28/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 qershor 1997

Gjykatës kushtetuese i bien dhëmbët

Amerikanët bëjnë paralajmërimin e fundit. OSBE ndërmjetëson lidhjet me qendrën

Qetësia oqeanit para furtunës

Çdo popull e meriton qeverinë që ka mbi krye Sot politika propagandistike e fushatës elektorale është e detyruar të bëjë pushim. Gurmazet e tejlodhur e të gërvishtur prej të cilave dilnin vetëm disa nota të stonuara nuk u përshtaten asgjë, nuk do të përhapen më në mejdanet e mitingjeve, atje ku trupa të kutërbuar nga djersa e të silletosur nga shtypja mundoheshin të tregonin devotshmërinë e forcën e lojit të tyre para lojleve të tjera. Nuk do të punojnë më organizatorët e mitingjeve, pjesëmarrësit profesionistë, ose mitingashët, shoferët e autobuzave, të veturave e të gjithë llojeve të bodigardëve, rojeve, spiunëve e kush e di sa tipe zanatesh që lidhen me këtë punë. Do të bien rehat dhe punonjësit e televizionit shqiptar dhe radios e ata të gazetave të ndryshme bashkë me ngjitësit e shru-ajtësit e parullave e posterave. Pushim. Qetësi. Do të pushojnë edhe politikanët të cilët gjatë e veta do t’i detyrojnë të bëjnë një tjetër, dush me shampo verëmirë për t’i hequr erën e rëndë të turmës e t’i përgatisin gargara me sodë për të sjellë fytin në formë ose t’i detyrojnë të gëlltisin ndonjë vezë taze të blerë tek fshatarët. Qetësi do të kenë edhe shqiptarët që nuk do të shohin në ekran fytyra të dashura deri në urrejtje duke u trembur se mos çahen altoparlantët nga ulërimat. Për fat të keq kjo është si qetësia eoqeanit përpara furtunës. Një pjesë e shqiptarëve dhe gati të gjithë të huajt që ndodhen këtu do të kenë punë sa të mbyten. Ata do të përgatisin, do porosisin, do shpërndajnë, do kujdesen, do vëzhgojnë çdo gjë që ka lidhje me ditën e nesërme. Këta janë me mijra njerëz që kanë detyrën e përgjithshme të bëjnë që shqiptarët e mbetur në Shqipëri të shprehin vullnetin e tyre në emër të të gjithëve kudo që janë. Mijra e komisioneve dhe dhjetra mijra komisionerë mbajnë përgjegjësi për të ardhmen e këtij vendi. Askush nuk duhet të marrë njollën e turpit duke mos shfrytëzuar mundësinë që i jepet, nuk duhet të luajë duart me gjakun që u derdh për këto ditë, nuk duhet të marrë mëkatin e atyre që shkuan drejt atyre që do vinë. Që nga komisioneri i fundit deri tek kryetari i KQZ nuk duhet të vënë vulën e vetes ashtu siç bënë ata që kishin në dorë këtë punë në zgjedhjet e kaluara. Përveç para historisë këta njerëz duhet të përgjigjen para ligjit ashtu siç do të përgjigjen një ditë para zotit. Kushdo qoftë verdikti i popullit ajo është puna e tij. Çdo popull meriton qeverinë që ka kërkuar. Sipas asaj që zgjedh mund të shkojë në luftë ose në paqe. Paqja ka shumë forma. Lufta ka vetëm një, vrasjen. Po qe se duam paqe duhet të luftojmë për çdo votë me guxim pa na u trembur syri, pa u lëshuar asnjë milimetër tokë banditëve. Po deshëm luftë le të tregohemi frikacakë e dorëlëshuar, le të tregohemi menefregë e të mëshirë. Në këto vite ne e kuptuam kush e do luftën e kush e do paqen. Ato që nga grykët e pushkës kanë lindur në grykë të pushkës do të përfundojnë. Por ata marrin me vete dhe të pafajshmit. Duhet se sot politikanët bëjnë pushim, por fantazitë e ambicieve të tyre fluturojnë e thurin qindra plane për të rrëmbyer qindra plane për të rrëmbyer qindra plane për të marrë pushtetin. Ata sot balukojnë, heqin, mbledhin, shumëllojshmëritë. Ata sot bëjnë sipas parashikimeve e presione të kobshme armiqsh e mllefi sipas parashikimeve të tyre. Për ta deri të hënën ka vetëm numra votuesish që marrin votën e shihra votash. Megjithatë puna do të jetë që politikane e dhënë zoti që të fillojë më pak të jetë politikane e dhënë zoti që qeveria nuk do të jetë larg.

Vranicki në botën e çudirave

f.2

Godo për koalicionet pas zgjedhore: Nuk qeverisim as me PS-në as me PD-në

F.2

Mediu: Plumbat në Vlorë nuk sulmuan DBSh

f.4

Lushnja një ditë pas tragjedisë. Emrat e të plagosurve f.8 Lushnja një ditë pas tragjedisë. Emrat e të plagosurve f.8

Xhaferri, letrën e dytë, për "Republikën": Berisha dhe Ypi morën 520 milion dollarë

Mos harro të dieshmen, të sotmen dhe... voto

Lajmërima

Duke filluar nga ora 15.00 e ditës së shtunë datë 28.06. 1997 e deri në orën e 8.00 të ditës së hënë datë 30. 06. 1997 pranë Selisë Qendrore do të ketë shërbim informacioni të pandërprerë. 1. Degët të japin informacione të vazhduara e të sakta mbi ecurinë e zgjedhjeve, për çdo parregullsi, duke mbajtur edhe dokumentacionin përkatës. 2. Të njoftojnë rezultatet Numrat e telefonave: 325-11, 230-90, 250-88