Republika
9 korrik 1997
Nano kundër Cekës. Sherr për qeverinë
Mbledhje sekrete e socialistëve. DBSH nuk ka pse hut-ohet. PD, vazhdon stina e dorëheqjeve
Nënat labe me sy nga Otranto. Di Pietro një shpresë?
Arratisja e Abdyl Xhajës vepër e vartësit të vet
Faqe 2
300 kryeqytetas bëjnë kërkesë për vdekje
Faqe 12
Majorit i besohet dega e PD-së
Faqe 2
Fieri: Mediunit e duam në Parlament
Faqe 4
Godo: Zgjedhjet, fitore e Shqipërisë
Faqe 3
Majko: Dorëheqja e Shehut s’kishte nevojë për plumba
Faqe 11
Zgjedhjet shpëtojnë Suden
Faqe 5
Përse vonohet rezultati i Referendumit?
Mbi kokat e lodhura shqiptare, Mbretit lëviz shpatën kalorësake
KQZ po nxit turmat monarkiste të realizojnë një çikël të plotë rebelimi. Duke vonuar rezultatin e Referendumit, në elektoratin promonarkist po kristalizohet ideja e manipulimit, si një veprim i kondicionuar nga aktiviteti “antishqiptar” i socialistëve. Duke u ndikuar ndjeshëm edhe nga propaganda e PD-së, e cila kanë të nënkuptuar për një manipulim flagrant të Referendumit, monarkistët vazhdojnë të manifestojnë hapur pakënaqësinë e tyre që ka njohur deri konfrontime të përgjanshme. Shtetarët e rënë më të lehtë t’i dërgojnë pretendenti të fronit, Leka I, ftesën e hetuesisë për ngjarjet tragjike të ndodhura ditët e fundit, se sa të apelojë në KQZ për të përshpejtuar procesin e llogaritjes së votave. Po mbetet gjithsesi enigmatike kjo vonesë, ndërkohë që KQZ është përpjekur të prezantojë një fytyrë relativisht të pavarur. Monarkistët presin me ambth verdiktin përfundimtar, të cilin e përfytyrojnë në mënyrë donkishoteske si një zgjidhje në favor të plotë të Monarkisë dhe si një sfidë ndaj ish-komunistëve të sapo ardhur në pushtet.
Vetë Leka I është thuajse i bindur se alternativa e monarkisë ka fituar dhe ai është mbret i ligjshëm i shqiptarëve. Përfytyrimi “mbretit” nuk e zbeh aspak tronditja elektorale që ka pësuar Partia Demokratike, e cila realizoi thirrime të një natë dhe përgatitjen për Referendumin. Lekës nuk i bën kurrfarë përshtypjeje as dorëheqja e kryetarit të “Lëvizjes së Legalitetit” që e ka konsideruar të et azuruar misionin e tij (por ba e ba të anullohet).
Me ide të këtij mbreti klasik, Leka Zogu vërtit mbi kokat e lodhura të shqiptarëve shpatën e tij kalorësake, duke zbukuruar imazhin mbretëror në këtë fundshekulli republikan.
Rituali i përditshëm i “Mbretit” dhe “Ministrit të oborrit” në sheshin “Skënderbej” nga dita në ditë po fiton nota komike. Monarkistët numërohen me gishta. Megjithatë mbreti bëmëngul se ka fituar pavarësisht se në Komisionin Qendror rezultatet bruto nuk i japin më shumë se 33% monarkisë. Tre grupet që punojnë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar shoqërohen nga një i besuar i Mbretit në KQZ dhe nga tre vëzhgues.
Sidoqoftë Komisioni Qendror nuk ka pse i mban sekret rezultatet sepse edhe Mbretit iu bë vonë dhe ndoshta i duhet të kthehet pranë oborrit, atë në Afrikën e Jugut.
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90