Republika
8 qershor 1997
Çështja Sejdia: Një iranian me 540 milionë USD në Tiranë
PD dhe PS shpallin fjesën. Gjykata Kushtetuese edhe shkes, edhe kumbarë. Partitë: Nuk hyjmë në zgjedhje
Lojë e ndyrë nën emrin e konsensusit
Idiotësi apo poshtërsi politike?
Që kur partitë e mëdha u gjendën të rrethuara nga zjarri që ndezën vetë në Shqipërinë e viktimizuar prej politikës së tyre, masa e parë që ato nxorrën nga arsenali demagogjik ishin fjalët mirëkuptim dhe konsensus. Në kuadrin sentimental këto fjalë shpeshherë i përdorën aq të përlotur saqë vërtetë mund edhe të mallëngjehe nga përkushtimi i tyre për këto terma, aq sa të bëhej të besoje jo vetëm autorësinë përkatëse të tyre, por edhe patentën e shpikjes në fjalorin shqiptar. Që në kurriz të asaj që përpiqeshin të na munguar gjithmonë joprofesionalizmit politik në Shqipëri, konsensusit, mund të luhej një lojë e ndyrë, nga ato të zakonshmet e partive të mëdha, shqiptarët edhe pa qenë shumë të bindur, kanë dyshuar vazhdimisht. Por shpresat e tyre se pafytyrësia e të mëdhenjve nuk do të arrinte deri aty sa tallja e tyre do të kalonte çdo kufi të imagjinueshëm, i ngrohën disi marrëveshjet e njëpasnjëshme të firmosura nëpër tryezat dhe paktet ndërpartiake. Aq më tepër ekzistenca e një emri të njohur si ai i zotit Vranicki në rolin e ndërmjetësit të marrëveshjes së 9 majit, sikur krijonte një terren disi më të papakërcyeshëm në realizimin e ndarjes së zonës së konsensusit nga brutaliteti demo-socialist. Megjithatë nuk ndodhi kështu. Me kërkesë të grupit parlamentar të PS dhe Këshillit të Ministrave, dje Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë germat a dhe b të nenit 4 të Ligjit për Zgjedhjet me numër 8218, datë 16.05.1997, i cili në frymën e kompromisit të partive të arritur më 9 maj, përcaktonte ndarjen e votave të përfitueshme nga sistemi proporcional në raportet 75 me 25% në favor të partive të vogla. Pabes ia dhe pashkrupulloziteti i PS, arrin deri aty sa të atashojë në krahun e vet edhe “kërkesën e Këshillit të Ministrave”, kur të paktën, nga sa shihet kjo gjykatë e fundit as nuk është mbledhur ndonjëherë për këtë punë e jo më të ketë marrë ndonjë vendim konkret, aq më tepër të nivelit të një abuzimi të denjë për t’u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, kjo kërkesë u quajt e mirëqenë nga Gjykata Kushtetuese edhe pse me sa duket është vepër pas shpine e kryeministrit socialist Fino dhe legalistit të orëve të fundit Ngjela. Nga ana tjetër është tepër i habitshëm fakti që kjo Gjykatë, e cila mund të rrëzonte marrëveshjen e partive si antikushtetuese që në rastin e firmosjes së saj, me sa duket e paundërhuar për një gjë të tillë, korrigjoi turpshëm pozicionin e vet duke marrë përsipër të korrigjojë edhe ligjin elektoral edhe drejtëpërdrejt atributet e Parlamentit. Është kjo një idiotësi, apo poshtërsí politike? Edhe pse shpesherë erërat e mëdhenjve kanë dhënë prova për të parën, ky rast të bën t’i besosh më shumë të dytës. Kurse spekulimi me parimin e barazvlefshmërisë së votës që Gjata edhe si herë të tjera e artikuloi si argument të bazuar juridik, do të ishte vlerë, po qe se edhe degjuesit e tij, do të ishin aq të paaftë në llogari, sa ç’degja janë “kushtetuesit” tanë. Me raportet aktuale që ka numri i deputetëve me atë të zgjedhësve i bie që për 0.5% nga mazhoritari të dalë një deputet, ndërsa nga proporcionalin një deputet përfaqëson 2%. Megjithatë
Deklaratë
Sot më datë 7 qershor 1997, përfaqësuesit e partive politike, nënshkrues të Deklaratës, shqyrtuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në Ligjin e Zgjedhjeve.
Këto parti kanë bindjen se ky vendim prish në mënyrë të plotë konsensusin politik që është arritur për zgjedhjet dhe për vendosjen e një mirëkuptimi të të gjithë forcave politike për të ardhmen e vendit. Ato deklarojnë sa më poshtë:
1. Sistemi i pranuar në Ligjin e Zgjedhjeve që u votua nga Parlamenti është produkt i marrëveshjes politike.
2. Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të kundërshtojë sistemin e zgjedhjeve, sepse asnjë lloj ligji zgjedhjesh nuk mund të parashikojë dhe të vendosë respektimin e plotë të votës së individit.
3. Gjykata Kushtetuese, për më tepër, nuk ka të drejtë të bëjë ligje ose të plotësojë boshllëqe ligjore me vendime të saj, siç veprohet në këtë rast.
Në këto kushte partitë e poshtëshënuara, dhe në veçanti partitë që kanë firmosur Marrëveshjen e 9 Marsit e atë të 9 Majit, i konsiderojnë të shkelura këto marrëveshje. Për rrjedhojë, ato do të diskutojnë pjesëmarrjen e tyre të mëtejshme në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar si dhe paraqitjen në zgjedhjet 29 qershorit.
Nënshkruesit:
Partia Republikane
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia e Ballit Kombëtar
Partia Social Demokrate
Partia Aleanca Demokratike
Partia Bashkimi Social Demokrat
Partia Demokristiane
Partia e Djathtë Demokrate
Pa...vizja për Dem...racine
Foto: A. Babani
Liderët e PD dhe PS Shehu e Nano
Dakord! Zgjedhjet me Ligjin e ’96-ës
f. 3
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88. Tel. (+355 42) 230 90. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë