Si dështoi plani i sulmit mbi Jugun. SHIK: Kishim urdhër të arrestonim ushtarakët.
Rrapush Xhaferri në peripeticë e arratisjes: "Shteti më urdhëroi të krijoj fondacionin"
Piramida e Berishës duhet t’i bëjë borxhin së Djathtës
Ditët e fundit një personalitet politik i huaj kur e pyetën për problemet aktuale në Shqipëri u përgjigj se ky është rezultat i pesëdhjetë vjetëve diktaturë komuniste.
Nuk e kuptojmë shumë të qartë nëse zotëria i huaj e kishte fjalën vetëm për kohën e E. Hoxhës apo edhe më pas përsa i përket ushtrimit të diktaturës, por fajet në të gjitha rastet ia vuri komunizmit. Ky konkluzion nuk është ndonjë zbulim i ri për ne shqiptarët pasi e dimë fort mirë se cilët qenë ata që e trashëguan pushtetin pas R. Alisë. R.Alisë. Propaganda antikomuniste e propaganduar çuditërisht nga sih komunistë e hutoi popullin e mësuar të ushqehet me parulla dhe e bëri të hajë sapunin për djathë. Për ta bërë sa më të besueshme këtë lloj mashtrimi iu morën borxh së djathtës që nga votat e deri tek elementë të veçantë të njohur si antikomunistë. E djathta e paorganizuar si rezultat i mungesës së eksperiencës dhe traditës së mirëfilltë organizative paritake u vu në shërbim dhe u shfrytëzua poshtërisht nga ky lloj komunizmi i fshehtë i kamufluar me fasadë antikomuniste. Sot e Djathta duhet të kërkojë borxhin e saj që në fakt është kthyer në një vjedhje nga ana e komunistëve pendë-së të Berishës, të cilët përpara se të organizonin piramidat ekonomike organizuan piramidën politike duke joshur të djathtët të investojnë tek ata përballë hafazit të egërsirave politike PD-PS e djathta duhet domosdoshmërisht të bëjë rolin e njeriut. kjo i takon si nga prejardhja nga pozicioni si dhe nga ideja pasi ajo është e çliruar nga ata vrimat e influencës marksiste - leniniste. për këtë ju mund të shihni gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria ku e djathta s’mund të akuzohet as për revolucion e as për kundërrevolucion Ajo nuk bën një llogjën e pushkës. Askush s’mund ta akuzojë se ajo kërkon ta mbajë ose ta marrë pushtetin me plumba siç abuzojnë njëra tjetrën PS-PD. E Djathta për shqiptarët sot duhet të kuptojë se zotërimi i ligjit, i rregullit, i tolerancës, i atdhetarizmit, pra i shkattarimit komunist, për këtë kërkesë të domosdoshme të kohës, pikësëpari duhet të luftohet për një të djathtë të bashkuar e të fortë duke hequr dorë nga meskinëter, mendjemadhësitë, interesat e vogla dhe kokëfortësitë që për ta keq shoqërojnë segmente të caktuara të saj.
"Shumica e heshtur": PD të ulë hundën
NDAL NEODIN!!!
8 parti bisedojnë për Ligjin Elektoral
Dje mbasdite, grupi i partive që konteston ligjin elektoral të propozuar dhe të aprovuar nga Partia Demokratike, u mblodh në Selinë e Partisë Republikane.
Në këtë tryezë u diskutua mbi përpjekjet që po bëhen për të arritur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët për Ligjin Elektoral, në mënyrë që të shkohet në zgjedhje me një ligj të kënaqshëm nga të gjitha palët. Partitë kontestuese kanë deklaruar se me ligjin e aprovuar nga Parlamenti nuk do të hyjnë në zgjedhje. Megjithatë, duke qenë të hapura për kompromis ato po punojnë për të gjetur një qëndrim të përbashkët duke bashkëpunuar me institucionet e tjera dhe duke hyrë në bisedime edhe me partitë që janë pro ligjit aktual nëpërmjet tryezës së rrumbullakët të 10 partive pjesëmarrëse në Qeveri. Përfaqësuesit e partive shprehin bindjen për mundësinë e zgjidhjes së problemit, por janë të vendosura t’u qëndrojnë kërkesave të tyre në mënyrë që të shmangen ekseset dhe populli të shkojë i qetë në zgjedhje.
Kursi i këmbimit të armëve: Një kg miell - dy Kallashnikove
f. 4
Ermenji: Njerëzit e Berishës më kanë kërcënuar me vdekje
f. 3
Piramidat dhe arti: Ema Qazimi arratiset me paratë e Xhaferrit