Bashkimi për Demokraci nuk gjen zonë të lira. Dështon turi elektoral i Arbnorit dhe Hajdarit.
Sutja: "Do të jap 70% të depozitave, plus 10% të interesave."
PD tmerrohet nga e Djathta e Bashkuar
Panik në gazetat RD dhe Albania
Duket se gara politike po bëhet vetëm në të djathtë. Duke parë degjenerimin e PD shumë nga forcat e qendrës apo të së majtës janë ftuar të joshen nga votat e humbura të PD. Kjo e fundit po kupton dita ditës se humbja e saj do të shkojë për llogari të së djathtës. Kjo shpjegon në një farë mënyre sajin e “Bashkimit për Demokraci” me parti e shoqata fantazëm dhe në të njëjtën kohë lëvizjen drejt konservatorëve të liberalëve të AD. Në fakt nëse nuk emocionohesh nga ngjarjet e ditës lëvizjet e tilla të PD apo tjetër kujt janë më një lojë normale politike. Por, fatkeqësisht nuk është kështu.
Me daljen e grupimit unik, i cili quhet “E Djathta e Bashkuar Shqiptare” duket se janë prishur ekuilibrat e vendosur këtu e pesë vjet më parë në politikën shqiptare. PD për herë të parë po e sheh veten të humbur dhe të rivalizuar jo nga armiqtë e saj patologjik, socialistët, por nga partitë e së djathtës, të cilat kanë patur të gjitha një histori me këtë parti në emër të antikomunizmit të tyre. PD nuk po e toleron dot që ish-aleatët e saj natyralë të marrin pjesën e luanit në zgjedhjet e afërme. Kjo ka tërbuar kancelaritë e PD dhe natyrisht propagandën e saj të çthurur. RD dhe Albania nuk po lodhen së numëruari vjeçët e liderëve të djathtë, duke harruar që dikur pleqtaria e këtyre liderëve hynte në punë edhe për kryeartikuj.
Në fund të fundit nuk është faji i së djathtës që politika, ekonomia, institucionet shqiptare degjeneruan në këtë farë leje. Dy vitet e fundit PD nuk diti më nga veshët dhe ishte e shurdhuar nga tam-tamet e “Vizionit 200”.
PD gjithmonë ka dashur të sundojë mbi të djathtën shqiptare. Ajo gjithmonë ka tentuar ta identifikojë veten dhe vetëm veten e saj si e djathta e vërtetë. Sot ajo po kupton se po copëtohet përbrenda nga ajo e djathtë, të cilën nuk e përfilli, por vetëm e keqpërdori. PD ka dashur që e djathta të hynte gjithmonë në vathën e saj. Gjithmonë ka dashur të falë lemósha, por kurrë nuk ka pranuar të shohë konservatorët tradicionalistë si aleatë realë në politikë e qeveri. Për këtë flasin të gjitha aleancat e dështuara të bëra mes të djathtëve dhe PD. Të djathtët në emër të disa idealeve antikomuniste kanë dëmtuar shpesh herë veten për t’u rrjeshtuar në një front me PD. Fushatat elektorale të bëra bashkarisht falën vota në PD, ndërkohë që sot historitë janë ndryshe.
PD nuk ka ngurruar kurrë të lërë në baltë aleatët e saj, kur ata kanë tentuar të punojnë për interesat e tyre, të cilat PD i ka mëzanjur përherë nga programi i saj.
Ish-pronarët dilnin bëjnë një grevë uri në selinë e PR. Kërkonin pronat e tyre në mënyrë demokratike. Pushteti i PD iu përgjigj kërkesave të ish-pronarëve me shkop e hu dhe i përgjakën lehtësisht të gjithë. Kështu e shpërndau në mes të natës si mos më keq.
Ish-të burgosurit politikë bënë një grevë uri në selinë e tyre. PD duhet ta mbajë mend se në atë kohë me ta ishte edhe ty.
Më tej faqe 2
Kujdes! Kriza do të na zërë poshtë
Foto: A. Babani
Ollbrajt: Autonomi më e gjerë politike për Kosovën
Kështu ka deklaruar dje sekretarja amerikane e shtetit, Medlin Ollbrajt.
Gjatë vizitës që do të bëjë në Beograd Sekretari Amerikanë e Shtetit do t’i paraqesë këtë kërkesë Presidentit serb Millosheviç.
Ajo do të kërkojë nga pala serbe dhe kryesisht nga Millosheviçi që të bëjë hapa para drejt demokracisë. Në rast se Millosheviçi do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Ollbrajt, SHBA do të jenë të gatshme të heqin murin e jashtëm të sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni. Në këto sanksione bëjnë pjesë kundërshtimi amerikan ndaj financimeve ndërkombëtare për Serbinë, anëtarësimi i saj në OKB, si dhe marrëdhëniet e plota diplomatike.
Kombinati Tekstil pushtohet nga 6000 veriorë
Faqe 4
Vret veten një zyrtare e lartë e Ministrisë së Brendshme