28/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 maj 1997

Çeqet anulohen, kompanitë dorëzohen

Letër personale për Finon- OSBE: Ja si do ta ndalojmë vjedhjen e votave Kreditorët kërkojnë mashtruesit. Presidenti dhe kryefinancieri kanë marrë arratinë. Letër personale për Finon- OSBE: Ja si do ta ndalojmë vjedhjen e votave Çeqet anulohen, kompanitë dorëzohen Kreditorët kërkojnë mashtruesit. Presidenti dhe kryefinancieri kanë marrë arratinë. Dje Berisha Finos: Pse m'i shkarkove njerëzit nga Bankat?

Gjendja e jashtëzakonshme i duhet për PD për vjedhjen e votave

Nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur kufizohen të drejtat dhe liritë e zgjedhësve

Dje Berisha Finos: Pse m'i shkarkove njerëzit nga Bankat?

Nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur kufizohen të drejtat dhe liritë e zgjedhësve

drejtat dhe liritë e zgjedhësve Edhe dje shumë zhurmë për asgjë. Demokratët, iniciatorë apo të akuzuar? Iniciatorë për nënshkrimin e paktit social, dhe të akuzuar si shkaktarë të destabilizimit të vendit. Në fakt Partisë Demokratike nuk mund t’i mohohet autorësia për paktin social, por shqiptarët janë bërë mosbesues ndaj çdo iniciative që del nga kancelaritë e demokratëve. Dje, përmes numrit dy të Partisë, Genc Pollo, u kërkua luajalizëm për partitë politike, ndërkohë që vetë PD nuk është luajale. Edhe në tryezën e djeshme PD torri fjalë dhe asgjë më shumë. Ajo nuk e thotë qartë dhe shqip: Gjendja e jashtëzakonshme më duhet për të manipuluar votat si më 26 Maj. Nuk është normale, nuk është demokratike, që zgjedhësit të shkojnë në kutitë e votimit me peshën e tensionit psikologjik të gjendjes së jashtëzakonshme. Secili e ka të qartë se në gjendjen e jashtëzakonshme mund t’i humbësh në çast të drejtat dhe liritë themelore. Për një dyshim sado të vogël mund të përfundosh në komisariat, dhe sa të sqarohen problemet, ujku e ha shqpjer kopenë. Partia Demokratike kërkoi dje heqjen parciale të gjendjes së jashtëzakonshme. Pra gjithçka lihet në dorën e ministrit të besuar demokrat, Belul Gajtani. Ai mjafton bij për të përcjellë frymën e besimit tek zgjedhësit. Po a do të tentojë PD të vjedhë votat? Nuk ha asnjë dyshim. Madje për këtë nuk dëshmojnë vetëm shqiptarët, por edhe të huajt. Është kjo arsyeja që OSBE-ja po përdor masat e vëzhgimit dhe të kontrollit. 40 ekipe do të jenë të pranishëm në të 12 prefekturat e vendit dhe do të ndjekin gjithçka që nga listat e zgjedhjeve, nga zyrat e gjendjeve civile, numërimi i votave dhe plotësimi i procesverbaleve. Në kryeqytet do të ngrihet Zyra Qendrore e OSBE-së e cila do të dirigjojë tërë vëzhgimet e kontrollet. Shqiptarët kanë dhënë alarmin: PD-ja do të na vjedhë votat! Dhe Evropa është bashkuar me dyshimin tonë. Veç 40 ekipeve, do të jenë të pranishëm edhe 20 stafë qendrore me këshilltarë teknikë dhe 40 ekipe këshillimore. Por Berisha nuk heq dorë nga manipulimet. Skema e vjedhjes së votave patjetër kalon nga Ministria e Brendshme dhe komisariatet e policisë, por edhe aty OSBE do të instalojë këshilltarë. Berisha nuk është aq naiv sa të manipulojë në sytë e OSBE-së, prandaj vetë shqiptarët duhet të hapin sytë. Dje, la la marre dorën gjendjes së jashtëzakonshme. [?] shumë kohë më parë vetë presidenti i thirri në fron bur [?]

Konferencë shtypi e së Djathtës së Bashkuar

Nesër në orën 11.00, në Hotel Rogner, e Djathta e Bashkuar Shqiptare organizon Konferencë Shtypi. Ftohen gazetarët dhe ambasadat.

Në këtë numër: KUJTESË E MINISTRISË SË ARSIMIT

Në këtë numër: KUJTESË E MINISTRISË SË ARSIMIT VEFA dhe "Silva" likuidojnë Faqe 6-7 Ja si dhe kur do të mbyllet viti shkollor, datat e provimeve për provimet e lirimit dhe ato të pjekurisë, kriteret dhe rastet e veçanta, si do të likuidohen provimet për nxënësit e prapambetur. Faqe 5

Ilustrim karikaturë.