OSBE në gatishmëri ushtarake
Safet Zhulali do të kthehet në Shqipëri. Anonimet i bëjnë zbor policisë.
Zgjedhjet nuk do të hidhen në erë me barut
E Djathta e Bashkuar zbret në Shkodër
Dje e Djathta e Bashkuar zbarkoi në Shkodër.
Populli demokrat shkodran i mirëpriti dhe i nderoi liderët e saj pavarësisht nga vjetët që mbajnë disa prej tyre në supe, siç kanë ironizuar gazetat servile të Berishës. Siç duket elektorati ka vendosur t’i vlerësojë politikanët jo nga mosha, por nga urtësia, nga morali që mbartin, nga idetë dhe mesazhet që përcjellin, nga programet dhe nga besueshmëria e karakterit. E Djathta Shkodrane - djepi i demokracisë - i tha po ... të Djathtës së Bashkuar Shqiptare. Mesazhi i së Djathtës u duartrokit nga shkodranët. E Djathta e vërtetë shqiptare, jo ajo e mbledhur me lajka e premtime në oborrin e Berishës (partitë tip Laço + Bushati), ka arsye që të kërkojë votën e elektoratit të djathtë në emër të antikomunizmit dhe rindërtimit të Shqipërisë. Është ky, formacioni politik i së Djathtës, më i besueshmi për të qenë jo vetëm kundërshtar, por edhe fitimtar midis komunistëve PD-PS. E Djathta e Bashkuar shkoi në Shkodër pas mitingut të zhurmshëm të Berishës, i cili iu lut shkodranëve që t’ia japin edhe një herë votën PD-së, ta lënë edhe njëherë president Berishën, pavarësisht se çfarë i punuan ata Shqipërisë. Shkodranët nuk e kuptuan Berishën pasi ai nuk foli shqip, por u mundua t’i mashtrojë edhe njëherë siç ka bërë shpesh me ta në gjashtë vjet qeverisje. Nuk pati kurajon që të pohonte se PD u provua si parti e piramidave, si parti që përhapi në çdo hallkë të pushtetit epideminë - kolerë të korrupsionit. Berisha nuk u tha demokratëve shkodranë se shteti që ndërtoi ai ishte një kështjellë rërë, që u shemb dhe desh të zërë në vete shqiptarët. Berisha pati kurajon t’u thoshte shkodranëve: më lini dhe një herë ta provoj! Partia e Berishës mban përgjegjësi se ka përgatitur me zell ardhjen e socialistëve në pushtet. Por ç’duhet të bëjë elektorati i djathtë? Ai e ka alternativën për të shpëtuar nga socialistët e PS dhe neokomunistët e PD-së. Shkodra ka meritën se më 20 tetor zbuloi forcën reale të së Djathtës duke hipur në fronin e kryetarit të bashkisë, përfaqësuesin e të Djathtës së Bashkuar Shkodrane. E Djathta erdhi! Ajo i duhet hapur dera e Parlamentit. Elektorati i Djathtë shkodran dhe ai i gjithë Shqipërisë është i ndërgjegjësuar për të potencuar me votën e vet këtë formacion të besuar nacionalist. E Djathta nuk do të lejojë që zgjedhjet të hidhen në erë me barut. Ajo po u thotë që sot terroristëve në gjuhë tepër të qartë: Nëse do të përgjigjen për krimet, terrorizmin, për gjithçka të mbrapshtë që po bëjnë në këtë shtet. Platforma e së Djathtës do të ndërtojë një shtet të fortë, shtetin e së drejtës që do ta integrojë Shqipërinë denjësisht në Evropë.
Miss-i kërkon 12 mijë kopje të “Klan”
Gjykata ngjall një të vdekur të TV-së
Faq. 4
Urraa! Po shkojmë në zgjedhje!