25/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 qershor 1997

Berisha tenton Vlorën por kthehet rrugës

Berisha nuk lëshon pe në orar, Nano në proporcional. Presidenti nuk do të arratiset. Dhjetëra milionë dollarë kanë rrjedhur jashtë Shqipërisë. Emigrantët braktisin bankat. Berisha nuk lëshon pe në orar, Nano në proporcional. Presidenti nuk do të arratiset. Berisha tenton Vlorën por kthehet rrugës Dhjetëra milionë dollarë kanë rrjedhur jashtë Shqipërisë. Emigrantët braktisin bankat.

Një tepsi me sherre për ndërmjetësin austriak

Vranicki përsëri në Tiranë. Kësaj radhe i dërguari i OSBE do të qëndrojë plot tre ditë, gjatë së cilave do të konsumojë një axhendë të ngjeshur me takime. Për pak ditë Tirana do të tërheqë në qendër të vëmendjes së diplomacisë ndërkombëtare. Të dielën do të bëhen zgjedhjet, ndaj të cilave Shqipëria duhet të [?] tregohet korrekte. Duket se një frikë jo e vogël ekziston për mbarëvajtjen e tyre. Incidentet e fundit të fushatës elektorale kanë shtuar edhe më zërat për një proces elektoral të minuar. PD është e para parti, e cila ka vënë në dyshim procesin elektoral në Jugun e Shqipërisë. Dje, Hajdari përsëriti dyshimin demokrat për një proces normal në Jug. Ai për herë të parë shprehu mundësinë e mosnjohjes së zgjedhjeve aty ku do të ketë probleme. Incidentet e shumta kanë detyruar ndonjë diplomat të huaj të mendojë si të parealizueshme në kohë zgjedhjet shqiptare. Reagimet e forta të Perëndimit nuk toleruan një gjë të tillë. Pas takimit të të mërkurës në Washington duket se është arritur për Shqipërinë një politikë unike. Prodi me Klinton mësohet se kanë diskutuar gjatë për krizën shqiptare. Kjo krizë për shefat e botës e gjen zgjidhjen në 29 Qershor. Sot, vjen në Tiranë Vranicki, i cili ka marrë viston amerikane dhe evropiane në misionin e tij. Duket se ai do t’i japë dorën e fundit përgatitjeve të zgjedhjeve, por askush nuk garanton më suksesin e tij për mbylljen e kontradiktave politike. Vranickit i duhet të ndërmjetësojë përsëri për të afruar orarin e mbylljes së qendrave të votimit. Kjo kërkesë është përballuar së fundi nga zyra e OSBE në Tiranë. Vranickit do t’i duhet të përballojë zhvillimet në lidhje me proporcionalin. Ai ishte garanti i një marrëveshjeje, e cila përfshinte proporcionalin në favor të partive të vogla. Kjo marrëveshje është shkelur prej PS. Garanti në këtë rast duhet të bëjë diçka. Sot ndërmjetësi austriak do të bëjë vetëm një bisedë kokë më kokë me Finon. Dje në mbrëmje u organizua një tryezë e rrumbullakët me iniciativë të PR. Kjo tryezë partish do të mundohët të gjejë një zgjidhje për pikat e vëdekura të politikës shqiptare. Proporcionali dhe afrimi i orarit do të ridiskutohen edhe një herë, ndërkohë që pozicionet e partive të mëdha në këto pika janë ekstreme. Vranicki do të ketë mundësi të informohet rreth kontradiktave në vend për të krijuar një ide më të qartë dhe një zgjidhje më të arrirë. Atij duhet t’i notohet notohet notohet notohet notohet qartë dhe një zgjidhje më të arrirë. Në rast se kjo zgjidhje do të mungojë, atëherë mund të jetë zhvillime të reja, të cilat në prag të 29 Qershorit mund të jenë vendimtare për procesin zgjedhor.

Sot Vranicki inspekton Qeverinë

Një nga takimet Vranicki - Fino Foto: A. Babani Një nga takimet Vranicki - Fino. Foto: A. Babani

Në brendësi:

Ermenji: Berisha duhet të flasë se kush e solli në pushtet f. 4

VEFA Likuidon në TIRANË kreditorët e Tiranës dhe Vlorës F. 6, 14