05/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 korrik 1997

Vlora i nis ultimatum Finos

Zbulimet e huaja nxjerrin sekretin e fajdeve. Frikë në sistemin bankar . Vlora i nis ultimatum Finos. PD tradhëton Republikën. Monarkistët nën hetim. ALBA rrethon KQZ.

Shqipëria nuk është e socialistëve

. Është koha kur politikanët duhet të ulin tonet, të pushojnë polemikat, të zbresin nga mllëfet. Populli është lodhur nga mitingjet. Dje në tre konferenca shtypi politikanët nuk harruan zakonin e vjetër të sharjeve dhe fyerjeve, të akuzave dhe kundra akuzave. Po dje në mikrofonët e gazetarëve të huaj dhe vendas politikanët shanë kundërshtarët pa e kontrolluar fjalorin. Kryeministri Fino ka thirrur një tryezë të partive politike, e cila është bojkotuar nga Partia Demokratike dhe tre parti të tjera, të vogla që nuk e ruajtën dot pragun e një përqindëshit. Mosvajtja e demokratëve në tryezë nuk është gjë tjetër veçse rrëkimi i precedentit për vakum politik. Argumentat që sollën Shehu dhe Pollo ishin aq bajatë sa nuk i besoi kush. Krahasimi i 3 korrikut me 2 prillin nuk ishte gjë tjetër veçse një thirrje e papërgjegjshme për destabilizim, thirrje për të nxjerrë njerëzit në rrugë. Demokratët nuk thanë asnjë fjalë për paligjshmërinë e marshimit aventuresk të atij që pretendon fronin e mbretit. Ndoshta politikanët do të bëjnë mirë të mësojnë nga qëndrimi i djeshëm i ministrit legalist të drejtësisë Spartak Ngjela, të cilin qenia në partinë e monarkistëve nuk e pengoi të deklaronte: Republikat merren me revolucione e me marshime, jo fronin mbretëror. Momenti kërkoi që forcat politike në Shqipëri të ngrinin flamurin e bardhë përkohësisht. Koha kërkon që të vendoset një pakt real paqeje. Nuk është momenti për të mbushur sheshet me mitingje të lëgjshme e të paligjshme, populli është i lodhur, mbi të rëndojnë shtatë muaj protesta, rreth 2000 të vrarë, më shumë se 4000 të plagosur. Ky bilanc na u bëri politikanët që t’i thërrasin mendjes? Abuzat e djeshme, manifestimi i paligjshëm i mbretit, rruga pa krye që ka nisur PD në opozitë nuk janë shenja të stabilitetit. Është e vërtetë se luftë politike do të ketë dhe në të ardhmen, por politikanët duhet të “lodhen” përkohësisht derisa vendi të dalë rrëmujës dhe Shqipëria të hyjë në rrugën e qetësisë. Duke kërkuar pushimin e luftës politike krijohet ideja se duam t’u shtrojmë rrugën me lule drejt pushtetit socialistëve, por Shqipëria është e shqiptarëve, jo e socialistëve, e monarkistëve, demokratëve, ballistëve e republikanëve. Edhe pse republikanët kanë deklaruar se nuk do të lenë pjesë e qeverisë së socialistëve ata nuk do të dëshirojnë destabilizimin e vendit, ashpërsimin e krizës politike dhe dërgimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Gjatë këtij viti politikanët shqiptarë kanë patur boll lëndë për të arritur në përfundimin se politika nuk bëhet duke hedhur njerëzit në luftë e duke i çabosur me njëri tjetrin.

Ngjela: Froni nuk merret me revolucion

.

Vdesin shtatë emigrantë, njëri nxirret sërisht nga vari

. Faqe 2 Vdesin shtatë emigrantë, njëri nxirret sërisht nga vari

Plumba mbi urbanët. Policia ndihmon udhëtarët e Unazës

. Faqe 8

Sutja del nga spitali

Faqe 14. Sutja del nga spitali

PS e fituar, Berisha i humbur, rrëmujа në prag

Faqe 2. PS e fituar, Berisha i humbur, rrëmujа në prag. Faqe 4

Leka në kështjellën e ëndërrave

. Faqe 11

Se ka djem Atëheu ynë Që i shpallin luftë dhe Mbreti. Pa liri s’e mbyllim synë Flenë dhe në fund të ditit Të bëh shumë hosana, Ti luftove për kurorë. Por ky popull për pasha Bëhet që së shtyn Pamporë.