11/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 maj 1997

Sot Vlora vendos për komitetet

Godo: Vranicki të jetë koordinator. PD refuzon. SHIK-u shkakton incidentet në Jug. Disponohen prova. Godo: Vranicki të jetë koordinator. PD refuzon. Sot Vlora vendos për komitetet SHIK-u shkakton incidentet në Jug. Disponohen prova.

E Djathta nuk ka kohë për të humbur

Dita e zgjedhjeve, 29 Qershori, është në prag, nd- ërhohë që rroturimi i së Djathtës së Bashkuar Sh- qiptare është akoma në hapat e para. Ecjaketa liderëve të formacioneve të djathta po përcaktojnë bazat mbi të cilën do të ngrihet aleanca e re. Ndryshe nga PS dhe PD, të cilat sundojnë mbi aleatët e tyre, e Djathta Shqiptare ka për qëllim të grupojë partitë e këtij spektri në një formacion modern ku të gjithë të jenë të barabartë dhe ku të bëhet një platformë të përbashkët politike, e cila, të mos cenojë mëvetësinë e programeve partiake. Para të Djathtës së Bashkuar qëndrojnë një sërë problemesh për t'u kapërcyer. Së pari ligji elektoral. Dihet publikisht se ishte ligji elektoral i zgjedhjeve të 26 majit shkaktari kryesor që hodhi në erë Lidhjen e Djathtë Shqiptare. Për këtë arsye, forcat e djathta po mbajnë qëndrimin në njëjtë për ndryshimin e ligjit ekzistues elektoral. Strategjia elektorale e së Djathtës mund të përcaktohet plotësisht, vetëm pasi të aprovohet ligji elektoral. Një problem tjetër për të djathtën është qëndrimi diversionist e përçarës i PD. Meraku i PD dhe përpjekjet e saj janë konsistuar në mos lejimin e një të djathte të bashkuar. Një e djathtë e tillë pa PD do të shihej me besim nga elektorati shqiptar si një shpresë dhe alternativë e re qeverisëse, çka do të ishte kërcënim për qeverisjen autarkike të PD. Lufta e PD kundër së Djathtës ka qenë e vazhdueshme, por goditjen më të madhe ajo e dha me ligjin e 26 majit, i cili bllokoi daljen e LDSH me kandidatët të përbashkët. Veprimet e fundit të PD që po tërheq pas vetes PLL dhe ndonjë parti tjetër, s'janë veç përpjekje të qëllimshme, por edhe të dështuara për të fragmentarizuar të Djathtën Shqiptare. Legalistët duhet të kujtohen se kredibilitetin idees së tyre të Referendumit për formën e qeverisjes ia dha PR dhe partitë e tjera të LDSH me Platformën e përbashkët prej 14 pikash. Legalistët duhet të kujtojnë gjithashtu se PR u vunë zjarin e kryengritur të sulmeve të kundërshtarëve të saj politik PS, PD dhe disa partive të tjera duke u akuzuar prej tyre për tradhëti të idealeve republikane. Legalistët duhet ta dinë mirë se PD dhe PS e kanë kundërshtuar me forcë idenë e referendumit, ndërsa tani kanë marrë flamurin e realizimit të tij. Gjithsesi, PR dhe partitë e tjera të djathta janë të vendosura të formojnë një formacion të së djathtës për të dalë të bashkuar në zgjedhje, pavarësisht nëse i pëlqen ose nuk i pëlqen PD apo ndonjë sateliti të saj. E rëndësishme është të shpejtohen hapat dhe të lihet mënjanë ndonjë kontraditë e vogël. Sepse vetëm e bashkuara e Djathta mund të hyjë në betejë me fuqi të plota për të përballuar siç duhet PS, PD dhe lakejtë e tyre.

Klienti vret pronarin e “Admiralt”

Luftë në një nga lokalet më luksoze të Tiranës Viktimë e plumbave bie pronari i sallës moderne të pokerit me emrin “Admiral” në bulevardin e madh të kryeqytetit, 29 vjeçari Artur Mulletti. Krimi ka lindur si pasojë e dëshpërimit të një klienti të lokalit për humbjen e një sasie të konsiderueshme parash në lojrat elektronike. Klienti vrasës është grindur në fillim me punonjësit e shërbimit dhe kur pronari ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen ka gjetur vdekjen. Klienti ka qenë i armatosur me pistoletë dhe ka qëlluar dy herë mbi të duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Vrasja e 29 vjeçarit është e treta që bëhet në dy muajt e fundit ndonjërare të lokaleve luksoze të Tiranës. Para një muaji viktimë e plumbave anonime u bë pronari i restorantit “Lirza” 27 vjeçari, Artur Greri. Për motive të dobta u vra dhe Gëzim Isufi, një tjetër pronar lokali.

PD-së i vjen Topi

Ndërron kreu i kryeqytetit Partia Demokratike, dega e Tiranës, ndërron kreun. Burime nga PD bëjnë të ditur se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, deri dje edhe kryetar i PD së Tiranës, do të zëvendësohet këto ditë nga Bamir Topi, ish-ministër i Bujqësisë së Qeverisë Meksi 2. Krahas Topit kandidaturë serioze për degën e PD së kryeqytetit ka qenë edhe Rexhep Karapici, por për shkak të funksioneve të tij në komisionin parlamentar të Rendit e SHIK-ut, ai nuk është vlerësuar si më i përshtatshmi. Kurse, për Topin opinionet kanë qenë më optimiste. Topi, i cili flitet se ka refuzuar për një kohë të gjatë, ka qenë gjithashtu mik i ngushtë i Brojkës, ndaj kandidatura e tij është pritur mirë edhe nga pjesa me e re në PD. F. SH.

Andreata, Forlani në Tiranë Foto: A. Babani Andreata, Forlani në Tiranë. Foto: A. Babani

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 4... 0 90 Nr. Llog. 986 /110, Banka Tregtare Tiranë