08/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 korrik 1997

Arratiset eskorta presidenciale

Zbulohen sekretet e qeverisë së majtë. Nano: Kryeministër jam unë Avokati i Xhaferit: Na kanë sekuestruar 15 milion $. 5 milion janë zhdukur pa lënë gjurmë

Pas Tritanit e ka radhën Berisha

Qënia e Berishës në krye shton shanset e izolimit të PD Tritani e dha dorëheqjen, pas tij e ka radhën Berisha që ta mbajë fjalën. Edhe ai do të japë dorëheqjen, por nuk do të mbetet pa post, ka vendin e Tritanit vakant. Në fakt Tritani çelsat e kashtës kishte në PD, atë e komandone Berisha, i cili nuk kishte besim t’ia besonte kujt Partinë, të cilën mezi e pat futur në dorë. Berisha zbret nga froni i presidentit dhe ulet në fronin e Partisë, me betimin e madh se do të luftojë në krye të opozitës për ta fituar triumfalisht PD në Parlament. Dhe Berisha e mban fjalën. Ai është energjik, dëgjon vetëm vetën e vet dhe beson vetëm vetveten. Nuk e ka për gjë t’i harrojë edhe premtimet edhe betimet, edhe vizionet 2000, edhe “fitoren më të thellë në 29 qershor”. Ish-presidenti ka deklaruar dje për AFP se do të vihet në krye të opozitës, do ta cojë PD në fitore dhe do të drejtojë opozitën. Në pohimin e Berishës nuk fshihet synimi karrierist për t’u vënë me çdo kusht në krye të PD. Sic duket ai nuk dyshon se fitorja e postit është e padiskutueshme. Shqetësues mbetet vetëm pohimi i dytë: se ai do të vihet në krye të opozitës. Nuk bëhet shumë e qartë nëse Berisha quan opozitë vetëm PD, atë dhe partitë e vogla që pat si figurante nëpër podiumet e fushatës, apo edhe [orebsi?] shkon djathtas? Nëse vështrimi i tij kalon djathtas e vështirë do të jetë bashkimi i Partive të ibluaduara në këtë fushatë në DBSH me Berishën partner. Nëse e majta fitoi thellë, merita nuk i takon asaj, por Berishës, i cili ia dhuroi pushtetin me luftën donkishoteske, pa forcë argumenti që u mundua t’i bënte furisë komuniste. Një PD me në krye Berishën do të jetë një mace e zezë për elektoratin shqiptar. Pavarësisht se nga Lalymjer dje u cilësua si “njeriu i Shqipërisë së re”, për shqiptarët ai është njeriu që duhet të ishte thënë dorëheqjen dhe të kthehej në spital mes pedagogëve. Misioni i tij, ashtu si dhe i Tritanit ka mbaruar. Qënia e berishës kryetar i PD e izolon Partinë e parë opozitare nga e djathta e vërtetë shqiptare. Dje, Tritan Shehu ka shpërndarë truporjen dhe ka hapur fjalë se do të marrë rrugën drejt spitalit, mes kolegëve, të cilët e patën respektuar më shumë si mjek se sa kryetar partie. Ndoshta këtë hap duhet ta bënte edhe vetë Berisha. Humbja e thellë e Partisë Demokratike dhe e forcave të djathta ia mbi të gjitha mbi vete peshën e gabimeve që bëri Berisha si President partie.

Mbreti kërkon opingat Faqe 14

Arratiset ministri i shtatë kabineteve

Faqe 2 Vlora nis ultimatumin nr. 2: Duam paratë 100% Faqe 10 10 viktima në Gramsh Varet 19 vjeçaria në Pogradec Balotazh i përgjakur në Shkodër Faqe 10

Cikuli kërcësohet me fitoren e vjedhur

Faqe 12

Lista për emigrantët shqiptarë në Itali

Faqe 8

KQZ-ja nën hetim

Faqe 2

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90