10/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 maj 1997

Berisha do të zgjatet drejt Amerikës si dhe lëpra drejt rrushve

UDB dhe MAFIA lozin me SHIK-un

Të Djathtën s’e lidh asgjë me prasin e Shehut dhe me sallamin hungarez të Pollos

Propozimi i Berishës shoqërohet me bomba

Dje në orët e para të mëngjesit një bombë shpërtheu në muret e fondacionit prestigjioz “Soros”. Po dje në orët e mesditës një telefonatë anonime njoftoi në Ministrinë e Drejtësisë se ishte vendosur një bombë në ambientet e saj. Policia që krijoi një kordon të hekurt dhe evakuoi personelin e Ministrisë, pas shumë rrëmujash arriti në përfundimin se alarmi ishte fals. Ministria e Drejtësisë është e përqendruar në të njëjtën godinë me zyrat e kryesisë së Parlamentit, Gjykatës Kushtetuese, Kontrollit të Shtetit, Ministrisë së Kulturës, AKP. Vetëm tre ditë më parë një bombë shpërtheu në mes të qytetit të Vlorës në një nga pusetat e ujërave të zeza në qendër të qytetit. Nuk pati të plagosur apo të vrarë, por vetëm dëme materiale. në gjimnazin “Qemal Stafa” të Tiranës u dha alarm pa fols për bombë. Për pasojë nxënësit shkojnë në shkollë me librat në qese celofoni që të tregojnë se ç’marrin me vete. Një histori e tillë patën mundësinë të shijojnë edhe studentët e Fakultetit Juridik. Historia e bombave terroriste ka një përhapje të tillë sa shumë nga personat që lajmërohen për vënie bombe nuk e marrin më seriozisht alarmin. Kjo nuk do të thotë aspak se njerëzit po ambientohen me një “shaka” të tillë, por se, si çdo gjë e tmerrshme në Shqipëri, edhe kjo histori e bombave po bëhet normale. Dikush ka menduar të hapë panik. Kjo është më se e dukshme dhe nuk ka nevojë për shumë mend. Pikërisht, në kohën kur zoti Vranicki bënte takime në Hotel Rogner, dikujt i hipën në kokë të bëjë një telefonatë për bombë në Ministrinë e Drejtësisë, e cila praktikisht është para Hotel Rognerit. Dhe, mediatori iu propozua nga zoti Berisha ta inspektonte vetë Jugun dhe gjithë Shqipërinë për të arritur në përfundimin në mund të bëhen zgjedhjet në këto kushte dhe kur. Pikërisht aty ku mund të shohin sytë e zotit Vranicki, pra Tiranë e Vlorë, ka histori me bomba. Dikush po mundohet t’i prishë planet dhe imazhin bindës zotit President. Alarmi i bombave nuk drejtohet në fakt në adresë të shqiptarëve. Shumë kanë vdekur prej tyre këto kohë edhe pa bomba. Ai i drejtohet Evropës që ngulmon për zgjedhjet e qershorit. Qëllimi i tyre është i lexueshëm. Zgjedhjet nuk mund të bëhen me bomba nëpër këmbë. Pra, nuk janë vetëm komitetet, por edhe bombat. Kë do akuzojë PD, zoti President, Parlamenti dhe ministrat e PD tani. Natyrisht ekstremistët e komiteteve që kanë gjetur fushë veprimi edhe në Tiranë. Të tjerët që janë më të ftohtë ndaj komiteteve heshtin dhe hedhin zaret në do të ketë bombë sot.

Vraniçki ikën, PD tërheq litari

LIGJI ELEKTORAL

Njoftim

Njoftohen të gjitha Degët e PRSH që brenda datës 15 maj 1997 t’i kthejnë përgjigje kërkesës së Selisë Qendrore për përcaktimin e kandidaturave çdo rreth. KRYESIA

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë.