Meksi: "Prokuroria dhe SHIK-u po shkatërrojnë shtetin. Kam një dosje konfidenciale. Kush të dojë, le ta shohë."
F. 5
Berisha: "Populli është budalla." Gazidede: "Meksi është përgjegjës për krizën."
Asnjë tolerim zjarrvënësve të Shqipërisë
Kufoma e PD rezikon të mo-
Kufoma e PD rezikon të mo-lepsë të Djathtën shqiptare
Tryeza e partive politike po kthehet në një mundim të vërtetë. PD po përdor të gjitha mjetet për të penguar konsensusin.
Disa ish-kryeministra, ish-sekretarë apo ish-bëshilltarë presidencialë kërkojnë të mo lepsin Shqipërinë me kufomat e tyre politike. Problemi i ligjit elektoral po e veçon gjithmonë e më shumë dhe po e izolon përfundimisht PD nga përgjegjësitë politike për të stabilizuar vendin dhe për ta çuar atë në zgjedhjet e qershorit. Intransigjenca e saj vërtetohet plotësisht qëllimin e fshehtë për të bllokuar politikën e Pajtimit Kombëtar. Inkriminimi që po i bën PD zonave të tëra të popullsisë dhe nxitja e dasisë kombëtare është vetëm pjesë e adubshme e politikës së saj të luftës dhe përçarjes. Demokratët nuk po arrijnë ta kuptojnë se politika e konfrontimit është politikë tashmë e dështuar dhe pa të ardhme jo vetëm për të, por për të gjitha ato forca politike që do të tentojnë ta vënë në zbatim.
Bllokimi që i bën PD elektoratit dhe iniciativave të tjera politike nuk e ndihmon atë për rikuperimin e institucioneve të saj. Përkundrazi! Ajo po çliro[n] nga iluzionet edhe ata individë apo forca politike që këto vite kanë qenë të afërta me të dhe që besojnë ende në rinovimin e saj. U takon forcave të djathta që të reagojnë ashpër dhe me dinjitet ndaj çdo hileje dhe forme hipokrizie të liderëve demokratë. Është detyrë e tyre që të inkurajojnë dhe të tërheqin pas vetes elektoratin idealist të zhgënjyer keqas përfundimisht nga PD. Kufoma e PD e shtrirë në hapësirat e saj rrezikon të mo-lepsë të gjithë të Djathtën shqiptare. Zjarrëvënësit e Shqipërisë nuk duhen lejuar t’i vënë zjarrin kësaj të djathte. Ajo duhet të bashkohet në një qëndrim unik dhe të kompromis ndaj të gjitha lodrave të rrezishme që ka bërë PD me Shqipërinë.
E Djathta shqiptare duhet të marrë në dorë iniciativën. Ajo është e vetmja forcë, që pa PD, mund të qëndrojë fort dhe me dinjitet përballë PS në një betejë të ndryshme politike. Dhe që ta realizojë këtë ajo duhet të llogarisë saktë veprimet dhe qëndrimet e saj. Ajo as nuk duhet të vegjetojë, as të filtrojë me PD. Ndryshe PD do të vazhdojë të ndezë cigaret në mjegullën përzhitur të Shqipërisë, zjarrin së cilës ia vuri ajo vetë.