01/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 maj 1997

Kamberi: "Në maj jap paratë." Dhjetë milionë marka në ndihmë të fajdeve.

Një gjeneral zbulon enigmen e dezertimit të Ushtrisë

Zhulali paditet në Prokurori. Gati provat Amerika i lë Sazanin në derë Berishës

Kur grindën dhe dashurohen elefantët

Dy partitë më inatçore të Shqipërisë dje u ulën në një tavolinë për të ndarë fatet e vendit. Pavarësisht se ato bënë vetëm një vrimë në ujë, politikanët e PD dhe PS mbetën të rënaqur që i humbën rohen sa mundën njëri-tjetrit. Madje, tejet optimistë ata premtuan se do t’i humbin rohen shoqi-shoqit në atë ardhmen e afërt. Opinioni shqiptar priste që pas romuzeve të rastit liderët e gardalave politike të tregonin dhe ndonjë histori për të qenë rreth fateve të Kombit. Por, nuk ndodhi kështu. Politikanët në fjalë vetëm sa u mbyllën plot dy orë në një sallë të Pallatit të Kongreseve dhe i tregonin njëri-tjetrit si papagaj të mrekullueshëm historitë e vjetra e të reja për Jugun, Veriun, zgjedhjet e ardhshme e ligjin elektoral. Takimi në fjalë, megjithëse u ndoq me mjaft interes nuk nxorri gjë në dritë. Ai duket kishte më tepër qëllim të qetësonte mendjet e nxehata të negociatorëve të rastit. PD e PS nuk është hera e parë që në momentet më interesante dhe të mprehta të politikës i shfaqin njëra-tjetrës afeksion të çuditshëm. Dy shakatë e litarit nuk e kanë të vështirë të puqen për të bërë propagandë, e cila gjithsesi mbetet propagandë. Historia e dashurisë mes gërdallave ngjan me historinë e elefantëve. Elefantët, kur zihen shkelin barin, ndërsa kur bëjnë dashuri shkatërrojnë gjithçka. Politika shqiptare në mënyrë të papritur i është rikthyer polarizimit. Shqiptarët janë përsëri të detyruar të presin nga bisedimet e ekstremeve të politikës së tyre. Në fakt ishin këto ekstreme që e çuan këtë vend në krizë e më pas nuk kishin fuqi ta nxirrnin jashtë.

Godo i dorëzon Pjetrit deputetët

Kryesisë së Kuvendit Popullor Partia Republikane nuk njeh si deputetë të saj në Kuvendin Popullor z.z Gjon Markagjoni dhe Isa Sinani. Kryesia e Partisë Republikane ka tërhequr vëmendjen zotërinjve të përmendur për qëndrimin e tyre ekuivok dhe në shërbim të një partie tjetër me rastin e zgjedhjeve lokale të tetorit të kaluar dhe në raste të tjera. Këta zotërinj shkelën hapatas vendimin e Këshillit Kombëtar për të qenë Kuvendin me miratimin e listë të gjendjes së jashtëzakonshme. Është fakt që qëndrimi i tyre shkoi në drejtim të kundërt me atë të PR edhe në ngjarjet që pasuan. Partia Republikane nuk u heq të drejtën deputetëve të vet të votojnë sipas bindjeve të tyre, por PR s’mund të pajtohet me qëndrime të kundërta të deputetëve që e përfaqësojnë kur është fjala për vendime përcaktuese të politikës së saj. Lutem të dispononi përkatësisht sipas rregullores së Kuvendit. Me respekt: Kryetari i PR Sabri Godo

Nga dita e sotme "Republika" edhe në Greqi

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë