Pse Berisha e mban peng Nanon
Drejtori italian: Kredia Kamberi, një gënjeshtër. Të humburit e Sutes arrijnë fitoren e parë.
Hajdutët e votave!
“Munden, s’munden”. Shqiptarët, me lulen e paqes në dorë, këpusin petalet e saj si në lojën e vjetër, duke pritur me zemër të ngrirë se në ç’përgjigje do të bjerë petali i fundit.
në dorë, këpusin petalet e saj si se në ç’përgjigje do të bjerë petali i fundit. Në të vërtetë a munden ruajtësit e paqes, të ruajnë rutitet e votimit? Ato nga të cilat presim që si nga kutia e famshme e Pandorës, të dalë jo vetëm përqindja e votave, por edhe paqja e ardhshme? Shqiptarët besojnë se do të votojnë për këtë, por nga ana tjetër janë të ndërgjegjshëm se në këtë vend ka shumë hajdutë. Besimi tek ndërgjegjja e atyre që duhet të ruanin “të ligjshmen” ka kohë që ka vdekur. Shqiptarët nuk mund të besojnë tek një institucion rrenë i cili u shkaktuaa si nje rësh-tjellë rëre, nuk mund të besojnë se do t’u ruajë votat, ata që nuk mundën t’u ruajnë fëmijët, familjen, shtëpinë, pasurinë. Prandaj ata i kthejnë sytë e etur për paqe tek ata të cilët premtojnë se do të sjellin dhe ruajnë paqen. A do t’i kemi ata pranë, së paku ditën kur të mbushur me shpresë do të qëllojmë me plumbin e vetëm që duhet të përdorim, votën?
Kreu i qeverisë aktuale shqiptare thotë “po”. Fino ka deklaruar kohët e fundit, se “është brenda statusit të paqeruajtësve të Albës të qëndrojnë në roje të kutive të votimit”. Në të vërtetë paqja që ata duhet të ruajnë, më shumë se kudo do të jetë aty. Paqja e asaj dite dhe paqja e ditëve që do të jenë të tjera. Paqja e Shqipërisë. Ndërkohë që iniciatorët dhe dirigjuesit e misionit paqeruajtës deklarojnë se këto forca do të jenë asnjëanëse më 29 qershor. Ata do të ruajnë vetëm vezhguesit e huaj. A çenohet asnjëanëshmëria e tyre nëse ata shoqërojnë procesin e votimit? Përse mos ta luajmë këtë rol edhe në qendrat e votimit në të cilat nuk do të mund të shkojnë 400 a 500 vëzhguesit e huaj? Ndërkohë që roli i ruajtësve të paqes më 29 qershor, mbetet i errët shqiptarët vazhdojnë të këpusin petalet “me Albën, pa Albën”. Me Albën, së paku mund të besohet ajo që do të dalë nga kutia e votimit, pa Albën edhe nëse rezultati do të jetë i objektiv, dyshimet dhe sulmet e ndërsjella politike për manipulime, me të cilat jemi mësuar, do të na shoqërojnë edhe pas zgjedhjeve.
Komiteti i Tepelenës: Gjoleka nuk është këtu. Incidendet i provokojnë bandat e PD.
Kutitë e votimit me Albën dhe pa Albën
Paquerajtës, na ruani nga hajdutët e votave!
“Munden, s’munden”. Shqiptarët, me lulen e paqes në dorë, këpusin petalet e saj në lojën e vjetër, duke pritur me zemër të ngrirë se në c’përgjigje do të bjerë petali i fundit. Në të vërtetë
“YLLI I MËNGJESIT”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88, Tel. (+355 42) 230 90. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë.
Rruga “Bami Toptani”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë.