20/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 maj 1997

"Gjallica": Gjurmët të çojnë në Janinë.

Opozita: Berishë, dorëzo SHIK-un dhe TV-në. PD dhe PSm pazar për pushtetin SHIU; do të ekzekutoheshin personat e listës. 300 mijë USD për kokën e Gjolekës.

Zgjedhje të ndershme, por fiton PD

Zoti Berisha gjatë tubimit të tij në kryeqendrën e Kurbinit, Laç, u pyet nga një qytetar i thjeshtë nëse do të vi[?]hen vota me këtë ligj që ka aprovuar Parlamenti. Zoti Berisha dha të gjitha garancitë për një proces të ndershëm zgjedhor, vetëm se deklaroi i sigurt që do të fitojë edhe këtë herë PD. Ligji i fundit i aprovuar nga Parlamenti me propozim të deputetëve konservatorë, Spanja e Arbënori i jep të drejtë Presidentit të Republikës të emërojë kryetarët e komisioneve të të gjitha niveleve. Një gjë të tillë zoti Berisha e realizoi me ligjin e 26 majit. Kjo infrastrukturë zgjedhjesh krijon mundësinë partisë së zotit Berisha të fitojë mbi 78 përqind të votave, duke e kthyer Parlamentin në një push- pushtet real të PD. Adoptimi i kësaj infrastrukture edhe në zgjedhjet e qershorit do të thotë në një farë mënyre përsëritje e manipulimeve të majit. Ndoshta PD nuk mendon më të fitojë aq shumë, por nuk do ta pengojë kush të fitojë shumicën relative. Zoti Berisha me gjithë dëshirën e mirë që ka për të dhënë garanci, nuk arrin ta fshehë dot frikën e fitores së tij manipuluese. Ai nuk do zgjidhje tjetër, prandaj ka varur të gjitha shpresat tek kryetarët fanatikë të komisioneve të zgjedhjeve, të cilët në të gjitha nivelet kanë treguar se janë të aftë të bëjnë gjithçka. Kjo e ka shtyrë zotin President të sponsorizojë një ligj të keq, por që fal fitore. Kjo me fjalë të tjera do të thotë krizë. Dhe kriza është e dukshme. Shumica e forcave politike, të cilat ranë shansë më shumë se partia e zotit Berisha kanë deklaruar bojkotimin e zgjedhjeve. Tashmë e ka të vështirë të akuzojë për këtë akt, sepse spektri i marrë rreth këtij vendimi është i gjerë dhe vjen nga e djathta në të majtë. Ndërkohë, faktori lubrifikues në krizën shqiptare, Perëndimi, pret një akord mes forcave në sherr. Ai po e kërkon këtë akord prej institucionit të Presidentit. Thembra e Akilit mbetet tek kryetarët e komisioneve. OSBE propozon që ata të jenë bashkëkryetarë të dy partive më të mëdha shqiptare. Këtë gjuhë zoti President duhet e ka të vështirë ta kuptojë, prandaj shpërndan Parlamentin dhe zgjedh politikën e faktit të kryer. Pyetja është shumë e thjeshtë: A do të fitojë edhe këtë herë zoti Berisha? Kjo varet nga konsekuenca e partive. Deri më sot ato kanë treguar vullnet të dyshimtë në këtë pikë.

Vranicki: Unë nuk jam arbitër

Në rast se nuk vendoset kompromisi OSBE do të tërhiqet

f. 2

E çmendura N: Te djathtët i shpall unë

Pas më shumë se dy vjet e gjysëm mungese e çmendura N shtie parë dje përsëri në rrugët e kryeqytetit. Qëndresën e parë e ka bërë përpara një gazete të paparur, ku mbajti një fjalim të shkurtër. Dëgjoni, mos i kërkoni fajtorët. S’keni për t’i gjetur. Piramidat i ngrita unë. Edhe burgjet i hapa unë. Ja tek i kam dhe kyçet e depove me gjithë çelsat. Unë e armatosa popullin. Ma pat lënë Enveri me testament. E kam të shkruar me protokollin e byrosë së partisë. I gjithë populli është ushtar. E po, ushtar pa armë nuk ka. Pastaj e çmendura hapi cadrën se e djegte dielli dhe u çvendos përpara Presidencës. Edhe aty mbajti një fjalim patetik: - Që sot në Shqipëri do të dëgjohet vetëm e Djathta. PR nuk është parti e djathtë. As Balli. E djathtë është Laco dhe Zefi. Javës tjetër do të shpallet e djathtë dhe PD. Rrofë e djathta nga e majta! Kronikani

Njoftim

Ditën e enjte, me datën 22 maj 1997, ora 11.00, kryetarët e të gjitha Degëve të PR të rretheve të paraqiten në Selinë Qendrore për të sjellë kandidaturat për deputetët tanë, të shikuara përfundimisht sipas porosisë së Kryesisë së Partisë, si dhe dokumentacionin përkatës për secilin. Kryesia e PRSH

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë