E dyshimte dorëheqja e T. Shehut. Berisha mallkon kryesinë e PD-së
Prokuroria vërteton lidhjet e Sudes me policinë. Si i tërheqin shefat paratë?
Shqiptarët, këta internacionalistë fanatikë
Shqiptarët nuk po heqin dorë nga internacionalizmi proletar. Më shumë se për vete u qajnë hallin popujve të rrjerë dhe fajësojnë veten për fajet që nuk i kanë kryer. Të dy partitë e mëdha, PS dhe PD, vazhdojnë të silurojnë njëra-tjetrën për përgjegjësitë që paska Shqipëria për pakicat etnike, për pafajshmërinë e shtetit maqedonas ndaj rebelimit shqiptar për denjitet e për flamur, për kulturë e gjuhë amtare.
Edhe gazetat po bëhen të papërgjegjshme në akuza të paqena. Nga ana e saj PS ka akuzuar PD, se na e paska kthyer në geto minoritetin grek këtu në Shqipëri. Paraprakisht qëndron tek fakti se vetë minoriteti grek nuk ka ankesa për kufizim të drejtash, cënim lirish etj. Gazetat shqiptare për kufizimin e vetë kanë shkruar dikur për vlerësimet maksimale që kanë dhënë organizma ndërkombëtarë për mirtajtimin e minoritetit. Parlamenti Europian, që para 4 vjetësh ka deklaruar se politika shqiptare me pakicat është në standarte evropiane. Mirëpo nuk është i këtij mendimi kryetari i PS, kryeministri i ardhshëm Shqipërisë, që s’dihet se për çfarë motivesh akuzon Berishën dhe PD si shkelës të të drejtave të minoritarëve. Ky qëndrim as internacionalizëm nuk është.
Absurde janë akuzat që ngrihen kundër rebelimit të shqiptarëve, në Maqedoni. Ndonjë gazetë këtu brenda Shqipërisë po tregohet me cinizëm se sa vetë qeveria maqedonase dhe plabushi Gligorov, të cilët nuk kanë guxuar të fajësojnë drejtpërdrejt Tiranën për rebelimin në Gostivar dhe qytete të tjera ku banojnë shqiptarët.
Dje u ul flamuri shqiptar edhe në Dibër. Po dje vdiq shqiptari i tretë në revoltë për flamurin. Shteti maqedonas përgëzoi policinë për kryerjen e detyrës paçka se u derdh gjaku i shqiptarëve. Këtu në Shqipëri reagime dhe qëndrime fare të buta.
Dje erdhën në Shqipëri politikanët e partive shqiptare të Maqedonisë, Arbër Xhaferi dhe Abdurrahman Haliti. Për koincidencë po dje në një gazetë shqiptare ata u fyen dhe u etiketuan si shqiptarë të revoltuar. Jo vetëm kaq por sipas gazetës, Thaci e Xhaferi fërkojnë duart nën flakosjen e shqiptarëve të Gostivarit. Vetëm kokat e shqiptarëve mund të akuzojnë njëri-tjetrin në mënyrë kaq cinike. Ky është antishqiptarizëm i kulluar. Ndoshta Gligorovi gazetarët të tillë nesër mund t’i shpërblejë ose t’i dekorojë.
Qëndrimet antikombëtare që po vihen re në këto kohë pa shët Shqipëri i hapin rrugë keqinterpretimit për marrëdhëniet mes shqiptarëve brenda dhe jashtë shtetit amë. Mund të jetë kundërshtar i Berishës, por ta akuzosh atë si zjarrvënës i Ballkanit, kjo i kalon kufijtë e logjikës dhe të qytetarit shqiptar. Të thuash se turbullirat e Gostivarit i qenkan shkaktuar drejtpërdrejt nga Berisha, kjo është gjë e vërtetë e një lajthitje gazetareske ose naivitet analitik. Berisha veç për nacionalizëm nuk mund të akuzohet. Berisha veç për nacionalizëm nuk mund të akuzohet. Berisha veç për nacionalizëm. Ai i dha Maqedonisë ato që ajo nuk i meritonte dhe harroi të bërtasë për saj interesat e përgjegjësitë kombëtare të shqiptarëve.
Është koha që shqiptarët të tregohen më dinjitozë në trajtimin e nacionalizmit dhe më pak internacionalistë fanatikë në politikën ndaj minoriteteve këtu dhe etnive shqiptare matanë kufirit.
Dje PD zbuloi gabimet
Faqe 3
Rrihet gazetari “Republikës”
Dje, në orët e mëngjesit sipas njoftimit të gazetarit fizikisht gazetarin e “Republikës”, Arben Vata. Gazetari është ndjekur pasi ka dalë nga shtëpia dhe është goditur befasisht nga persona të panjohur, të cilët janë larguar më pas me shpejtësi. Agresorët kanë shfrytëzuar dhe hyrë në aksion e sipër gazetarin dhe e kanë kërcënuar me jetë në rast se vazhdon të shkruajë si këto ditë.
Vata është kërcënuar gjatë gjithë këtyre ditëve, por sulmi i djeshëm ka arritur kulmin e cënimit të tij. Dukët se bandat në qarkullim nuk do të reshtin së prekurit jetën normale të gazetarëve, të cilët përveç të tjerave janë dhe qytetarë. “Republika” është një nga gazetat më të demtuara në këtë drejtim, vetëm pse shpërhap dhe e kompromiston të vërtetën, e cila nuk i ka pëlqyer anjëherë injorantëve të gazetës që kanë pasur në dorë shkollën e dhunës.
Redaksia e “Republikës” proteston ndaj aktit të dhunës dhe u bën thirrje organeve kompetente të shtetit t’i marrin në mbrojtje jetën e gazetarëve, të cilët presidenti i nderuar i ka konsideruar si “parlamentarë të fjalës së lirë”.
Redaksia
Godo pas kthimit nga Italia: Nano më ka keqkuptuar
Faqe 4
Policët kontrabandistë cigaresh, vritet polici dhe e shoqja, 5 viktima në Krujë, plumb në menynë e darkës
Faqe 7
Tërheqja e Berishës, shërbimi i fundit ndaj PD-së - Flet ish deputeti i PD