totalitar dhe vendosjes së një kulti të ri, demokracisë.
së një kulti të ri, demokracisë.
Por sot, në vitin ’97, duket sikur shqiptarët janë kthyer 6 vjet pas. Protestat në rrugë, kërkesat për rrëzimin e Qeverisë, gjendja e vështirë ekonomike (pas rrëzimit të skemave piramidale), kritikat e ashpra ndaj korrupsionit të qeveritarëve, dhuna dhe shkatërrimet, pra e gjithë kjo atmosferë e elektrizuar duket si një hije e stërmadhe që ’91-shi lëshon mbi vitin ’97.
Gjendja e vështirë sot në Shqipëri është pasojë e klasës politike shqiptare, e paaftësisë, demagogjisë dhe hipokrizisë së saj. Është tallja me idetë demokratike dhe besimin e gatishmërinë e popullit për të sakrifikuar për ditë më të mira.
Ndryshe nga 6 vjet më parë, shqiptarët janë të ndarë më shumë se kurrë në kampe të ndryshme politike, ku partitë s’bëjnë gjë tjetër veçse nxisin intolerancën dhe bllokojnë dialogun.
Për 6 vjet rresht partia në pushtet nuk u lodh së hedhuri dëshminë e saj në kurrizin e të tjerëve, ndërsa ish-komunistët nuk lënë rast t’u shpotisin për amplifikuar fajet e partisë në pushtet për të diskredituar vetë demokracinë.
Kurrë ndonjëherë në këta 6 vjet pushteti nuk ka qenë kaq pranë dorëzimit.
Kurrë ndonjëherë në këta 6 vjet ish-komunistët nuk kanë rrezikuar kaq shumë marrjen e pushtetit.
Kurrë ndonjëherë në këta 6 vjet furia demagogjike e PS dhe PD nuk ka qenë kaq hipokrite.
Kurrë ndonjëherë në këta 6 vjet populli s’ka qenë kaq i tallur, i gënjyer, i shpronësuar e i rrezikuar për t’u përdorur në lojëra politike.
E megjithatë, këta 6 vjet ishin një mësim i madh për shqiptarët.
Përvoja e fituar u tregoi atyre se e vetmja rrugë që duhet të bëjnë është demokracia, është konsolidimi i institucioneve të saj dhe jo kthimi te komunizmi. A iu bë thënë “kurrë më” komunizmit dhe do t’i thonë “mjaft më” çdo totalitarizmi dhe autoritarie që do të përpiqet sadopak dhe do të shkelë ëndrrën e bukur të një jete të lirë.
Ndaj 20 shkurti është një monument, një monument i gjallë dhe jo një relike e futur në muze.
Diplomatët amerikanë vizituan dje Genci Cobanin
Dje në orën 15 e 30 në shtëpinë e gazetarit Genci Cobani erdhën për vizitë përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane.
Sekretarja Politike, Lin Gurian dhe Përfaqësuesi i Shtypit i kësaj Ambasade, Carls Uollsh u interesuan dje me detaje për atentatin e ndodhur të shtunën ndaj sekretarit të Kolegjiumit të gazetës “Republika”, Genci Cobani.
Më tej f. 3
Piramidën e komunizmit e shembi antikomunizmi shqiptar
Foto: A. Babani
Piramidën e komunizmit e shembi antikomunizmi shqiptar — Foto: A. Babani
Ku shkel Presi-denti shpallen zona të lira 2
Gjynushi, WC-ja dhe gradate baballarëve 3
Militantët, njerëzit me xhupa të zinj... 5
Federata pret, ministria s’flet 7
20 shkurt - 6 vjet pas
Kurrë më komunizmit!
Mjaft çdo totalitarizmi!
Gjashtë vjet më parë, më 20 shkurt 1991, shqiptarët, të bashkuar si rrallëherë, rrëzuan statujën e Enver Hoxhës, simbolit të komunizmit në Shqipëri. 20 shkurti mbeti në histori si dita e rrëzimit të sistemit totalitar dhe vendosjes
Gazeta “REPUBLIKA”, Krua “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90