Zhulali: Berisha hedh firmën vetëm për fitoret, dëshmitë ua lë të tjerëve.
Një e treta e popullsisë drejt varfërisë absolute. Qeveria nuk ka ç'të bëjë.
Fotografi e disa personave me veshje ushtarake. Nën fotografi ka shkrim dore, pjesërisht i palexueshëm: «1/me ...» [?] «...» [?] «... Sali ...» [?]
Të djathtët dhe kapriçot e vjetra
Pas refuzimit të ftesës së PD për aleancë parazgjedhore të djathtët e Shqipërisë janë mbledhur dje në një tryezë konsultuese.
Ky është hapi i parë pas hap kohësh që të djathtët bëjnë një tentativë, qoftë dhe minimale për të biseduar rreth rrugëtimit të një aleance të djathtë.
Kjo lloj teme nuk është më vetëm debat politikanësh, të cilët tentojnë të gjejnë modalitetet. Shumë nga votuesit e deridjeshëm të vendit duke parë krizën totale të PD janë në kërkim të një grupimi politik, të cilit duan t'i besojnë votën. Zbrastësia që lë PD nga pas, ka detyruar të mbledhë edhe një herë liderët kapriçozë të së djathtës, të cilët e kanë të vështirë të harrojnë histori të vjetra. Megjithatë, e përbashkëta e tyre është që ata kanë filluar të mendojnë për një aleancë të re. Kjo është nevojë e një elektorati të gjerë dhe e së ardhmes së Shqipërisë. Nëse këta lider vazhdojnë të rrinë të veçuar si zogjtë e korbit nuk është çudi që Parlamenti i pasqershorit të ngjajë kryekëput me atë të 26 majit, vetëm me një ndryshim që protagonistë do të jenë të majtët, ish-komunistët. Ky do të ishte falimenti i dytë kombëtar dhe kriza do të kërkonte përsëri kohë për t'u zgjidhur.
Ridimensionimi i së djathtës duhet të vijë mesë normalisht dhe aspak i forcuar. Gabimet e bëra në aleancat e mëparshme dhanë përfundime dështuese. Ta djathtët mendohen se diçka kanë mësuar nga kohët e vjetra, kur bënin politikë tribunash. Periudhat elektorale ngjallën tek ta ndjenja egoizmi, të cilat diktuan më pas në rezultatet e tyre jo shumë optimiste. Gjithsesi politika e asaj kohe zhvillohej në atmosferë tjetër. Ndërsa sot ata janë të detyruar të qetësojnë mendjet në bazë të nevojës që kanë njerëzit e thjeshtë që në gjuhën elektorale quhen votues.
Dje të djathtët treguan se nuk vuajnë të mbahen në këtë drejtim. Pavarësisht se nuk finalizuan asgjë dhe patën probleme themelore në qëndrime, ata kanë ende pak kohë të ulen në tryezë. Më vonë një gjë e tillë do të konsiderohej luks.
VETËM TE "REPUBLIKA" do të gjeni listën e plotë të kreditorëve që do të likuidojë VEFA më 24 Prill 1997.
F. 6
Ndalohen të bëhen deputetë ish ministra e Meksit.
Të hënën do të hapen 90% e shkollave F. 2
I ziu i Evropës
Mobutu: Nuk e bëj Zairenë Shqipëri F. 5
Cila ishte ajo mendje e sëmurë që krijoi projektin "Gazidede"?
Faqe 3
Njoftim
Agjencia detare “Shpresa” Durrës njofton se linja detare Durrës-Koper-Durrës kryen transportin e kamionëve, furgonëve e veturave me traget:
Nisja nga Koperi: E SHTUNË ora 22.00
Mbërritja në Durrës: E HËNË ora 8.00
Nisja nga Durrësi: E HËNË ora 12.00