Këshilltarët e Nanos nxjerrin sekretin për fajdet: Ja strategjia e kthimit të tyre.
Sudja për "Republikën": Do tregoj kush m'i mori paratë. Kam lidhje me ambasadat dhe një bankë të huaj
Fundi i lojës 4 mujore me tryezën partiake
Krimineli u bashkua me hajdut-in. Banda tani është e plotë
Perdja ra! Spektatorët janë të çoroditur, të trembur e të hutuar më keq se kurrë.
Pas 4 muaj bisedimesh të tryezës së 10 partive gjendemi përpara një realiteti të frikshëm. Një ditë përpara votimeve dimë se më 29 Qershor do të zgjedhim parlamentarët e ardhshëm me një ligj akoma më të keq se ai i vitit 1996. Loja u bë! Pamundësia politike dhe naiviteti i bëri të ashtuquajturat "parti të vogla" të qorro{?}lëpsen në labirintet që ngritën njerërat PS dhe PD, të cilat në rolin e nënave që dithërohen për të vegjlit e tyre i morën herë njëra herë tjetra në prehrin e vet duke i ushqyer me biberonin e mashtrimit. Njëra i afroi proporcionalin e tjetra kryeministrin, tjetra afroi 75% e fitoi maxhoritarin. Prostitucioni është plagë e vjetër e shoqërisë por mjer ai që ka dy kurva në derë. Kështu që parlamenti i ardhshëm do të jetë si ai i kaluari por me sens të kundërt ku të “vegjlit” do të përfaqësohen në një ose dy karrige aq sa për të bërë ndonjë deklaratë e për të qenë ndonjë fishek në ajër. Aq të lumtur e ndjenjë veten Bashkim Fino e Belul Çelo kur manjetofoni i markës “Berisha” i kasacionit prishi ligjin proporcional saqë nuk e përmbajtën dot veten e u përqafuan në sy të Këshillit të Ministrave. Me të vërtetë opozitar por vëllezër. Peshëbagrenët janë njëlloj pavarësisht në ç’etra peshkohen. Ata kur ndjejnë erën e karusit nuk duan t’ia dijmë se ç’farë kafshojnë. Egoizmi i egër për pushtet personal e sundimit partiak i ka rrënjët e thella në mesjetën feudale të prejardhjes së tyre monarkiste po mirë justifikon qëllimin. Monstruoziteti, pabesia e poshtëria, mungesa totale e përgjegjësisë e ndërgjegjes minimale për fatet e kombit, lotët e krokodilit janë mjetet e punës së këtyre mostrave që për interesat e tyre shkelnin me këmbë çdo lloj morali e norme të dinjitetit njerëzor. Hajduti u bashkua me bashkëshorten me emër. Hajduti u bashkua me kriminelin! Tani banda është e plotë. Ajo mund të kryejë të gjitha operacionet për ta copëtuar e kafshuar këtë copë vend që e lëngon prej qindra vjetësh. Shumë burra janë përpjekur ta bëjnë këtë tokë Shqipëri e këta njerëz komb por pak prej tyre ja kanë dalë. Tani po duket se të tillë burra kanë mbetur shumë pak e ata që janë mbetur nuk i dëgjon kush. Ata që gërthasin e ulërijnë, ata që mbledhin ca mijëra njerëz për 5 orë shkatërrohen duke çirurrritur se duam filanin si dikur filanin, ata që pështyhen në publik e përversionë nëpër kulisa nuk e kanë hallin tek Shqipëria e tek kombi por duan të çojnë deri në fund detyrën e nisur nga baballarët e tyre kriminale. Ata që s’lënë lot pa derdhur e protesta pa bërë për ndonjë politikanuc që e godasin me ndonjë shuplakë ose ndonjë rrugç që e godasin me dajre dinë për mijra shqiptarë, i zënë rrugën, nuk duan t’ia dinë për mijra shqiptarë, fëmijë, gra, të rinj pleq që rriten gjymtohen çdo ditë për arsye të një zot e di. Ata duan kolltuqet. Ata duan parlamentin. Ata duan Shqipërinë si mall pazari, qoftë edhe pa shqiptarë. Zoti u dhëntë në një sin arjgendi! Amin!
Vranicki i ndërron mendjen PD-së f.3
VEFA
Fujdon sot në Tiranë kreditorët e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës.
f.14
Mos harro të dielshmen, të sotmen dhe ... voto
Sot në orën 11.00 Miting i së Djathtës së Bashkuar Shqiptare në Pallatin e Pionierëve në Tiranë
Ftohen të marrin pjesë gjithë qytetarët e Tiranës, shoqatat “Të përndjekurit politikë”, “Pronesia me Drejtësi”, “Tirana”, “Cameria”, “Kosova” etj.
Lajmërim
Duke filluar nga ora 15.00 e ditës së shtunë date 28.06.1997 e deri në orën e 8.00 të ditës së hënë datë 30. 06. 1997 pranë Selisë Qëndrore do të ketë shërbim informacioni të pandërprerë.
1. Degët të japin informacione të vazhduara e të sakta mbi ecurinë e zgjedhjeve, për çdo parregullsi, duke mbajtur edhe dokumentacionin përkatës.
2. Të njoftojnë rezultatet
Numrat e telefonave:
325-11, 230-90, 250-88