01/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 mars 1997

Jugu, Veriu, shkropi i gomës dhe Qeveria e PD

Vlora, Tirana, Fieri, Lushnja, Gjirokastra, Elbasani... janë qytete në vlim. Konflikti mes qytetarëve dhe shtetit në këto qytete ra arritur shpesh kulme të paimagjinueshme. Flitet se shteti për të përballuar zemëratën popullore po rekruton me pagesë mercenarë nga zona më të qeta të Shqipërisë. Mercenarët po akuzohen përditë (jo vetëm në shtyp) për ushtrim dhune ndaj demonstruesve, gazetarëve, studentëve dhe adoleshentëve 15-18 vjeçarë. Mercenarët flitet se në përgjithësi vijnë nga zona të thella të Veriut, të cilat turmat i mendojnë të lidhura me Presidentin e vendit. Kronikat e ardhura nga Jugu flasin për zona krejtësisht të lira nga policia e segmentet e shtetit, të cilat janë shumë të përoru- preokupuara të ushtrojnë dhunë në Tiranë e gjetkë. Vlora në reportazhet e kronistëve të ndryshëm është përshkruar si qyteti më i lirë i botës, pa regjimin e Berishës në këmbë, pa asnjë lloj zyre pushteti të hapur, pa organe Rendi në funksionim. Vlora është në duart e njerëzve, të cilët janë të armatosur gjer në dhëmbë për të bërë rezistencë ndonjë tentative të shtetit për të shtënë qytetin në dorë. Vlora është kështu në prag të një konflikti civil evident. Ajo i ngjan Bastijës së rënë në duart e revolucionit, e komanduar nga ligjet e revolucionit. Breshëri armësh, hajni, larje hesapesh është panorama tjetër e Vlorës. Ndërkohë, mëria popullore e zonave të Jugut ka filluar të drejtohet ndaj një zone të specifikuar të Shqipërisë, atë të Veriut, aq më beqakoma të vendlindjes së Presidentit Berisha. Në fakt, nuk janë për t’u bërë më shumë faj njerëzit e zemëruar nga humbjet e njëpasnjëshme. Invazioni i pakontrolluar i qytetarëve të varfër të kësaj zone, pushtimi i tyre në përgjithësi në organet e dhunës shtetërore, militantizmi i PD, janë disa nga arsyet që kanë mbjellë këtë lloj fryme në Shqipëri. Shqiptarët kanë filluar pas pak kohësh të pyesin se nga na je. Disa lloj ndërlidhjesh kanë filluar të ngjallin alergji, falë kjo një politike keqdashëse të “bretit” të shtetit. Shqiptarët, si në kohët më të errëta të historisë së tyre, kanë filluar të ndahen në Veri e Jug. Atë që nukh e arriti me pa mund qeverisja budallaqe e PD. Harrësjinca[?] që bëjo lloj qeverisjeje po i bën Vlorës, thuase është dëbuar kurrsesi, rrezikon krijimin e ca zonave autonome, të cilat pavarësisht nga dialekti që përdorin janë pjesë të shëputura Shqipërie.

MEKSI PROVOKON VLOREN

Studentët e urisë: Të vdekur jemi. Mos e lini Qeverinë të na prekë! Zbulohet thesari i Bashkim Drizës. VEFA: "Do të shlyej jo mijë dollarëshat"

Do të japim jetën për fëmijët tanë

Vriteni frikën. Mos lini Meksin të na nxjerrë me forcë. 9 ditë grevë urie në Universitetin e Vlorës. 17 studentë kanë përfunduar në shtratet e spitalit, ndërkohë që dy të tjerë kurohen në sallën e urgjencës për shkak të braktisjes së shokët e tyre. Sipas njoftimeve nga Vlora gjendja e të ngujuarve në javën e dytë të mungesës së ushqimit dhe lëngjeve po shkon drejt përkeqësimit fatal. Ekipi mjekësor pranë studentëve të ngujuar ka dhënë herë pas here alarmin për braktisje të grevës, pasi shëndeti i grevistëve po shkon drejt një rreziku kritike. Studentët me zërat e dobësuar e të ngjirur nga mungesa e ushqimit dhe gjendja infektive kanë thënë se: “Nuk do të dalim pa u plotësuar kërkesat e shqiptarëve. Do të sakrifikohemi për Vlorën, për Shqipërinë. Vendimi është bërë i nevojës vendimmëria juaj.” F. 2

Xhupat Chang-Cheng trahín për bukën e gojës

Përsëri dhunë dje në Tiranë, vetëm pak metra larg Presidencës Studentë e gjimnazistë janë shpërndarë dje dhe dhunën e papërmbajtur për të demonstruar solidaritetin e tyre me grevistët në Vlorë. Studentët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës janë mbledhur dje paradite përpara godinës së Korpusit pas thirrjes së Këshillit Studentor të Protestës. Mijëra gjimnazistë kanë vërshuar rrugëve të kryeqytetit duke u nisur të kapur për krahu nga oborret e shkollave të tyre drejt sheshit përpara Korpusit Universitar. Gjimnazistët me thirrje “Vlora, Vlora”, “Dilni frika”, kanë parakaluar përpara godinave të fakulteteve, duke u futur me studentëve, të cilët kanë filluar mësimin të shtyrë nga gogoli “mungesë”. F. 2

Dje në Vlorë Foto: A. Babani Dje në Vlorë. Foto: A. Babani