21/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 qershor 1997

Sudja lirohet nga salla e gjyqit

Mafia shqiptare legalizohet në Turqi. Vlera e kapitaleve - 7 miliardë dollarë. Gjykatat nën presionin e zgjedhjeve. Kasacioni përmbys vendimet e Komisionit Mezini. Takoheni në Gjykatën Kushtetuese f. 4

Leka nuk kursen më as Berishën, as Durollarin

Fushata elektorale ka arritur në fundin e saj. Këtë e ka kuptuar së fundi edhe Mbreti Leka I, i cili dje në një tubim kombëtar në Pallatin e Kongreseve për herë të parë u hodh në një sulm të drejtpërdrejtë mbi politikën shqiptare të këtij shekulli. “Pas Mbretit Zog të gjithë udhëheqësit shqiptarë [?] janë antikombëtarë.” Ky ka qenë deklarimi i bujshëm i pretendenti për Mbret para 2000 përkrahësve të tij monarkistë. Pas rënies së Mbretërisë shqiptare në Shqipëri kanë udhëhequr komunistët me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë e më pas demokratët në vitet ’90 me Sali Berishën. Megjithëse, Mbreti nuk preferoi të zgjatej në analizën e tij në lidhje me antikombëtarizmin e liderëve shqiptarë, ai la të kuptohej haptas se nuk ka ndër mend të bëjë ndonjë lloj dasie mes liderëve historikë dhe kontemporanë shqiptarë. Mbreti u mjaftua që të fusë udhëheqësit e këtij shekulli të gjithë në të njëjtin kallëp. Kjo e ka rënduar edhe më pozicionin e Lekës në fushatë. Partia që e përkrah atë fuqishëm ka lidhur aleancë me partinë e zotit Berisha, i cili nga vetë Mbreti është quajtur antikombëtar. Për të shpëtuar veten Leka I deklaroi dje se vazhdon të qëndrojë mbi partitë. Madje, ai u shpreh haptas se nuk ka bërë asnjë lloj aleance me PD e Sali Berishën. Kaç i prerë Leka nuk ka qenë asnjëherë që pas ardhjes në Shqipëri. Me sa shihen ecjet elektorale nëpër Shqipëri e kanë bindur Lekën se mbështetja tek Berisha dhe partia e tij më shumë do t’i prishin se sa do t’i ndreqin punë. Duket se ai nuk po ia fal këtë aleancën e legalistëve me PD, megjithëse vështirë të mendohet se kryetari i tij, Durollari la këtë bërë atë me kokën e tij, thari tij, thari tij, thari i tij. Për këtë ai po mundohet me të gjitha hapësirat që mund t’i lerë politika një mbreti, të bëjë të pamundurën e korrigjojë diçka. Takimi i djeshëm i legalistëve la të kuptohej se aleanca e këtij të fundit me PD do të jetë shumë e dritshkurtër. Por, për hir të referendumit dhe ruajtjes së ekuilibrave politikë, kjo aleancë është e vështirë të prishet tani për tani, pavarësisht se po paguhet me një çmim tejet të shtrenjtë siç është fron mbretëror. Për këtë Leka I përgatiti dje përkrahësit e tij se në ndonjë ditë mund ta shihnin dhe thjeshtësisht të këtij vendi. Ndoshta kjo do të jetë dita, kur Leka do t’i hyjë politikës sipas stilit origjinal shqiptar.

Kompanitë ndërpresin shpërndarjen e parave

F7

Vlora ngujohët.

Alarm: Po vjen Saliu! F3

80 zona elektorale fluturojnë në Itali. KQZ: Jane derguar per shtypjen e fletevotimeve

F3

REPUBLIKA, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88, Tel. (+355 42) 230 90 Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë