Vefa: 15 prill rifillon shpërndarja. Gati çekët. Në arkat e kreditit - para e valutë
Hajdin Sejdia do të mbushë gropën. Bosi shqiptar dhuron 50 mijë marka për të mbyturit e Otrantos
Vefa: 15 prill rifillon shpërndarja. Gati çekët. Në arkat e kreditit - para e valutë
Berisha duhet të flasë: Pse u dorëzua Ushtria
Hajdin Sejdia do të mbushë gropën. Bosi shqiptar dhuron 50 mijë marka për të mbyturit e Otrantos
Shqipëria ka nevojë për një agim të ri
Filloi Misioni “Alba”
Misioni “Alba” filloi. Trupat e shtatë vendeve europiane po vijnë në Shqipëri. Komuniteti ndërkombëtar si kurrë ndonjëherë më parë reagoi për të ndihmuar vendin tonë. Europa tregoi me vepra dhe jo me fjalë se e konsideron Shqipërinë si pjesë të pamohueshme të saj dhe s’është si të ndodhte ndryshe. Historia ka treguar se shpesh herë ndër shekuj shqiptarët ranë qenë në skalionin e parë të mbrojtjes së Europës. Si i tillë vendosmëri e Perëndimit për të ndihmuar Shqipërinë do të gjejë me siguri mirëkuptim dhe mirëpritjen e popullit shqiptar. Vendi i shqiponjave ra ditur t’i presë miqtë edhe në kushtet më të vështira të ekzistencës së vet. Ushtarët italianë dhe të vendeve të tjera të Europës do të gjejnë në Shqipëri një popull trim, fisnik e punëdashës e jo një xhungël të populluar nga njerëz të egër. Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me bandat e kriminelëve që po terrorizojnë popullin e tyre. Ata do të dinë ta pastrojnë nga vendi llumin që nxorri koha më tepër. Mbrojtja e ushtarëve të misionit “Alba” është një çështje nderi e dinjiteti për shqiptarët. Derdhja qoftë edhe një pikë gjaku nga trupat e tyre do të jetë turp kombëtar për ne.
Nisur nga kjo, Partia Republikane e konsideron të nevojshme bashkëqeverisimin me trupa shqiptare të misionit ndërkombëtar. Janë shqiptarët ata që duhet të ndëshen të parët me bandat e kriminelëve dhe moslej uar ose minimizuar rezikimin e trupave të “Al-bës”.
Populli shqiptar është i mirë në Italisë, BE, OSBE dhe Këshillit të Sigurimit të OKB që iu përgjigjën thirrjes së tij për ndihmë. Ai e di gjithashtu që Italia ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në sensibilizimin e Komunitetit ndërkombëtar për Shqipërinë. Nuk është hera e parë që Italia i gjendet në krah vendit tonë në momente të vështira. Operacioni “Pelikan” dhe misioni “Alba” janë tabet më të shkëlqyera që vërtetojnë ndjenjat e larta të miqësisë midis dy vendeve tona, të cilën nuk mund ta erësojnë ngjarje të veçanta.
Misioni humanitar në Shqipëri quhet “Alba”, pra “Agimi”. Është një emërtim për një iniciativë për ne. Sepse Shqipëria ka nevojë për një agim të ri. Një agim të vërtetë, pa urrejtje e dhunë, me dashuri e paqe. Një agim që të lindë vërtetë nga Perëndimi.
Italianët mbërrijnë në Shqipëri. Foto: A. Babani
Lezha në anarki
Komiteti i Shpëtimit pushton zyrën e Këshillit të rrethit
Kryetari Tonin Gjergji dhe deputeti Gjon Nika kanë emigruar përtej detit
ris mat dhe vrasjet vazhdojnë pa ndërprerje ditën dhe natën, duke terrorizuar banorët e qytetit dhe fshatrave përreth. Jashtë strukturave të pushtetit lokal ekziston një shtab i shpëtimit të qytetit i përbërë nga individë të cilët, jo vetëm nuk lejojnë asnjë forcë politike të marrë pjesë në të, por nuk pyet asnjë strukturë të pushtetit lokal dhe as tryezën e partive politike. Kryetari i rrethit Tonin Gjergji së bashku me deputetin Gjon Nika janë larguar jashtë vendit, ndërsa nënkryetari Ndoc Cjetja, i emëruar nga këshilli i rrethit për të kryer funksionet e kryetarit,
Kryetari Tonin Gjergji dhe deputeti Gjon Nika kanë emigruar përtej detit
nuk lejojnë të futet në zyrë, e cila përdoret tashmë nga shtabi i shpëtimit.
Ky shtab merr gjithmonë nisma të veçanta pasi kontakton me një deputet të PD-së që është komanduar në Lezhë.
Gjendje e rëndë në Përmet
Kryetari i PD-së pushon në Greqi
Qyteti i Përmetit vazhdon të jetë i tensionuar. Krismat e armëve nuk pushojnë gjatë gjithë natës ndërsa ditën janë të rralla. Tryeza e partive politike të rrethit funksionon megjithëse kryetari i PD-së së rrethit është larguar së bashku me familjen për në Greqi.
Udhëheqja e lartë uzurpoi totalisht PD F. 3
Reportazh në dyert e ekzycuratëve vizave për jashtë shtetit F. 5
50 fëmijë të vrarë, 100 të plagosur F. 5
Shqiparët, këto kavje gazetareske F. 6