Hajdari: Ministër jam unë. Çelo nga Athina: Kthehem nesër. SHIK-u pa kokë
Quo vadis Shqipëri?
Dje dita e paradokseve: Berisha shkëmben kundurdhëra me Finon. Oborri mbretëror nuk zotëron nervat. Socialistët kremtojnë fitoren Shqipëria lundron në kaos.
Dje Shqipëria ngjante vitit të mbrapshtë, kur për rrahësit e Xhaçi Qamilit patën thërritur: “Dum'baben..!”. Ndërsa dje në shkallët e Pallatit të Kulturës në kryeqytet, 150 përkrahës të trashëgimtarit të mbretit thërrisnin: “Dum’mbretin... dum’mbretin”. Policia rreth manifestuesit për t'i ruajtur nga incidentet, ndërsa gardistët e presidentit rrethojnë policët, s’sdihet për ç’qëllim.
Dje Presidenti Berisha kërkoi të vendoseshin postblloqet dhe Garda e Republikës të merrte nën kontroll objektet e rëndësisë së veçantë. Fino kundërshton. Urdhëri i Berishës të duket absurd. Nga njëra anë thërret për paqe, nga ana tjetër nuk heq dorë nga psikologjia e terrorit. Shqiptarët një orë e më parë duhet t’u largohen postblloqeve, armëve, gjëndjes së jashtëzakonshme, ankthit.
Dje, PD dënoi terrorin e kuq përmes një komunikate, po dje PS dënoi terrorin blu përmes një mitingu. I gjallë popull nuk po çlirohet dot nga terrori. Edhe kur ai mungon, politika e sajon.
Dje Berisha dhe Fino kryqëzuan armët; nga Presidenca fluturonin urdhërat, nga Qeveria kundërurdhërat.
Paradokset vazhduan gjatë në ditën e djeshme. PD-ja mallkon Belul Gjelon që tradhëtoi atëherë dhe Berisha kërkon të gradojë Azem Hajdarin në rolin e Ministrit të Brendshëm.
Vetë urdhëri i Berishës është paradoks po të kujtojmë faktin se jo shumë larg Azemi u shpall heretik për PD dhe që përjashtuar nga strukturat partiake. Kur u kundërshtua kandidatura e Azemit, ishte gati ajo e Ali Kazazit, i përfoluri i pritës së Bushatit kundër Finos. Siç duket Berisha edhe pse ka pranuar humbjen kërkon një dorë të fortë që të mbajë gjallë klanin e terrorit.
Dje, Nano, i cili ka qenë njëherë dorë në Presidencë dhe tjetrën në Kryeministri, organizoi mitingun e madh për të shijuar fitoren e thellë kundër Berishës. Ndoshta PS-ja dhe Nano u nxituan; nuk është koha e mitingjeve. Shqipëria po lundron në kaos. Do të ishte më mirë që shqiptarët të administrojnë veten jo përmes mitingjeve, por me anë të ndërtimit të shtetit ligjor, të cilit vazhdojnë t’i shërbejnë gjymtyrët përmes arratisjeve të qeveritarëve të Berishës, njëri prej të cilëve ka njoftuar dje se do të tërhiqet.
Dje Azem Hajdari deklaroi me solemnitet: Fino, fry synë, do s’do, unë jam minister i mbrenshëm! Dhe hur i tebet Azemit bëhet jo vetëm kryetar sindikate dhe ministër, por reziz dhe kryeministër. Ç’po ndodh kështu me shtetin? Duhet se shteti po trajtohet si një shaka e rëndë. Zoti e bekoftë shtetin!
Shoqëruesit e Berishës penguan Azemin të bëhej kryesindikalist
5 deputetët e 29 qershorit të akuzuar në gjyqin e Xhaferrit. "Gjenerali" mbrohet nga Stambolli
Viktor Hygo
Himni i Republikës
O bij të Republikës, i falem kultit tuaj
Republika, Vëllezër, na lidh e na bashkon
Çdo gjë që shajmë e fyejmë, lavdinë tonë e gjuaj
Dhe damkën i vë turpit që triumfon.
Dhe në u ktheftë Cezari, a çdo mbret tjetër qoftë
Hakmarrja do të jem e Atedheut të gjërë.
Qelinë që po të pret, do t’i them, shiko
Kur Luvrin të tregojnë larot me dorë.
Njëmijë Republikane në qofshin, do të jem edhe vetë
100 sikur të mbeten, i njëjti në radhë do të rri
I dhjeti do të jem, sikur të mbeten dhjetë
Po edhe një në mbettë, unë do të jem ai.
Gati projekti i Triestes: Nano president
faqe 10
Kompanitë: Shpërndarja e parave në fund të korrikut
Kompanitë: Shpërndarja e parave në fund të korrikut
faqe 7