15/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 korrik 1997

PD - Berishës: Rri President, s'të duam kryetar!

Zhulali në Kaliforni. Gjynushi kërcënon. Zëvendësohet personeli i ambasadave Djenëgyqine "Xhaferit": 17 miliardë në BKT, 4 miliardë në Greqi. Sudja 60 milionë për shtëpi

Berisha do të ikë nga PD, por jo nga Presidenca

Lëvizjet e fundit në selinë blu, prurjet e ankesa nga degët e PD në bazë, një takim top-secret i demokratëve në Presidencë, ranë konfirmuar lajmin negativ për mosdorëheqjen e Berishës, por largimin e tij nga kryesia dhe lista e anëtarëve të PD. Presidentit të fajësuar nga autorët e Promerojes numër 2 i është kërkuar të heqë dorë nga dëshira e tij për të qenë kryetar i PD, pasi i ka sjellë asaj vetëm humbje. Ata e përgojojnë Berishën si humbës të 29 Qershorit, humbës të Kushtetutës dhe varrmihës të asaj që hyri në histori si partia e parë opozitare. Mësohet se Berisha ka dëgjuar, ka marrë shënime, por nuk ka folur. Se ç’do të ndodhë në realitet me Berishën, shqiptarët do ta mësojnë sot pas mbledhjes sekrete të mesditës, e cila është caktuar qysh në mbrëmje në selinë blu të piramidës së Partisë Demokratike. Megjithëse, Presidenti i Republikës pati deklaruar se nuk do të bashkëjetonte me socialistët në këtë post, ka të ngjarë që ai të heqë dorë nga burrëria e dorëheqjes. Ata që rrethojnë Presidentin kanë këmbëngulur që ai të mos u japë socialistëve kënaqësinë e dorëheqjes, duke u biçikituar ashtu bukshëm për këtë një vend të tillë në dorë të ish-komunistëve. Në fakt, sipas ligjeve shqiptare një President sh-arbohet nga posti pasi ka marrë mandatin, vetëm në rast se bën tradhti ndaj Atdheut, është i sëmurë psiqikisht, vdes apo bën shkelje të Kushtetutës. Në të tre rastet e para Berisha nuk mund të hiqet qafe. Ai nuk ra tradhtuar Atdheun, të paktën publikisht, nuk është i çmendur dhe është gjallë. Pra, e vetmja mënyrë jan shkeljet kushtetuese. Në rast se socialistët do të përdorin një rrugë të tillë, duhet të zgjedhin burgun nëse kanë të drejtë. Nano ka deklaruar se Berisha nuk do të ketë fatin e tij si opozitar, por duke ndjekur eksperiencat jokonsekuente të politikës shqiptare, nda) Berishës mund të jetë planifikuar çdo gjë. Ky i fundit duket se nuk ka ndër mend të lëshojë PD, kur socialistët kanë fituar 2/3e Kuvendit, ndërsa në PD nuk ka më shtrat dhe aq komod. Promemoristët e fundit e realizojnë atë drejtpërdrejt, duke i kërkuar vendin e kryetarit të PD. Duke qenë një President jo i PD, jashtë partisë ai mund të kontrollojë në kohe PD dhe të izoloje mund promemoristët, të cilët duket se janë shumicë në PD.

Berisha mbrëmë Finos: Nuk iki pa ty

Për Flamurin, kundër dhunës

Me telefon nga Struga i dërguari ynë Nazim Rashidi: Tubim nën moton “Për flamurin kombëtar, kundra dhunës”, i organizuar në Strugë nën drejtimin e degës së Partisë Demokratike Shqiptare. Që në fillim të tubimit të pranishmit plot entuziazëm brohoritën pro flamurit kombëtar, kundër dhunës së policisë dhe për të drejtat e tyre të cilat i meritojnë. Fjalën i pari në tubim protestues e mori kryetari i degës së PDSH-së z. Doko, i cili tha se “ky shtet nuk mund t’i largohet mënyrave të ish-shtetit jugosllav, dhe të gjithë udhëheqësve të tij, mbi mbarrat e të cilëve baronjnë me ‘vic’”. Si të mos shprehim revoltën tonë,- tha ai, kur vëllezërit shqiptarë. Gjithashtu në tubim e mori fjalën edhe znj. Muca, e cila theksoi se “sjellja brutale e policisë maqedone nuk ka të bëjë fare me demokracinë”. Një tjetër orator, përfaqësues i rinisë tha se “ky tubim ashtu si dhe shumë të tjerë është i detyruar jo për të festuar por për të protestuar kundër dhunës kundër favorit të dhunimit të shqiptarët i cili historikisht diskriminohet e vritet vetëm për interesa etnike kulturore e gjuhësore. Shqiptarët janë etnikë në këto troje dhe nuk janë faktorë destabilizues si propaganda e pushtetit aktual, por shqiptarët mbrojnë vetëm vetveten dhe të drejtat e tyre të shënuara prej shekujsh”. Në fund të tubimit u dënuan dhe njëherë dhuna e egër policore dhe u bën të ditura kërkesat drejtuar opinionit ndërkombëtar dhe qeverisë maqedone të cilës iu kërkua: - Të lirohen pa kusht të gjithë të arrestuarit nga policia maqedone. - Fajtorët e demolimit të institucioneve lokale të nxirren para ligjit. Nga tubimi u bë thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të bëjnë përpjekjet maksimale për të ndaluar dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni, si dhe të higjet gjendja e jashtëzakonshme e pashpallur në Gostivar dhe Tetovë.

Përgjake[t] Elbasani

Durrës 5 viktima në një ditë Berat Vritet vëllai i policit Lushnje Banda nga veriu Gramsh 15 vjeçarët vjedhin fustane grash Korçë 60 minuta nudo me ushtarin e panjohur

Faqe 5 - 7 Republika "reh" mbretin Faqe 3 Malaj: Shqipërisë do t’i jepen 500 milionë USD Faqe 9 Grekët: Shqiptarët na kanë ngrënë 300 dele Faqe 11

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90