16/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 maj 1997

Progonati kërkon Blerim Çelën për t’i kthyer 500 pushkët e zbritura me helikopter

6 Milionë dollarë për arratisjen e presidentit

Vranicki: Konsensus, ose Evropa ju lë vetëm Nga takimi i djeshëm Vranickit me kryeministrin Fino Foto: A. Babani

Fundi i spirales së qeverisjes komuniste

E Djathta e vërtetë- e vetmja shpresë për Shqipërinë Diversioni i Berishës ndaj PR - taktikë e kohëve të shkuara Spirala e qeverisjes së komunistëve në Shqipëri mbaroi. Partia Demokratike pushtetin e trashëguar nga Ramiz Alia duhet ta dorëzojë tek e Djathta e vërtetë. Ky vend nuk mund të qeveriset më nga komunistët e tipit të vjetër, cetnik, as nga neokomunistët që kanë

Na urdhëruan të hapnim depot për militantët e PD. Kemi dhënë 400

Divizioni i Gjirokastrës:

- taktikë e kohëve të shkuara

Spirala e qeverisjes së komunistëve në Shqipëri mbaroi. - vend nuk mund të qeveriset më as nga komunistët e tipit të vjetër çetnik, as nga neokomunistët që kanë veshur qyrkun e demokracisë. Shkurt: Spirala e mbretërimit komunist duhet të mbyllet. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur. Më kot komunisti Berisha këmbëngul se partia e tij është qendra e demokracisë së kulluar. Sloganet antikomuniste dhe mentalitetet komuniste nuk i duhen Shqipërisë së rraskapitur. Çfarë fitoi Shqipëria nën udhëheqjen e Berishës? Kaos, kthim mbrapa, përçarje dhe izolim ndërkombëtar. Tur-ravrapi i Berishës dhe i klaneve të tij duhet të ndalet sa s’është vonë. Duke e konsideruar të përfunduar dhe tepër të dëmshëm pushtetin e neokomunistëve të udhëhequr nga Berisha, e Djathta reale shqiptare është e mira që t’ia djegë në dorë “Kartën e së Djathtës”, që po mundohet ta luajë Presidenti. Marionetat që ka mbledhur rreth vetes do të mbajnë përgjegjësi përballë kombit dhe elektoratit të Djathtë për tradhtinë që gat uan dhe flirtin me Berishën. Siç duket tek ata ka zënë vend deviza e Presidentit: Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë. Partia e mbretit e përfaqësuar nga Guro Durollari, me lëvizjen që bëri jo vetëm ofendoi monarkistët, por hodhi baltë dhe në aspiratat e së Djathtës për të nxjerrë Shqipërinë nga kaosi me një program të djathtë. Jo vetëm kaq, por Durollari komprometoi edhe mbretin Leka. Kompromisi i PLL me partinë e Berishës i bën shqiptarët të dyshojnë se Lekën e pask a ftuar Berisha për këtë arsye. E para, të spostojë vëmendjen nga përgjegjësitë e veta, dhe, e dyta, t’i vjedhë elektoratin bërthamor që shoqëronte lartmadhërinë në kujtesën nëpër Shqipëri. Kryetari i PLL harron se ende nuk është tharë boja e firmës që ka hedhur për përkrahjen e ligjit proporcional. Tani ai ka zgjedhur një rol paksa mënjanë tepër pohon: Një kryetar partie nuk është kompetent për ligjin dhe se kjo u takoka juristëve. Nga ana tjetër, lideri monarkist harron se përpara se të merrte lejen e Berishës për referendum, ishin aleatët e së Djathtës ata që e kishin përkrahur. Në vatnën e Berishës është futur edhe “i djathti” Laço. Duket se ai ka qenë përherë i pranishëm në aneksin e Berishës. Megjithatë le ta gëzojë partia e Presidentit të djathtën e së majtës! Më tej, f. 3

PD. Kemi dhënë 400 pushkë për ta.

F. 5

Zgjedhjet afrohen, alarmet shtohen

Katër alarme të rreme bombe, një shpërthim dhe një sulm me gaz në një shkollë fëmijësh që nga 7 maji vetëm në kryeqytet. Dhe në mendjet e coroditura nga alarmet dhe shpërthimet qarkullojnë edhe thashethemet e përhapura, të cilat flasin madje disa herë edhe me data precize, në kryeqytet e rrethe, për marrje shkollash peng dhe dhunime fëmijësh. Lojëra kalamajsh apo dikush dëshiron që të mbërrijë në një pikë ku shqiptarët të preferojnë më mirë të mbyllen brenda shtëpive të tyre dhe të lutengë së paku aty të mos hidhen në erë? Më tej, f. 2

Nga takimi i djeshëm Vranickit me kryeministrin Fino. Foto: A. Babani

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë