23/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 prill 1997

Berisha: Të minohet Ura e Mitolit

Sudja do të rikthejë paratë. FMN-ja çburgos bosët e fajdeve Berisha: Të minohet Ura e Mitolit Zhulali: Sheme Kosova kundërshtoi urdhërin. Presidenti e shkarkoi menjëherë. [Shkrim dore i palexueshëm] [Shkrim dore në faksimile, pjesërisht i palexueshëm.]

E Djathta nuk ka kohë për të humbur

Elektorati pret bashkimin dhe Platformën Bipolarizimi elektoral PD-PS, vazhdon të mbetet rreziku më i madh për strukturat e shtetit shqiptar dhe institu-

Elektorati pret bashkimin dhe Platformën

Bipolarizimi elektoral PD-PS, vazhdon të mbetet rreziku më i madh për strukturat e shtetit shqiptar dhe institucionet demokratike që synojnë të rikrijojnë në bazë të votës së elektoratit. dhe institucionet demokratike që synojnë të rikrijojnë në bazë të votës së elektoratit. Jo vetëm për atë se ky bipolarizim i ndikuar, si jo paherë, nga zhgënjimet e një qeverisjeje të paaftë, mund të çojë në karikaturën e parlamentit pluralist mesundimin e 70 apo 80% të një partie. “Të mirat” e këtyre raporteve kemi 6 vjet që po e shijojmë. E keqja më e madhe qëndron në atë se një praktikë e tillë do të lerë, siç edhe ra lënë jashtë ndikimit në politikën shqiptare, mendimin e djathtë politik dhe forcat që e përfaqësojnë atë. Tek e fundit, ky mendim nuk ka qenë potent në skenën politike dhe ekonomike së saj nuk mund të ngrihet dot më lart se një parti e qendrës së majtë, për më keq akoma me vetëpërcaktimin “e djathtë”, jo vetëm që nuk shpëtoi dot rënien e reputacionit të saj, por dëmtoi rëndë vizionin real të së djathtës reale. Në këtë mënyrë, lufta e vazhdueshme midis saj dhe socialistëve më shumë se debat alternativash ka qenë dhe mbetet një luftë e egër klanesh pushtetomanësh, që si çdo luftë brenda llojit është dhe më e egër se sa imagjinohet. Sidogoftë elektorati i djathtë në Shqipëri ekziston madje dhe lëviz. Interesimi për lëvizjet e Lekë Zogut, pritja e rikthimit të A. Ermenjit, etj. janë për të vëzhguar alternativat politike të PR-së etj., tregojnë qartë se elektorati i djathtë është më aktiv se sa vetë partitë e djathta në Shqipëri. Dhe po të mendosh rrjedhjet e mëdha që ka pësuar kontigjenti votues i PD-së drejt së djathtës, mund të bindesh se masa e këtij elektorati nuk është minorne dhe e pakonsiderueshme. E rëndësishme në këtë moment është që vetë partitë e djathta, madje më konkretisht, shtabet e tyre, të dinë të ngrihen mbi gërrmërret personale dhe shkaqet e vogla inatçore, që ndoshta çuan deri në shpërbërjen e LDSH-së dhe të arrijnë të bëhen forcë serioze dhe potente në raportet elektorale të parlamentit të ardhshëm shqiptar. Kështu që jo vetëm vizioni i së djathtës së poshtëruar padrejtësisht nga PD do të mund të rehabilitohet, por edhe Shqipëria të jetë e majta që e mban siguroi vetes edhe pas shembjes së regjimit komunist, duke potencuar në skenën e pushtetit, populizmin dhe falsitetin “e vizioneve 2000” dhe mirqënieve të shpjura, do t’i shkurohen mjaft këmbët dhe fuqia për të luftuar të djathtën dhe vlerat e saj. Për më tepër, përderisa flitet për një pajtim të gjerë kombëtar, nuk është keq të mendohet edhe për një bashkim real të të djathtëve në Shqipëri. Veçse jo mbi sherr e përçarje zonash elektorale, por mbi një platformë të hapur dhe të përpunuar me kujdes dhe konsensus të gjerë politik. Pas dy zhgënjimesh të mëdha, të djathtët zor se do të mund të kapërdinin një zhgënjim të tretë edhe më të keq se dy të parët, në qoftë se do të rezultonte nga ideja se e djathta është plakur dhe nuk di të organizohet.

Faksimile e shkrimit të S. Zhulalit, dërguar “Republikës”