Presidenti kërkon votat e spiunëve. Komitetet: Mosshpërndarja favorizon lojën e Berishës.
Driza në telefonin e "Republikës": "Nuk jam unë mashtruesi." Kamberi: "Sigurova kredinë."
Berisha innatos shqiptarët
Zgjedhjet do t’i fitojë PD
Ollbrajt: Mos luani me zgjedhjet
Zgjedhjet do t’i fitojë PD Ollbrajt: Mos luani me zgjedhjet Zgjedhjet mbaruan. Rezultati dihet. Berisha e ka vendosur: Fitorja është e PD. Ky ishte thelbi i konferencës për shtyp, e paralajmëruar si shumë e rëndësishme (se presidenti pask[a] dhënë dhe konferenca të parëndësishme). Pra vendimi qenka i formës së prerë; Fitorja e qeshorit do të jetë më e thellë se 26 Majit. Sipas logjikës i mbetet që në këto zgjedhje partia e Presidentit t’i rrembejë votat 100%. PD-ja me një deklaratë rrufe përgënjeshtroi brrëm- dje përgenjështron kryeministrin Fino, i cili paska shtrembëruar realitetin politik shqiptar në Amerikë. Po dje, PD-ja shpalli manovrën për paraqitjen në parlament të ligjit elektoral të ’96-ës. Kjo manovër shek treyzën, harron kontratën dhe çon ujë tek deklarata e Berishës për fitoren e thellë. Po si do ta sigurojë Partia Demokratike rezultatin e paravendosur nga Berisha? Presidenti, si gjithmonë nuk i rrëfen letrat. Ai luan nën tryezë, dhe sekretet mundohet t’i ruajë me fanatizëm duke mos u besuar edhe bashkëpunëtorëve më të afërt. Në një farë mënyre deklarata kapriçoze e Presidentit i nervozon shqiptarët. Ai përmes deklaratës së fitores është vendosur urdhëta shqiptarëve: Kot shkoni në kutitë e votimit. Fitoren e vendos unë. Procesverbalet do t’i firmos unë, pasi të kemi numëruar fletët e votimit, siç di unë. Po sipas Presidentit paska dhe konfirmime të besuara prestigjoze, që paskan parathënë fitoren e thellë. Tamam siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara kur një fondacion me një emër të nderuar e komprometoi emrin e vet duke vendosur rezultatin e zgjedhjeve 6 orë përpara se të mbylleshin kutitë e votimit. Fatkeqësia e partisë së Presidentit, qëndron në faktin se nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga tragjedia ku e futi popullin shqiptar. Po të bashkosh zhvillimin e punimeve të parlamentit me konferencën e shtypit të Presidentit, nuk e ke të vështirë të nxjerrësh konkluzionin e mësipërm. Asnjë lloj pendese nuk vihet re për dhimbjen e jetëve të humbura, për shtëpitë e djegura, për rrënimin ekonomik, për batërinë që u mblodh në Shqipëri. Presidenti thotë se rebelim e organizoi e majta, buhur, po përse shteti që udhëhiqte Presidentin nuk mori në mbrojtje shtetasit e vet? Pse nuk thotë një fjalë për përgjegjësitë e Partisë së tij dhe të vetat personale Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Përse nuk ka një prononcim për armatosjen e militantëve të PD me urdhër të vetë Presidentit? Ndoshta Berisha e pati rastin ta përgenjështronte lajmin po të ishte i vërtetë, çuditërisht nuk e bëri as në konferencën e shtypit kur pyetja iu bë drejt për drejt. Ai po i mëshon shumë meritës që paska për zgjedhjen me mjetet politike të krizës, po nuk thotë asgjë se dështoi në zgjedhjen ushtarake. Ishte iniciuesi i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe i shtypjes së rebelimit me dhunë. Këto dhe të tjera probleme mbartin përgjegjësitë e Berishës dhe të Partisë Demokratike, e cila paska vendosur që të fitoha thellë në zgjedhjet parlamentare. Me tej f. 3
ME NE FITOJNË TË GJITHË!
Amerikanët shkrujnë ndihmat për Shqipërinë
F. 6
DEKLARATË
Në cilësinë e Kryetarit të Partisë Republikane dhe deputetit të Kuvendit Popullor deklaroj sa më poshtë:
Partia Republikane është dakord me konsensusin e 9 partive për të paraqitur në Parlament Projekt-Ligjin e Zgjedhjeve të propozuar nga Qeveria.
Jemi kundër çdo lloj manovrimi politik që bie ndesh me konsensusin e kontratës së 9 majit të negociuar nga zoti Vranicki dhe specialistëve të ODIHR.
Deklarojmë se nuk marrim pjesë në zgjedhje n.q.s. nga mazhoranca e Partisë Demokratike miratohet në mënyrë arbitrare ligji, siç u propo- p[?]zua në seancën e paradites.
Me qenë se për arsye shëndetësore nuk mund të jemi pran[?]shëm në Parlament, kërkoj leximin e kësaj deklarate në seancën parlamentare.
Kryetari i Partisë Republikane
Sabri Godo
Viktima më e sigurtë në morg se në
REPUBLIKA SHQIPTARE 1991
e sigurtë në morg se në varr
F. 2
Partitë kërcënojnë bojkotin e zgjedhjeve F. 3
Socialistët mbledhin të majtët F. 3