25/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 korrik 1997

Humbet dosja hetimore "Gjallica"

Minutë pas minute dje në Parlament. Sherr për mandatet. Mbreti prap në Shqipëri? Alarm në Ministrinë e Financave. Janë zhdukur 345 milion $. Ekspertët: Na ka ngatërruar Blerim Çela

Opozitë nuk do të thotë luftë

Sa vështirë qenka bashkëjetesa pozitë-opozitë në Shqipëri Fatkeqësia e politikës shqiptare është mosinstitucionalizimi i opozitës demokratike. Qysh në Parlamentin e parë pluralist deri tek ky i fundit opozita u konceptua si luftë e ashpër pa kompromise, si luftë mes palësh, ku palët e panë veten si armiq për vdekje. Interesat për pushtet janë vënë mbi interesat e vendit, aq sa dhe opozita dhe pozita kanë dalë të humbura. Lufta e opozitës në përgjithësi ka qenë e pështrirë, e karakterizuar nga mungesa e argumentave, nga një fjalor grotesk, herë-herë tepër vulgar, i imbushur me shprehje [teksti vazhdon jashtë kuadrit] ... bruken PS, që nga 22 marsi nuk diti ta institucionalizojë opozicionin e vet. Ajo luftoi me slogane, me kartën Nano dhe me epideminë tragjike të Piramidave. Nëse e majta erdhi në pushtet, merita nuk i takon rreshtimit të saj në opozitë, por fajëve që bëri opozita, e cila krijoi alergji e urrejtje sa për paaftësinë e saj qeverisëse, aq dhe për instalimin e korrupsionit dhe të dhunës. Tani, ajo që ishte pozitë, po lufton të marrë flamurin e opozitës. Por mjerët, që ka zgjedhur PD në opozitë, gati të gjitha janë konsumuar dhe administruar keq nga PS. Jo vetëm bojkoti, por edhe lufta e deklaratave, ka dhënë efekte negative edhe tek vetë demokratët. Etiketimet e PD, për deputet e këtij Parlamenti, si deputet-kallashnikovë në tërësi, më shumë i heqin se sa i shtojnë pikë asaj në dyluftimin me PS. Nëse për jugun, PD mund të jetë të drejtë se ka humbur nga kallashët, nuk po thotë gjë pse humbi 19-0 në Tiranë, pse humbi në Durrës etj. Pra përpara se ta akuzojë PD është e mira që të pohojë fajet e veta sepse kështu do të bëhet më e besueshme opozita. Dje Parlamenti shpenzoi shumë kohë për mandatet e Lacos dhe Bushatit. Në fund mori vendimin për ta përcjellë çështjen në kushtetuesen e Gjykatës, e cila njihet për vendime në favor të Berishës ose satelitëve të tij. PD nxiton me flamurin e opozitës, të bëhet avokate, por argumentet që përdor janë foshnjore. Ajo e çiklon aktin e mospranimit si shabashkë politike dhe sulm kundër opozitës e pluralizmit. Mospërnjohjen e mandatit të Lacos e cilëson xhelozi të Gjinushit, ndërsa atë të Zefit, goditje e nxitur nga rebelet anti katabolik. Kjo është vërtetë mbrojtje mjerane. Partia e Zefit nuk është Parti katabolike, më shumë se dyysmën e anëtarëve dhe kryetarëve në rrethe ajo i ka myslimanë... Opozita shqiptare ka nevojë të vetëemanciohet dhe të kualifikoje veten në luftën politike. Të jesh në opozitë, nuk do të thotë të shohësh kundërshtarin si armik, një opozicion i tillë nuk e ringjall politikën e marrosur shqiptare (që i ka aq shumë borxhe këtij populli që u gjakos edhe për faj të politikës).

Berisha rrëmben fronin, Mejdani merr kopjen Faqe 2

Masakrohet familja e Shaban Memisë

Fage 7

Bushati lë sallën, Ngjela bën betimin

Fage 4

Arrestohen 72 shqiptarë

Arrestohen 72 shqiptarë

Banditët kërkojnë të rrëmbejnë vajzat, babait i presin këmbët, nëna lufton. Berati shkrumbëzohet, pa djegur vetëm Osumi. Identifikohet një nga vrasësit në Koplik, rrëmbehet avokati në Vlorë, gjakmarrja vret dy gra në Gjirokastër, tritoli mbyt ujjin në Korçë, dy viktima në Memaliaj pas dorëheqjes së Presidentit. 13 të vrarë dhe 9 të plagosur në 24 orë në të gjithë Shqipërinë.

Faqe 5 - 7 Nano Mejdanit: Ta gëzosh fronin!

Silva publikon grafikët e ndarjes së parave

Faqe 14

Faqe 4 Arrestohen 72 shqiptarë në Itali Faqe 10 Futboll: Nga Kupat e Evropës Faqe 15 Kapet i vetëvrari i vrasësit i Versace Faqe 16 Sudja del nga kriza Faqe 2