19/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 qershor 1997

Bankat e huaja i vjedhin Shqipërisë 150 milionë USD

Vehbi Alimuçaj: VEFA neutrale në zgjedhje. Firmat rentiere dërgojnë paratë në Zvicër

Çubat e kallashëve minojnë politikën

Politikanët në ethet e mitingjeve, populli përcjell arkivolet në varreza. Pakt social apo alibi për aksionet e njësive guerile? Përsëri dhunë në fushatën elektorale shqiptare. Dje, u pengua të shkojë në një tubim në Mirditë lideri i PS. Fatos Nano. Natyrisht, që zyra e shtypit e kësaj partie akuzoi PD për një gjë të tillë. Genc Pollo dhe Azem Hajdari mbajtën një miting në Mallakastër nën breshëritë e plumbave. Azuzat e mëpastajme ranë mbi ekstremistët e kuq. Fat të keq pati dhe Namir Dokle në zonën e tij në Kukës. Pas gjithë këtyre incidenteve PD ka propozuar një tryezë për arritjen e paqes elektorale. Partitë e tjera politike kanë “mbyllur” partitë e mëdha, të cilat, sipas tyre, kanë ashpërsuar shumë fushatën elektorale shqiptare. Akuza të ndërsjella që vijnë nga zyrat e shtypit të këtyre dy partive janë tejet të egra dhe nuk njohin tashmë asnjë lloj etikë. Socialistët nuk e kanë më për gjë të akuzojnë drejtpërdrejt kundërshtarët e tyre demokratë si kriminelë e atentatorë. Demokratët, nga ana e tyre, nuk mbeten pas. Liderët e PS po akuzohen pa drojë si njerëz të hurit dhe të litarit. Është e vërtetë që ka fushatë dhe tonet mund të ashpërsohen, por askund nuk mund të pranohet një fushatë e tillë ku sulmet fizike bëhen normale. Çubat e partive të tilla zu sulmet fizike bëhen normale. Çubat e partive janë mobilizuar në njëfarë feje sa po bëjnë kërcënim serioz që ky vend mos të bëjë kurrë zgjedhje. Militantët adoleshentë po dinë fare mirë të shprehin kallashët dhe të hedhin granatat. Ende nuk ka vdekur kush nga politikanët, por policët e gjorë po. Tek e fundit politikanët e Shqipërisë nuk janë ndonjë specie kaq e admirueshme. Politika shqiptare po hidhet në erë nga eksplozioni i njerëzve të rrugës që komandohen nga kobat e selive. Diçka duhet të shqetësohet... Mbrëmë u ndeshën tryeza e Partive me synimin që të ftohen gjakrat e politikanëve. Ndoshta Partitë do të arrijnë t’i mbushin mendjen vetes se duhet të heqin dorë nga ambiciet personale, nga një çështje e qartë: pritat, bombat, plumbat nuk na vijnë nga jashtë, por janë pjellë e mendjeve dhe kobave të nxehëta brenda vendit. Kush i komandon këto forca? Mbrëmë në tryezë asnjë politikan nuk u ngrit që të pohojnë se “bombat i vunë simpatizantët e Partisë simë!” Po atëherë, mos vallë tryeza, në vend që të larguar akuzat? Sot mitingjet të shërbejë si alibi për t’iu larguar akuzave? Sot mitingjet më shumë nisin përseri, ndërkohë që viktimat po të gjitha janë varrosur dje. Do të ishte mirë që politikanët të merrnin mundimin dhe të shkonin një mort e të kërkonin ndjesë për bijtë e nënëve që i mori me vete politika kobëzehtë. Qeveria Fino dhe kryepleqësitë janë të tërhequr nga ethet e elektoratit dhe nuk kanë kohë të shohin se pas politikanëve dhe shtetarëve mbeten kufomat. Pas politikanëve dhe të shtetarëve mbeten kufomat. Mbrëmë kryeministri dërgoi në orën 20 nuk kishte shkuar në mbledhjen e tryezës, siç do të bënte që të bëjë thirrje partie të ndalin mitingjet.

VEFA likuidon në Tiranë kreditorët e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës

Vlora gati për zgjedhje: Zani, Shyti, Rama do të ndeshen në qytet. KQZ merr në dorëzim dokumentacionin.

Dje Berisha Finos: Do ta heqësh Malajn, apo jo?

DBSH prezanton kandidatët:

Sot në Përmet, ora 11.00 Nesër në Pukë, ora 10.00, Fushë-Arrëz, ora 12.30

Majko: “Godo gjendet në momentin e duhur aty ku duhet” F. 3

NË BRENDAJËSI:

F. Mediu: Nuk është koha për diversion. Kush përqesh veten është hipokrit. f. 4 Gazetari sportiv mund komisionin antispium f. 12 Xhevat Kocia: Asnjë votë nuk do të vidhet. f. 10 Ligji për për tokën mbledh të vdekurit. f. 2

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë