Godo: Kushtetuta të lihet pas Zgjedhjeve të qershorit
F. 3
PD “rrjedh” përsëri
Arin në 40 lista e të distancuarve nga grupi i demokratëve
F. 5
Bosët e kolerës fajde rrinë fshehur
F. 5
Burgu i Tiranës pas eksodit të madh
F. 4
Jep dorëheqjen Komiteti i Shpëtimit Qytetar
Pajtimi i dinosaurëve
Qeveria e Pajtimit shpresa e vetme për ringritjen e Kombit
Shqiptarët pas kaq kohësh po mendojnë për të pajtohen. Pavarësisht se është e vështirë të gjendet me kë duhet bërë ky akt, është krijuar një Qeveri, e cila ka gjetur përkrahjen e të gjithëve.
Qeveria me emrin më të bukur në historinë e politikës shqiptare tashmë është një realitet i prekshëm qoftë në Vlorë apo Pukë. Pikat e nxehta në jug a veri me mënyrat e tyre kanë nisur të reagojnë për mbarë.
Turet e qeveritarëve brenda dhe jashtë vendit kanë pasur një efekt të madh në të gjitha shtresat e popullit, madje edhe tër ata që i ruatojnë rallashni-korovët pisqolla me ujë.
Vullneti i mirë që kanë shfaqur qytetarët shqiptarë ndaj kabinetit të Finos, jo gjithmonë është puqur me atë të politikanëve.
Brenda kabinetit Fino flitet hapur se ka kontradita dhe replika me tone të larta. Incidenti i Bushatit duket se i ka mprehur edhe një herë dhëmbët e kundërshtive.
Replikat janë spostuar nga dyert e Kryeministrisë drejt selive të partive. Kuptohet që si gjithmonë në krye të sherrit janë zërat e PD dhe PS.
Nga të dy dinosaurët e plakur shkëmbehen deklarata të hapura kërcënuese. Duket se në një farë mënyre të dyja palët janë penduar që janë ulur në të njëjtën tavolinë qeveritare.
Ndoshta duke patur një gjë të tillë parasysh, zëdhënësi Nikolas Bërns foli për një dalje tëndokujt nga kabineti i zotit Fino. Ende nuk dihet qartë se kush do ta ketë këtë fat, por këto ditë në shumë ambjente partiake është diskutuar mundësia e prishjes së ekuilibrit të Pajtimit.
Me këtë fjalën e fundit janë krijuar shumë fjalime tribunash. Pikërisht këtu qëndron çështja.
A duan dinosaurët të pajtohen?
Vullneti i tyre në këtë moment është për t'u marrë në konsideratë.
Nëse njerëzit nga ta presin buzëqeshje qoftë edhe kortezie, ata të paktën kaq gjë duhet ta marrin përsipër.
Të e fundit fushata elektorale nuk do të jetë shumë larg.
Atje mund të shahen sa të duan.
Gjykatat rikthehen në punë me antiplumb
Nga 500 gjyqtarët dhe 400 ndihmës gjyqtarët e vendit mësohet se është arrestuar vetëm ndihmës gjyqtarja Manushaqe Zhulalli, gruaja e ish-ministrit të mbrojtjes Safet Zhulalli.
Fage 2
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110, Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90