Shemsie Kadria do të kthejë 600 Milionë dollarë
Skandal në Bankë. Abuzim me paratë e Xhaferrit. Mafia pengon investimet në Tiranë.
Shemsie Kadria do të kthejë 600 Milionë dollarë
Godo: Për zgjedhjet vendos Tryeza dhe jo Nano. Vranicki këshillon: Kujdes!
Perëndimi feston fitoret, politikanët shqiptarë shushaten
A është arritur kompromisi?
Kjo pyetja, e cila dje gjeti përgjigje vetëm në kancelaritë e Perëndimit.
Në raportin e tij të djeshëm në OSBE, zoti Vranicki deklaroi realizimin e një marrëveshjeje mes forcave politike shqiptare. Kjo marrëveshje, e cila gjeti menjëherë përkrahjen nga europianët u përshëndet edhe nga SHBA. Po dje PR me anë të kryetarit të saj, Godo deklaroi se tryeza e tetë partive nuk ka vendosur ende të shkëputet në zgjedhje. Mbledhja e fundit e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS doli dje me konkluzionin se nuk mund të hyhet në zgjedhje nëse nuk realizohet monitorimi total i zgjedhjeve nga Perëndimi. Pra, a është arritur një marrëveshje? Si e tillë duket se është servirur letra e fundit e Qeverisë së Pajtimti, e cila i drejtohej zotit Vranicki. Në fakt kjo letër e dërguar deri tani nuk prezanton ndonjë marrëveshje mes palëve, pra 8 partive në njërën anë dhe PD në anën tjetër. Lëshimet e fundit të bëra nga Presidenti i Republikës në lidhje me SHIK apo KQZ, nuk përbëjnë ende zgjidhjen përfundimtare të krizës. Kundërshtarët e Presidentit u shprehën që në fillim të kënaqur për lëshimet e Presidentit, por jo të ngopur. Ata dje janë deklaruar përsëri për mos hyrjen në zgjedhje, pa marrë garanci të mëdha. Madje, dhe PS, e cila mendohej e tunduar nga lëshimet presidenciale, është shprehur dje në një linjë me partitë e tjera, të ashtuquajtura të vogla. Gjithsesi dje është përshëndetur një marrëveshje mes forcave politike. Ky lajm i dhënë që në orët e drekës, krijoi dje një farë hutimi në selitë e partive shqiptare. Deri dje pasdite vonë politikanët shqiptarë ishin të palëvizur në qëndrimet e tyre. Ndoshta ata nuk e kanë idenë se bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje të arritur që ju duhet ta firmosin bohë më vonë, pasi të balojnë përshën-firmosim bohë më vonë, pasi të balojnë përshën- [?] Në fund të fundit kriza politike nuk e ka më detjen. detjen. detjen. Nuk është çudi që sot të thuhet “na falni, po na kish dalë nga mendja që kishim firmosur marrëveshjen”.
Kush e preu Kabllogramin e Shqipërisë me Perëndimin? F. 7
Elbasani - Zonë e lirë nën armë F. 3
VEFA dhe “Silva” likuidojnë sot f. 6-7
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë