03/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 qershor 1997

Prokurori i Përgjithshëm nën akuzë

Sot Kushtetuesja jep vendimin për Berishën. Fino jep sekretarë, Kastrati i anulon. Fajdet: Emra të tjerë pushtetarësh. Nuk ka fazë të dytë për shlyerjet. Pasuria e Drizës 50 thasë me dokumente.

Me bomba drejt zgjedhjeve

Pakti social - farsë e firmosur me tritol Kur përplasin brirët PD-PS, krahët e armatosur kryqëzojnë armët Dje, në zemër të kryeqytetit, në rrëzë të njërës prej ministrive të zëvendësministrit socialist Fino, në lokalin e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme, socialistit Lush Përpalit, ndodhi ajo që njëra nga gazetat e kishte paralajmëruar si thashethem një ditë më parë: Shpërthimi. Parashikimi “do hidhet në erë restoranti i Lush Përpalit”, ishte progn[oza] më e saktë e dhënë nga shtypi shqiptar. Ç’po ndodh kështu në këtë pragzgjedhjesh? Dikush kërkon që krizën shqiptare të mos e zgjidhë me votën e lirë, por me grykën e pushkës dhe gjuhën e bombave. [Pjesë e dëmtuar/paqartë.] Në zgjedhje do të shkojmë përmes shpërthimeve! Siç duket fatin e votave do ta vendoskan bombat, tritoli, kallashnikovët. Shqipërinë duan ta mbajnë peng krahët e armatosur, bandat, kriminelët, të cilët sigurisht që nuk janë nën komandën e partive të vogla. Kur dy partitë e mëdha përplasin brirët, krahët e armatosur kryqëzojnë armët, ndërsa viktimat janë ata, qytetarët e pafajshëm. Njërit krah i është deklaruar pronari. Partia Demokratike për komitetet e Lugut ia ka dhënë tapinë e pronësisë Partisë Socialiste, ndërsa PS nga ana e saj sqaron se represetali nuk i bëjnë komitetet, por bandat e PD. Ngjarja e djeshme u ka dhënë dorë e gojë të lirë socialistëve, që të akuzojnë PD dhe segmentet e saj për shpërthimin e fuqishëm që masakroi qytetarë të pafajshëm. Katrahura e djeshme, përveç qytetarëve, tmerrit, lotëve dhe ankthit, pati si shfaqje të jashme dhe egërsinë e forcave të rendit, që të përvojatur (ose të shtirur) nga humbja e shpejtë të tyre, ushtruan dhunë ndaj gazetarëve dhe nuk i lanë ata që të kryenin detyrën, të informonin për ngjarjen. Gazeta “Albania”, një ditë më parë se të hidhej në erë lokali, pati postuar për një telefonatë për vendosjen e bombës si hakmarrje për masakrën e Cerrikut ndaj gardistëve, ndërsa policët dje iu kërkonin gazetarëve! Ç’po ndodh kështu në Shqipërinë e rrëmbasputur në tmerrin e luftës së çmendur për kolltuqe? Nga njëra anë trumbetohet pakti social, nga ana tjetër shpërthen bomba e vriten njerëz të pafajshëm. Gjithçka po ndodh në këtë pragzgjedhjesh s’është tjetër veç një mori paradoksesh. Ata që nënshkruajnë paktin social ose e trumbetojnë atë nuk bëjnë gjë tjetër veçse fabrikojnë farsa me pasoja tragjike. Nga njëra anë trumbetohet: Të lihet e lirë kundërshtarët për elektorat. Nga ana tjetër shpërthehen bomba! A nuk do të ishte më mirë që krizën që gati politika ta zgjidhim me votën e lirë dhe jo me grykën e armëve?

Bomba: Atentat politik, apo…?

Pas shpërthimit të bombës në lokalin “Freskia” Foto: Reuter

VEFA likuidon në Tiranë dhe

Lista e kreditorëve të VEFA-s në Vlorë që do të likuidohen sot në Tiranë Faqe 7

No Coment

Albania S’do të esë asnjë votë… [tekst i paqartë] Alarm mes godinës së PS-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes “Do hidhet në erë restoranti i Lush Përpalit” Alarm pas vendosjes së eksplozivit në PS-së në Tiranë, një ditë më parë. Në lokalin që ndodhet në godinën e Partisë Socialiste dhe pranë Ministrisë së Mbrojtjes, u lajmërua se ishte vendosur një bombë në restorantin që është pronë e Lush Përpalit. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Përpali, nëpërmjet një deklarate u shpreh se … [pjesë të shumta të imazhit janë të paqarta]. Një telefonatë … njoftoi se një bombë e fuqishme do të shpërthente atje… [pjesë të paqarta]. Policia … ndërsa një person nga Shërbimi … [pjesë të paqarta]. Pas vendosjes së bombës … restoranti dhe në barin e tij… [pjesë të paqarta].

Delvinë: Plumba “Mbretit”

Delvinë: Plumba “Mbretit” Pasi ka kaluar normalisht takimet në rrethin e Tepelenës dhe të Gjirokastrës Leka I u nis në drejtim të Delvinës për të zhvilluar atje një takim me anëtarët dhe simpatizantët e PLL. Megjithatë “mbreti” nuk mundi t’i shpëtonte breshërisë së automatikut, lëshuar në drejtim të tij nga persona të paidentifikuar. Boligardët e “mbretit” këtë radhë me një shpejtësi rufje janë larguar duke e lënë atë në baltë. Leka Zogu për të shpëtuar kokën i është dashur të flutët poshtë makinës. Mësohet se nga shembja i zjarrtë që zgjati për disa minuta nuk pati asnjë të vrarë ose të plagosur.