Fajdetë shqiptare: Trekëndëshi Tokio - Çikago - Stamboll. Grekët: "Xhaferi u prish me ne kur u përzie shteti"
PS vjedh çebun, PD bëhet xheloze
Berisha proteston në Laç
Fushata elektorale shqiptare po i ngjan një loje që herë-herë të duket si një lojë fëmijësh, e lexueshme, naive, e sinqertë dhe herë-herë ngjan me një fjalëkryq të pazgjidhshëm. Për tre muaj partitë dhe qeveria i vinin rrotull një tavoline dhe bënin sikur merrnin vendime për të shpëtuar kombin. Fiks pas tre muajsh lojtarët lodhen, loja mbaron. Kështu që Berishës për herë të parë “tradhëton” PD-në dhe jep një vendim në favor të socialistëve (pa dyshim dhe demokratëve). Partitë e vogla, që ngjasojnë me fëmijë të përgjumur, naivë, zgjohen nga ëndrra ku i ka përkundur dadoja PD dhe teto PS-ja. Plaku i Kushtetueses, Rustem Gjata, u tund në dorë me ironi vendimin si për t’u thënë: Po kjo ishte lojë, more çilimi! Në këtë lojë fëmijësh ku luajnë burrat, i ka rënë për pjesë të luajë edhe Vranicit që këtë herë çantën e hapi vetëm në Presidencë. Qeveri, të selia e PD dhe ajo e PS. Të vegjël ai nuk kishte sjellë çokollata nga hallë Evropa. Fushata allashqiptarçe vazhdon të zbavitet në skenën e një teatri absurd, ku aktorët herë shfryhen e zihen dhe herë fillojnë. Të vegjlit janë strukur të shokuar, ndërsa të mëdhenjtë vazhdojnë garën sipas porosisë së regjisorit. Populli mbush sheshet, vap oset nëpër salla, dëgjon borrat e politikanëve, tund kryet dhe kthehet andej nga ka ardhur. Në fushatën e socialistëve dhe demokratëve po bëhet shumë zhurmë për “çekun e bardhë”. Nanos bëhet shumë zhurmë për “çekun e bardhë”. Nanos iu kujtua 22 Marsi, ku partia e Berishës fitoi me çekun pa ngjyrë nën sloganin “ne drejtojmë, bota na ndihmon”. Kishte ditë që Nano e mbante çekun në çantë dhe priste rastin ta publikonte. Përgjigjja e Namik Dokles në Sheshin e Flamurit, ishte rasti më emocionant për kreun e socialistëve, prandaj ai s’kishte pse e zgjaste më fshehjen e çekut. Deblarata ishte publike: Ne do t’u tërheqim 100% paratë e humbura. Filozofia e Nanos është e thjeshtë: unë e humbura. Filozofia e Nanos është e thjeshtë: unë po u premtoj paratë, juve jepni votat. Po pastaj? Pastaj...? Ashtu siç e kaloi lumin PD-ja pas 22 Marsit, do ta kalojmë edhe ne. Berisha bëhet xheloz për vjedhjen e çekut dhe vrapon në Laç, ku shpall Fatos Nanon hajdut të çekut. Mësohet se Berisha nuk ka folur asnjë fjalë për vizionin 2000 dhe për çekun e PD. Ai veçse ka sulmuar hajdutllëkun e PS. Nga ana e tij Nano e ka tundur çekun dhe në qytetin e Gjirokastrës në prezencë të komiteteve.
Ministri Malaj kundërshton Nanon
Ekrem Bardha: Berisha të japë garanci se nuk do të ketë manipulime
Faqe 12
Dora e djalit vret nënën
Rreth ores 11,00 të ditës së hënë, qytetari A. M. është grindur me nënën e tij, për probleme ende të panjohura.
Në grindje e sipër ai e ka qëlluar atë me armë. Në momentin e krimit e shoqja e A. M. nuk ka qenë në shtëpi. I biri në moshë të vogël, pasi ka dëgjuar grindjet e të jatit me gjyshen e tij ka vrapuar me shpejtësi tek mamaja e tij për t’i treguar se çfarë po ndodhte. Kur arrin në vendngjarje e gruas së djalit në shtëpi, panë se nëna e dhëndërrit të tyr ishte qëlluar tri herë prej tij. Me shpejtësi atë e kanë çuar në spital. Pasi janë kthyer nga spitali gjetën dhëndërrin e tyre kishte ndërruar jetë dhe veten me të njëjtën armë që qëlloi nënën. As djali, as nëna, pavarësisht nga ndihma mjekësore që iu dha nuk mundën t’i shpëtojnë vdekjes.
Në brendësi
DBSH shpall kandidaturat në 115 zona elektorale
Faqe 11
Shqipëria pas ëndrrave, preshit, kallashit dhe zgjedhjeve
Faqe 8
Konfiskohen 6 tonë hashash
Faqe 10
VEFA dhe SILVA likuidojnë
Faqe 6, 9, 11