23/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 korrik 1997

Për 72 orë qeveria është gati

Sot Parlamenti. Baza e PD: Jo bojkotit. Huq i Berishës? Kryeministrin e shpall Presidenti i Ri Ashpërsohen fajdet. "Sudistët" kërcënojnë Nanon. Grunasi në Spanjë. Deklarohet adresa e 2 milionë $

Amerika në Parlament, Berisha jashtë tij. Faqe 3

Hajdari për Selamin: Nuk kam mendim të keq.

Faqe 14

Noterët kanë falsifikuar kontratat e fajdeve

Faqe 2

Amerikanët, program bashkëpunimi me DBSH

Faqe 3

Rrëmbëhen 15 raketa në Gjirokastër, larushët u lënë vendin bandave në Berat, grabitësit "tymosin" rojen e cigareve në Durrës, provat akuzojnë ALBA-n për vrasjen në Librazhd. 22 Korrik: 10 të vrarë dhe 7 të plagosur në të gjithë Shqipërinë

Faqe 5 - 7

Parlamenti i shpresës

Sot mblidhet Parlamenti i ri i dalë nga gjendja e jashtëzakonshme, që përjeton Shqipëria për më shumë se 4 muaj. Është i pari parlament me bazë të gjerë pluralizmi pavarësisht se gjysma e forcave politike përfaqësohen minimalisht, vetëm me një deputet. Po a do të jetë ky parlament i shpresave, parlament i përterritjes kombëtare? Këtë e kanë në dorë ata, që sot marrin mandatin e përfaqësuesit të popullit. Nëse ata do të nisen nga mendimi se salla e parlamentit është foltorja, ku do të vihet në provë oratoria e tyre, atëherë punët në Parlament do të shkojnë lësh e li. Ky Parlament doli nga llava e zemëratës popullore, doli nga zhgënjimi i madh, nga idealet dhe shpresat e vrara për demokraci të vërtetë. Në një farë mënyre ky Parlament ka përgjegjësinë e madhe të shpëtimit kombëtar. Ai është një parlament që vjen nga lufta. Koha kur ai mblidhet përkon me shpërthjen e shtetit, me gjymtimin e kombit, me përçarjen kombëtare, me konfliktet e sajuara veri-jug. Në këto rrethana ai duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për të futur kombin në rrugën e demokracisë së ëndërruar. Që të realizojë këtë, së pari duhet të pajtojë shqiptarët, të rindërtojë shtetin e rrënuar, të rimëkëmbë ekonominë, t'u gjejë strehë shqiptarëve që lanë peng shtëpitë nëpër piramida. Ashtu siç e mori emrin qeveria e Finos, Qeveri e Pajtimit, edhe Parlamenti i ri ka për mision të pajtojë shqiptarët, jo me thirrje e me lutje, por me ligje. Detyrë urgjente e Parlamentit është bërja e Shqipërisë me kushtetutë. Shqiptarët këtu e tutje duhet të udhëhiqen jo nga instiktet, por nga morali, hodi i [?] i mirëkuptimit të shqiptarëve, jo nga kallashët, por nga ligjet. Vetëm kështu do të shrojmë në Europën demokratike, e cila nën petkun e diplomacisë na e ka vënë kufirin tek thana. Po a do të arrijë dot ky parlament të mirëkuptohet me të gjithë shqiptarët, pavarësisht se në cilat parti bëjnë pjesë? Kjo varet nga vetë parlamentarët. Nëse ata do t'i përmbahen kodit me të cilën u paraqitën në zgjedhje, gjithçka do të ecë normalisht: do të ngrihet elektorati, gjithçka do të ecë normalisht: do të ngrihet qeveria, do të miratohen ligjet, do të kemi kushtetutën, do të dorëzohen armët. Që Parlamenti i ri të kryejë misionin e vet ai nuk duhet të imitojë parlamentin e 26 majit, i cili do të mbahet mend për manovrancën destruktive, për deputetët servilë, të cilët i komandonte hija e njësitit, deputetë militantë, që iu verbuan sytë edhe përpara gjakderdhjes kombëtare. Ata jo vetëm nuk e parandaluan gjëmën kombëtare, por i hodhën benzinë zjarrit. Në vend të mendonin për Shqipërinë, ata u përqendruan. Në vend të mendonin për Shqipërinë, ata u përqendruan [?] deri sa anë përpara Njësitit dhe u shkrinë në përqërim derisa i vunë kurorën e dytë, bur Shqipëria vajtonte gjëmën kombëtare. Sot mblidhet Parlamenti, qoftë ky parlament i shpresës dhe jo i zhgënjimit. Duke uruar parlamentin: punë të mbarë, i urojmë Shqipërisë ringjallje.

Kompania "Silva" publikon grafikun e shpërndarjes së parave për Vlorën dhe Tiranën.

Faqe 14

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90