12/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 qershor 1997

SHIK-u, Banka "RAXH" dhe "Xhaferri"

Zbardhet çeku i bardhë: Sejdia, Nano dhe 1.2 miliardë dollarë në Malmoe. Komisioni Mezini djeg udhëheqësin e PS.

Lamtumirë apo mirupafshim, komunizëm?

Më 29 Qershor Berisha deklaron se do të ndahet nga komunizmi. Të jetë e vërtetë? Në mitingun e fundit me elektoratin e vet të eksportuar për në Laç, Presidenti Berisha deklaroi me solemnitet se 29 Qershori do të shënojë ndarjen përfundimtare nga komunizmi. Ka gjashtë vjet që ish-komunisti Berisha i shpall luftë komunizmit, por sot e kësaj dite vazhdon të jetë jo në krahun e “fitimtarit”. Nuk mund t’i vihet faj Presidentit për fjalorin e varfër që përdor në fushatë dhe për mungesën e argumenteve kundër komunizmit. Ndofta ai duhet përgëzuar për kurajon që po tregon për të mbajtur në këmbë partinë e falimentuar e cila u mori votat dhe i zhgënjeu shqiptarët. Fatkeqësia e Berishës është mosndarja me origjinën e vet. Ai vazhdon të jetojë e të veprojë nën presionin e dashurisë të vjetra me komunizmin. Nëse shan e thërret kundër komunizmit, ai nuk sjell asgjë të re për forcat demokratike, nuk hapa asnjë perspektivë për Shqipërinë e nesërme, pa komunizëm nëpër këmbë, qofshin komunistët edhe të tipit Berishë. Pyetja që mund të shtrohej pas deklarimit të Berishës për ndarjen me komunizmin më 29 Qershor mund të ishte: ndarja do të jetë lamtumirë apo mirupafshim? Sipas stilit të Berishës në këta 6 vjet, patjetër do të kemi vetëm një “mirupafshim, komunizëm”. Arsyeja është e thjeshtë, komunizmi nuk mund të mposhtet nga komunistët. Pavarësisht nga grimcat e jashtme, lufta mes komunistëve të PS dhe neokomunistëve të PD-së nuk do të jetë të humbur. Elektorati shqiptar nuk do të lejojë më që Berisha dhe partia e tij të fshehen pas sloganëve antikomuniste dhe të favorizojnë instalimin e komunizmit në Shqipërinë post-demokratike. Është e kotë të shpresohet se Berisha do të ndërrojë mentalitet në luftën kundër komunizmit. Përmendja vend e pa vend, caktimi i datave, i ditëve kur do të ndahemi nga komunizmi vijnë nga sëmundja e trashëgueshme patologjike që e ka emrin komunizëm. E kemi dëgjuar dhe herë të tjera gjatë këtyre gjashtë vjetëve Berishën tek deklaronte se komunizmi vdiq, se Shqipëria u nda njëherë e përgjithmonë nga komunizmi. Kështu ka ndodhur sa herë Berisha dhe partia e tij kanë manipuluar fitoren e zhurmshme. Sa herë fillon fushatën Berisha, aq herë deklaron se do të ndahemi nga komunizmi. Sapo korr fitoren, shpall mundjen e tij. Por sapo fillojnë sërish zgjedhjet, Berisha i shpall luftë komunizmit. Sa herë do të ndodhë kështu? Lamtumirë apo mirupafshim, komunizëm? Për Berishën: mirupafshim, për të Djathtën e Bashkuar votoni për ne që të ndahemi një herë e mirë dhe t’i thoni -lamtumirë, komunizëm!

Policia kap 2 milionë dollarë falso

f. 10

Partia Republikane: Lista e Proporcionalit sipas votave

Komiteti Drejtues i PR, në pamundësi të thërriste këto ditë mbledhjen e Këshillit

Sipas votave

mbledhjen e Këshillit Kombëtar për shqyrtimin e listave të proporcionalit, vendosi të dërgojë në KQZ listën proporcionale vetëm me emrat e kryetarit Godo dhe nënkryetarit Mediu. Emrat për vendet e tjera do të dalin nga rezultati i votimit. Do të thotë se i treti në listë do të jetë kandidati që grumbullon numrin më të madh të votave në shkallë republike; pas tij i katërti e kështu me radhë. Ky vendim bazohet në parimin e konkurrencës së lirë, duke mënjanuar subjektivizmat. Ky kriter është miratuar unanimisht nga Këshilli Kombëtar në maj të vitit të kaluar.

Z. Godo takon vezhguesin Evropian

Më 12 qershor z.Godo pati një takimtë gjatë me komisionin vëzhgues të Komitetit Evropian të përbërë nga zz.Ambasadori Daan Everts shef i misionit, Rene Alzin zv/shef për çështjen politike, Van Der Vind, Brigadier Gjeneral për çështjet operative dhe anëtarët e tjerë të stafit. Më tej f. 4

Tragjedia ndodhi ndryshe

“Artikulli i botuar në gazetën “Republika” me titull “Dora e djallit vret nënën” është i pavërtetë.” Kështu deklaruan dje pjesëtarët e familjes së viktimës. Në artikull thuhet se djali pasi ka debatuar me nënën e tij e ka vrarë atë. Më pas ka vrarë edhe veten. Sipas të afërmve të viktimave e vërteta qëndron ndryshe. Duke pastruar armën djali aksidentalisht ka vrarë veten. Nëna e tij mbasi ka parë djalin e shtrirë në tokë po me të njëjtën armë është vetvrarë. Gazeta “Republika” i kërkon ndjesë familjes dhe merr pjesë në hidhërimin e saj.