Kriminelët që gëlojnë në Shqipëri konkurrojnë shtetin
F. 4
Shkatërrohet dhe grabitet gjysma e pasurisë së "Gjallicës"
F. 4
PD dhe PS në koalicion qeveritar pas zgjedhjeve
Bashkim Driza zhduket. "Silva" kthen depozitat dhe interesat në lekë e valutë
PD dhe PS në koalicion qeveritar pas zgjedhjeve
Berisha kryqëzohet nga servilët. Andreata kërcënon...
Fshatarët e politikës me një fije qytetarie
Zoti Vranicki u shpreh dje mjaft entuziast për frutet e vizitës së tij të fundit në Tiranë.
Zoti Vranicki arriti dje të paktën në mënyrë simbolike të detyronte liderët e partive më të mëdha shqiptare të shtrëngo-
[titulli i prerë] me një frymë qytetare
Zoti Vranicki u shpreh dje mjaft entuziast për frutet e vizitës së tij të fundit në Tiranë.
[Pjesa e sipërme e titullit është e prerë] me një frymë qytetare dhe më të mëdha shqiptare të shtrëngonin duart. Pajtimi simbolik i zotit Nano dhe Shehu përpara fotoreporterëve ndoshta do të ndikojë për zhvillime të mbara në politikën e ditës. Në fakt është sukses i madh që dy liderët primitive kanë lënë mënjanë inatet e tyre për të shprehur të paktën një grimcë qytetarie.
Në Shqipëri sido që të ndodhë katalizatorët mbeten pikërisht partitë që përfaqësojnë këta liderë të përçudnuar. Takimi i tyre nuk është i nivelit fantazmagorik, por të paktën vlen për të justifikuar armëtën e “Kalashnikovëve” që i ndjek nga pas.
Gjatë zhvillimeve të fundit në Shqipëri u kuptua se vullneti i mirë më tepër ekzistonte në partitë më të vogla. Këto parti të sulmuara tradicionalisht nga hijet e mëdha më në fund arritën të tregojnë se dinë të bëjnë diçka më shumë për këtë vend. Polarizimi i këtyre pak vjetëve pluralizëm erdhi në radhë të parë nga aksionet politike të gërdallave të mëdha. Ligji i zgjedhjeve gjithmonë i papërshtatshëm ka gjetur përsëri miratimin e dy kundërshtarëve klasikë. Me këtë ligj u arrit të minohej politika shqiptare, e cila nuk pati kurrë mundësinë të merrte cilësitë e një demokracie të vërtetë politike. Pikërisht, sepse munguan forcat e vogla, minore, të cilat mund të ishin njëfarë lubrifikanti i demokracisë fshatare shqiptare.
Sot shqiptarët kanë mundësi të shohin një Parlament tjetër, një politikë tjetër. Shtrëngimi i duarëve nga inaçinjtë e mëdhenj ndoshta nuk vlen më për ta. Në përkëmbjen e partive të ashtëquajtura të vogla në fakt nuk ka ndihmuar kënd deri më sot. Këto parti kanë shans që pas zgjedhjeve të tregojnë përmasa të tjera. Atëherë duhet diskutuar se kush duhet të shtrëngojë duart.
Gjithsesi zoti Nano me Shehun nuk janë bërë ende miq.
FINO: Kryeministër i ekuilibrit
Ekskluzive e Kryeministrit Fino për "Republikën"
Faqe 5