25/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 prill 1997

Presidenti i Silvës: "Më kanë bërë tre atentate". Alimuçaj: "Do t’i shlyej klientët".

MEKSI përgjigjet Zhulalit

Sudja ndërton piramidë të re? Thërret në ndihmë ambasadën amerikane, atë britanike dhe FMN

Qeveria të pajtohet me Berishën

Tashmë që largdallohet qartë se përveç shëndetit të mirë personal që gëzon Kryeministri Fino, shëndeti i Qeverisë që ai kryeson është jashtëzakonisht

me Berishën

Tashmë që largdallohet qartë se përveç shëndetit të mirë personal që gëzon Kryeministri Fino, shëndeti i Qeverisë që ai kryeson është jashtëzakonisht preokupant. ai kryeson është jashtëzakonisht preokupant. Berisha në bashkëpunim me partitë politike të mbarsur nga situata tepër e rëndë mes shumë vështirësive pollën Qeverinë e Finos që pa mbushur ende një muaj e gjysëm, duke qenë akoma në shprëngëj, duan ta hedhin në kanalin e ujërave të zeza të politikës së ndyrë. Megjithëse, sevilet e Berishës e quajtën sursese të madh e lëshim tolerant, pa u tharë boja e nënshkrimeve të marrëveshjes filluan goditjet e stilit të tyre të njohur alias PPSH, ku nuk mund të dallosh as skrupuj, as kufij etikë e moralë. Ata me sa duket thellësisht të penduar për atë pak pushtet formal që lëshuan duan të kthehen në pikën e nisjes, duke luftuar haptas ose duke krijuar vakuum administrativ mes elementëve të Qeverisë që s’janë të vetët. Se si mund të punojë një qeveri pa pasur të drejtë të urdhërojë as rojet, këtë e dinë ata që e sajúan. Kjo sjellje tani mund të themi që nga ana e Pajtimit Kombëtar po drejtohet për pajtim me Berishën. Në dukje socialistët mendojnë se ndoshta mundohen në mënyra të fshehta të ndikojnë tek Fino për të ripëputur ndonjë copë në favor të tyre, por dy goditjet e fundit, e para, Agim Shehu e dyta, prefektët, e kanë çuar në gjendje “nock doën”-i Kryeministrin. Me të gjitha bateritë, si deklarata, shtyp, televizion, PD mbërron Shehun dhe ngre në qiell aktivitetin e ministrit të Brendshëm. Duket se Kryeministri tashmë nuk mund të komandojë më tryezën e Qeverisë po nuk mori aprovimin e të heshturit Belul. Zoti Fino duhet t’i kujtojë vetes dhe të tjerëve se u tregua burrë, bur mori në dorë të mbajë në shpatulla fatet e vendit, ndërkohë që ata që i bëjnë presion sot, fshiheshin vrimave. Rruga e nisur nuk mund të lihet në mes, aq më tepër kur Berisha e PD duan të komandjojnë shtetin nga Ministria e Brendshme, duke vënë “de facto” kryeministër Belulin dhe zëvendës Agimin.

Shkopinjtë ... e gomës të mbajnë në këmbë

Te "REPUBLIKA" do të gjeni listën e plotë të kreditorëve që likuidojë sot VEFA si dhe listën e SILVES Faqe 6

Njoftim

Agjencia detare “Shpresa” Durrës njofton se linja detare Durrës-Koper-Durrës kryen transportin e kamionëve, furgonëve e veturave me traget: Nisja nga Koperi: E SHTUNE ora 22.00 Mbërritja në Durrës: E HENE ora 8.00 Nisja nga Durrësi: E HENE ora 12.00

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90