09/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 maj 1997

4 mijë marinsa amerikanë në Shqipëri

Berisha takohet me të vdekurit. Kur vjen Vranicki, buçasin armët.

PD tenton të thyejë vetminë

Kush përcan të Djathtën shton kaosin politik në Shqipëri PD u mundua të realizonte një manovër djathtas, por do të jetë e vështirë t’ia dalë mbanë dhe ta konkretizojë. Nuk mbulohet dielli me shoshë, PD i ra borxh se djathtës dhe vend nuk ka për të në formacionin e bashkuar të së djathtës. Me brengosjen ajo deshi që të thërret në manarë [?]

[titulli i prerë] ton kaoshi politik në Shqipëri

PD u mundua të realizonte një manovër djathtas, por do të jetë e vështirë t’ia dalë mbanë dhe ta konkretizojë. [titulli i prerë] ton kaoshi ra borxhe së bashkuar të së djathtës. Me kryeneçësi ajo deshi që t’i kthente në manarë partitë e vogla me programe dhe elektorat të djathtë. Nëse liderët që udhëheqin të djathtën do të vrapojnë përsëri pas hijes se PD ata do ta komprometojnë veten me fajet e Partisë Demokratike, do të mbajnë përgjegjësi për batërthunën shqiptare, do t’u duhet që të thërrasin bashkë me PD: Poshtë Amerika! Nga ana tjetër elektorati i djathtë, po të ndodhte kjo do ta humbte besimin te liderët e vet. Partitë që u ulën në tryezë me PD, partitë e shpresave të humbura dhe vizioneve të mjegulluara, të mos harrojnë se partia shtet i thirri në këtë tryezë për garniturë. Ajo, nëse do të mohojë totalisht po iu prekën interesat. A nuk bëri kështu me të djathtët brenda saj? Deri dje i përdorte ata si lëndë për ta quajtur veten të djathtë, ndërsa ata guxuan të fusnin partinë e Berishës në shinat e demokracisë, u etiketuan si ruisling. Partia Demokratike po mundohet të manovrojë djathtas, por klima ku kryen manovrën është tepër e ftohtë. Ata që ishin ulur në tavolinë (për t’i thënë Vranickit nuk jam vetëm) dukeshin se e ndienin veten mbi gjëmba. Ndoshta ishin ftohtë dhe ata, ndoshta u vinte ligsht nga elektorati që qëndronte larg ekranit, ndoshta u kujtoheshin deklaratat e paparal ditësh se: Nuk bëjmë aleancë me PD, ndoshta ... Po përse iu desh ajo tavolinë e paralajmëruar në mëngjesin e një dite me parë në faqet e gazetës së pavarur të Presidentit? Arsyet janë disa, por më të lexueshmet duket se mund të jenë dy. Së pari, për të krijuar një imazh të ri përpara elektoratit të tronditur dhe përpara forumeve ndërkombëtare, ku nuk i besojnë më përrallat që tregon gjyshja PD. Me çdo kusht PD i duhet të thyejë vetminë që e bëri joformëtsinë e vet. Por në përpjekjet e saj për të vrarë vetminë nuk është vështirë të dallosh edhe dëshirën e saj për të përçarë aleancat e të djathtëve. Ky është pozicioni më i keq që mund të zinte kjo parti e inatosur më veten dhe të tjerët. Së dyti, Partia Demokratike i thirri partitë e djathta në tryezë me mendimin që të sigurojë dalje në zgjedhje me një front ku t’i marrë ujë lopata nga çdo anë. Por tani është tepër vonë. Shqiptarët janë zgjuar dhe kredibiliteti i PD ka rënë. Koalicioneve më bëte parti u ka dalë kallai prej kohësh. Ajo i ka përdorur koalicionet si fasadë dhe i ka joshur aleatët e vegjël me premtime boshe pastaj u ka dhënë thërrime duke vuajtur nga një grykësi e pambartur. Më tej f. 3

Gjenerali me katër vje, Agim Shehu, akuzon Kryeministrin Fino

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar dhe hetimin gjyqësor në lidhje me konfliktin e hapur juridikisht mes Kryeministrit Fino dhe gjeneralit me kater vje, zëvendësministrit të Brendshëm, Agim Shehu. Vendimi sipas kryetarit të kësaj Gjykate do të jepet brenda dy javësh. Pas dhënies së vendimit të parë gjyqësor kundër institucionit të Presidentit, Gjykata Kushtetuese është në prag të një vendimi gjyqësor që do të vërë në diskutim një dekret presiden-cial. Nëse Qeveria e shkarkoi gjeneralin me katër vje, Agim Shehu, Presidenti i Republikës e mbrojti atë duke mos pranuar një shkarkim të tillë. F. 2

Vranicki takon kryengritësit e PD

Llogaria e së Djathtës dhe inatet e vjetra

Me tej f. 2

Grabiten dy gra

Në harkun e 24 orëve në qytetin e Fierit janë grabitur dy nena, të cilat kanë pasur të përbashkët faktin se mbanin në momentin e grabitjes fëmijën prej dore. Më tej f. 3

Vranicki i jep gazet Finos Foto: A. Babani Vranicki i jep gazet Finos. Foto: A. Babani

Nesër në "Republika" do të lexoni: Safet Zhulali: "Berisha do të zgjatet drejt Amerikës si dhelpra drejt rrushve"

Nesër në "Republika" do të lexoni: Safet Zhulali: "Berisha do të zgjatet drejt Amerikës si dhelpra drejt rrushve"

VEFA dhe "Silva" likuidojnë sot

F. 5, 6